Author: korrektpress

MPB Maqedoni njofton se dje (24.12.2025) në orën 08:35 në pikën pagesore Gradsko, oficerë policie nga Departamenti i Punëve të Brendshme Kavadar, në bashkëpunim me Njësinë për Tregti të Paligjshme me Armë, Substanca të Rrezikshme dhe Material Radioaktiv, arrestuan N.R. (41) dhe I.R. (41), të dy nga Shkupi. – YouTube www.youtube.com Gjatë kontrollit në kamionin “Peugeot Boxer” me targa të Strugës, të drejtuar nga N.R, ndërsa I.R ishte bashkudhëtar dhe polic, policia gjeti dhe konfiskoi një sasi të madhe të mjeteve piroteknike për të cilat nuk kishin asnjë dokumentacion, dhe për të cilën deklaruan se i përkisnin një personi juridik…

Read More

Në Kamenicë, kandidati për kryeministër Albin Kurti, takoi profesionistë të shëndetësisë dhe arsimit.Para tyre prezantoi punët e këtij mandati dhe zotimet për mandatin e ardhshëm. Kurti tha se fokusi i Qeverisë për spitalet dhe poliklinikat e reja do të vazhdojë, kjo duke theksuar se nga viti i ardhshëm synohet të realizohet kontroll i plotë mjekësor për çdo qytetar, si dhe rritja e buxhetit për barnat esenciale në 100 milionë euro, ku rreth 80% e kostos do të mbulohet nga shteti.Sa i përket arsimit, Kryeministri i njoftoi të pranishmit se pritet të ketë rritje të investimeve për të gjitha nivelet, duke…

Read More

Sipas Alban Zogajt, politika në Kosovë aktualisht karakterizohet nga përçarja dhe mungesa e bashkëpunimit. Ai ka theksuar se vendi ka nevojë për qasje më pozitive dhe për punë konkrete në projekte zhvillimore.Zogaj ka shprehur bindjen se pas zgjedhjeve do të ketë ndryshim në këtë drejtim.Më poshtë mund të shihni mesazhin e kandidatit për deputet nga radhët e LDK-së (123), me numrin 22 në këto zgjedhje, dr. Alban Zogaj. /Telegrafi/

Read More

Kosova do të mbajë Zgjedhjet Parlamentare më 28 dhjetor, me një proces të rregulluar në disa faza të qarta ligjore, nga hapja e vendvotimeve deri te certifikimi final i rezultateve.Këto zgjedhje po mbahen pasi Kuvendi i Kosovës u shpërbë si rrjedhojë e moskrijimit të institucioneve pas zgjedhjeve të mbajtura më 9 shkurt. Presidentja Vjosa Osmani vendosi datën pas dështimit të negociatave për qeveri, një lëvizje që pasoi muaj bllokadë politike në institucionet e vendit.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë me të dhëna zyrtare për procesin zgjedhor.2,076,290 persona me të drejtë vote janë regjistruar për votim. Brenda vendit votimi do të…

Read More

Ndërmarrësi Arsim Papraniku është zgjedhur si personazhi më i shikuar në emisionin PodGo në Telegrafi Maqedoni. Papraniku ishte i ftuar në emision në mesin e muajit nëntor dhe mblodhi shikueshmëri prej më shumë se gjysëm milioni në më pak se një muaj, duke i tejkaluar të gjithë të ftuarit tjerë gjatë vitit.Ai për këtë çmim tha se ishte befasi e veçantë dhe shprehu falënderim për Telegrafin.”Befasi e veçantë ishte njoftimi dhe shpërblimi i dorëzuar sot. Ky titull do të mbetet patjetër në memorien time pozitive personale. Faleminderit Telegrafit”, tha Papraniku. Nga ana tjetër, drejtori i Telegrafit në Maqedoni dhe udhëheqësi…

Read More

Një ditë tashmë e veçantë u bë edhe më e paharrueshme për një grua nga Karolina e Veriut kur fitoi një çmim lotarie prej 161,929 dollarësh në ditëlindjen e vajzës së saj.“Çfarë bekimi është ky”, tha Linda Rogers.Rogers tha se fitorja e bëri ditëlindjen e vajzës së saj edhe më të veçantë.”Kam dëshiruar një fitore si kjo”, tha ajo.”Kjo më ndryshon jetën”, shtoi gruaja.Rogers tha se paratë e çmimit do t’i lejojnë asaj të blejë një veturë të re dhe ta ndajë me familjen e saj. /Telegrafi/

Read More

Siç u njoftua në fillim të vitit, Renault po thyen rekorde me modelin Filante Record 2025, i cili është projektuar pikërisht për këtë qëllim. Megjithatë, ndryshe nga paraardhësit e tij të viteve 1920, 1930 dhe 1950, të cilët ishin të përqendruar ekskluzivisht te shpejtësia, Filante dallohet për efikasitetin e tij në epokën e veturave elektrike.Renault ka prezantuar Filante-n, i cili u frymëzua nga dizajni i modelit 40 CV nga viti 1925, dhe dallohet për pamjen dhe përmasat e tij mbresëlënëse, pasi është 5.12 m i gjatë dhe 1.19 m i gjerë.Konfirmimi i parë i aftësive të mëdha të këtij prototipi…

Read More

Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare e ka çuar fushatën e tij me temë festash për deportime masive në një nivel krejt të ri me një video të gjeneruar nga Al që e kthen Babagjyshin e Vitit të Ri në një agjent të Imigracionit dhe Doganave.Zyra Amerikane e Imigracionit dhe Doganave (ICE) është futur në frymën festive dhe videoja e tyre e fundit e gjeneruar nga Al ka shkaktuar reagime të ashpra në internet.Klipi i postuar nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare, që synonte të promovonte vetë-deportimin vullnetar para fundit të vitit 2025, u nda në rrjete sociale me sloganin “Shmangni ICE…

Read More

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Arben Gega ka premtuar angazhim direkt për veteranët dhe organizatat e dala nga lufta.Ai ka thënë që është e pakuptimt që të ketë shumicë parlamentare deri tash dhe mos të ndryshohet ligji ku veteranit ia lejon të bëjë edhe një punë.“Një veteran punon në Zvicër e Gjermani, kurse në Kosovë jo”, ka thënë Gega, që mban numrin 68 në listën e PDK-së. /Telegrafi/

Read More

Jahja Mustafa, babai i Salih Mustafes, ka ndërruar jetë. Lajmin e ka konfirmuar Hysni Gucati, kryetari i OVL e UÇK-së, i cili shprehu ngushëllime të thella për familjen dhe miqtë e të ndjerit.Gucati në një postim në rrjetet sociale shkruan se dhimbja bëhet edhe më e rëndë për shkak se djali i të ndjerit, Salih Mustafa, nuk ka mundur ta vizitojë babanë në momentet e fundit për shkak të situatës me Gjykatën Speciale.”Ngushëllime të thella për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur Bacën Jahja. Pusho në paqe, Bace!”, ka shkruar Gucati.Ndërkaq në një reagim OVL UÇK…

Read More