Author: korrektpress

Telefoni i ri rrotullues Xiaomi 17 Ultra pritet të prezantohet së shpejti dhe do të ketë një sistem të përparuar të kamerës me një unazë ‘zoom’ fizike rreth modulit të kamerës, e cila është një veçori e pazakontë për telefonat e mençur. Kjo unazë e quajtur “Master Zoom Ring” është vendosur rreth modulit kryesor të kamerës dhe, sipas parashikimeve, do t’i lejojë përdoruesit të kontrollojë zmadhimin optik fizikisht, duke e kthyer vetë unazën – një eksperiencë më të ndjeshme dhe të saktë, të ngjashme me atë të kamerave DSLR apo ‘mirrorless’, në vend të përdorimit të kontrollit në ekran. Xiaomi…

Read More

Macja Lenny në një strehë për kafshë mban titullin e “maces më të trishtuar”, por pronarja e re Annette Bammert ka ndarë një video të jashtëzakonshme që tregon se si ai u shndërrua nga një mace e thyer dhe e tërhequr në një shok të lumtur dhe lozonjar.Annette adoptoi këtë mace me ngjyrë të zezë dhe të bardhë pas Krishtlindjes së vitit të kaluar, pak pasi macja e saj e dashur Wilma kishte vdekur. Në videon e publikuar në Instagram, e cila ka mbi 175 mijë shikime, shfaqet udhëtimi i Lennyt – nga një gjendje trishtimi në një mace të…

Read More

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një grua, e cila është prezantuar rrejshëm si prokurore.Rasti ka ndodhur në rrugën “B”, në Prishtinë. “Rruga ‘B’, Prishtinë, dhjetor 2025. Më 23.12.2025 ankuesja femër kosovare ka raportuar se e dyshuar femër kosovare, duke u prezantuar si zyrtare shtetërore (prokurore) ka marrë para nga viktima si shpërblim për t’i kryer një rast”, thuhet në raport. Policia njofton tutje se të enjten, më 25 dhjetor e dyshuara është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Read More

Rritja reale e parashikuar prej 3.8% për vitin 2025 është realisht e arritshme. Të ardhurat tatimore do të realizohen sipas planit, dhe dixhitalizimi është faktori kyç në rritjen serioze të shpenzimit efikas të parave buxhetore, thotë Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska në një intervistë për revistën mujore “Ekonomia dhe Biznesi”.”Rritja reale e parashikuar për vitin 2026 është 3.8% dhe besoj se është realisht e arritshme. Por, sigurisht, ne po e monitorojmë situatën në nivel global dhe po marrim parasysh të gjitha rreziqet. Kjo është arsyeja pse buxheti për vitin 2026 nuk është parashikuar me një skenar optimist, por do të…

Read More

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të personave të zhdukur.Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se njëri rast ka ndodhur në Shtime, ndërkaq tjetri rast në Prizren.Rr. Tahir Sinani, Shtime 25.12.2025 – 10:30. Ankuesi mashkull kosovar infermier në Entin Special, ka raportuar se pacienti-viktima mashkull kosovar është larguar nga enti dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Rasti është duke u hetuar.Rr. Besim Shala, Prizren 23.12.2025 – NN. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se djali i tij viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Rasti nën hetime. /Telegrafi/

Read More

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Skenderaj ka njoftuar qytetarët se shërbimi i Emergjencës është i dedikuar ekskluzivisht për raste urgjente dhe kërcënuese për jetën, duke kërkuar respektimin e këtij parimi për funksionim sa më efikas të shërbimeve shëndetësore.Sipas njoftimit, paraqitja në Emergjencë për raste jo emergjente, si ftohje, kollë, temperaturë e lehtë apo dhimbje jo akute, veçanërisht pas orës 21:00, nuk konsiderohet emergjencë dhe mund të pengojë trajtimin e rasteve serioze që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme mjekësore.Nga QKMF Skenderaj bëhet e ditur se për të gjitha rastet jo emergjente, qytetarët duhet t’i drejtohen shërbimit të Mjekësisë Familjare gjatë orarit…

Read More

Poezi nga: Ada Negri Përktheu: Anton PaplekaKur ti nuk do të bësh dallimin më të vogël Midis armikut tënd dhe mikut tënd, kur këngët Dhe të qarat do të kenë për ty një zë të përbashkët, Kur asgjë në botë nuk mund të të plagosë më, Ty që t’u desh të bëje një luftë të ashpër Dhe që u lëndove aq shumë; kur të japësh dashuri Në këmbim të urrejtjes dhe kur, për të mirën që bëre, Mund të buzëqeshësh duke marrë mosmirënjohje, harresë; Kur ti nuk do të kesh asgjë tjetër përveç Zotit Në zemrën tënde dhe brenda teje,…

Read More

Kritikët shpesh akuzojnë Donald Trumpin se e bashkon interesin e tij privat financiar me detyrën si president i SHBA-së.Së fundmi kjo akuzë duket se forcohet edhe më shumë, shkruan Deutsche Welle, pasi kompania Trump Media and Technology Group (TMTG) njoftoi bashkimin me kompaninë energjetike TAE Technologies, në një marrëveshje vlerë rreth 6 miliardë dollarë, që synon përdorimin e teknologjisë së fuzionit bërthamor për prodhimin e energjisë. TAE është një nga kompanitë private më të vjetra në botë që punon në këtë fushë, mbështetet nga kompani të mëdha si Google dhe Chevron dhe ka mbledhur mbi 1.3 miliardë dollarë kapital privat.…

Read More

Arabia Saudite ka arritur një moment të rëndësishëm në fushën e qeverisjes së inteligjencës artificiale duke u renditur në vendin e parë në rajonin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut [MENA]. Kjo arritje e pozicionon Mbretërinë jo vetëm si lidere rajonale, por edhe si një fuqi globale në ngritje në qeverisjen e inteligjencës artificiale.Renditja e Arabisë Saudite në krye të rajonit në Indeksin e Gatishmërisë Qeveritare për Inteligjencën Artificiale 2025, përbën një hap të rëndësishëm në strategjinë e saj më të gjerë për t’u shndërruar në një shtet të mbështetur në teknologji. Indeksi, i përpiluar nga Oxford Insights,…

Read More

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me diell.IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 2 deri në 4 gradë.Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit. /Telegrafi/

Read More