- Totaj: Nuk ka informacione dhe transparencë për atë se çka po punohet në rrugën Prizren-Tetovë
- Hapësirë dhe rehati – shtëpia në shitje në Marigona 2 #15095
- Lajm i mirë, Wizz Air korrigjon emërtimin e Prishtinës pas reagimit të qytetarëve dhe angazhimit diplomatik
- Zyrtare: Gattuso jep dorëheqje si trajner i kombëtares italiane
- Zendaya shkëlqen me fustan transparent të kaltër në festën pas premierës së The Drama
- Ministria e Financave: Realizim i qëndrueshëm i buxhetit në tremujorin e parë dhe rritje në anën e të ardhurave
- Sporti tek fëmijët, ortopedi Qerim Kida paralajmëron për presionin e tepërt dhe gabimet e prindërve
- Çështja e prisidentit, Kurti: Do të ketë takime në javën e ardhshme
Author: korrektpress
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të sulmit ndaj personit zyrtar.Rasti ka ndodhur në rrugën “Nëna Terezë” në Gjilan, të enjten në ora 10:15. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në shenjë revolte për shqiptimin e një tikete për kundërvajtje në trafik, ka ofenduar edhe sulmuar zyrtarët policorë”, thuhet në raport.Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Nga: Matt Robison / Newsweek Përkthimi: Telegrafi.comPër rivalët, tallja e presidentit Donald Trump është bërë thuajse refleks automatik, aq bajat saqë mezi shkakton interesim edhe kur është plotësisht e merituar. Por, ajo që po bëhet interesante në fund të vitit është se sa shumë po përhapet ky sentiment: duket se shumë prej mbështetësve të Trumpit po e kuptojnë se gjithçka që kanë marrë gjatë vitit 2025 ka qenë vetëm zhurmë.Viti i Trumpit, me fjalët e Makbethit, “nuk është veç se prrallë, prej budallaj, plot buj’ e plot tërbim” [sipas përkthimit të Nolit – shën. i Telegrafit]. Në një çështje pas…
Në mbrëmjen festive të 25 dhjetorit, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, ishte i ftuar në emisionin “Mirëmbrëma yje”, të moderuar nga Arbana Osmani, ku zhvilloi një intervistë të gjerë dhe të veçantë.Në një rrëfim të hapur dhe reflektues, ai ndau me publikun aspekte nga jeta personale, filozofia e drejtimit dhe vizioni për zhvillimin e futbollit shqiptar.Gjatë bisedës, Presidenti Duka u ndal te puna e përditshme në krye të Federatës, te progresi i futbollit kombëtar dhe ambicia për kualifikimin e Kombëtares shqiptare në Kampionatin Botëror, një objektiv që, sipas tij, mbështetet në punën e vazhdueshme dhe potencialin…
Futbollisti i njohur i Kombëtares Shqiptare, Mirlind Daku, dhe partnerja e tij, Vesa Vllasaliu, ditë më parë dhanë publikisht lajmin e gëzueshëm se janë bërë prindër për herë të parë. Ky moment i veçantë shënoi një kapitull të ri dhe shumë emocionues në jetën e çiftit.Prindërit e rinj zbuluan gjithashtu se vajza e tyre quhet Miresa, një emër unik që përçon një lidhje simbolike me emrat e tyre. Vesa Vllasaliu/InstagramDeri më tani, çifti nuk kishte ndarë asnjë imazh krah vajzës së tyre.Megjithatë, Vesa vendosi të ‘thyente akullin’. Ajo publikoi një video shumë të ëmbël në rrjetet sociale, ku Mirlindi shfaqet…
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit I.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.Sipas aktakuzës, më 16 korrik 2025, rreth orës 19:17 min, në Pikën Kufitare në Vërmicë, i pandehuri I.K., në cilësinë e personit zyrtar, si zyrtar i Doganës së Kosovës, ka tejkaluar kompetencat e tij duke shkelur procedurat standarde të operimit të Doganës së Kosovës.“I njëjti, duke mos zbatuar detyrimet ligjore për kontroll të automjeteve, personave dhe mallrave, ka lejuar kalimin pa kontroll të një automjeti…
Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka njoftuar se është nënshkruar kontrata për rregullimin e ujësjellësit në fshatin Pjetërshticë, projekt ky në vlerë rreth 400 mijë euro.Sipas njoftimit, projekti financohet nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” dhe synon zgjidhjen përfundimtare të problemit të furnizimit me ujë të pijshëm në këtë fshat.Punimet tashmë kanë nisur dhe pritet të vazhdojnë me intensitet të lartë gjatë muajve në vijim, varësisht nga kushtet atmosferike.Kryetari Aliu theksoi se realizimi i këtij projekti është në përputhje me zotimet e dhëna ndaj qytetarëve, duke vlerësuar se investimi do të sigurojë furnizim të qëndrueshëm me ujë për…
Nga 1 janari 2026, qytetarët do të paguajnë participim pak më të lartë për disa shërbime shëndetësore, njoftoi Fondi i Sigurimeve Shëndetësore (FSSH). Rritja vlerësohet si “simbolike” dhe, siç theksojnë autoritetet, përfaqëson rregullim të çmimeve që nuk janë rregulluar me vite.Sipas njoftimeve, participimi për shërbimet për të cilat më parë paguheshin 40 denarë do të rritet në 60 denarë. FSSH thekson se ky rregullim nuk do ta rëndojë ndjeshëm buxhetin e qytetarëve, por do të kontribuojë në një financim më të mirë të sistemit shëndetësor.Ekzaminimi specialistik do të rritet nga 380 denarë në 720 denarë. Ndërsa paketa e përgjithshme e…
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj, ka njoftuar se sot do të mbahet një tubim me qytetarët.Sipas njoftimit, takimi do të zhvillohet në orën 17:45, në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”, në Gjakovë.Brahimaj ka ftuar mbështetësit dhe qytetarët që t’i bashkohen këtij aktiviteti, duke theksuar vazhdimësinë e angazhimit të tij politik në kuadër të AAK-së, në prag të zgjedhjeve parlamentare.
Një incident i pakëndshëm ka ndodhur për çiftin e njohur, Adrit dhe Ilirianën, të cilëve u është vjedhur vetura gjatë qëndrimit të tyre në Maqedoninë e Veriut. Lajmin e bëri të ditur vetë Adri përmes një njoftimi në profilin e tij në Instagram, ku ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për ta gjetur automjetin e humbur.“Ju kisha lut shqiptarëve të Maqedonisë me na ndihmu për gjetjen e veturës pasiqë edhe e kemi lajmëru veturën në institucione”, shkruan Adri në postimin e tij. Ai ka lënë gjithashtu numrin e kontaktit për çdo informacion që mund të çojë në gjetjen e veturës.Automjeti në…
Manchester United dëshiron ta shndërrojë Jude Bellingham në figurën qendrore të projektit të tij sportiv. “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të ofrojnë deri në 200 milionë euro për mesfushorin ndërkombëtar anglez, aktualisht pjesë e Real Madridit.I pozicionuar në një vend të zbehtë të shtatë në tabelën e Ligës Premier, Man Utd vazhdon të jetë larg rikthimit të konkurrencës që e karakterizonte në vitet e arta. Klubi ka rinovuar skuadrën dhe ka provuar disa trajnerë, por ende nuk ka gjetur një lider të vërtetë që të marrë përgjegjësinë e skuadrës. Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit e klubit janë të gatshëm…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari