Author: korrektpress

“Ka pasur dialog të vazhdueshëm, që nga momenti i formimit të kësaj Qeverie deri më sot. Ka pasur një periudhë kur dialogu ishte më intensiv ose më pak intensiv, por nuk ka moment kur nuk kemi diskutuar për gjetjen e zgjidhjeje të përshtatshme dhe të drejtë brenda kornizës së qëndrimeve që kemi”, tha ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski në konferencën e sotme për shtyp, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari nëse ka dialog për të tejkaluar problemin me Bullgarinë që bllokon integrimin evropian të vendit.I pyetur nëse ka ndonjë lëvizje dhe sinjale nga…

Read More

Nga prova virtuale e veshjeve te kombinimet sipas shijes, masës dhe buxhetit – AI po ndryshon mënyrën si blejmë, por ende nuk mund ta zëvendësojë plotësisht ndjesinë personale të stilitInteligjenca artificiale nuk po na ndihmon më vetëm të gjejmë një palë këpucë apo një fustan. Ajo po merr gjithnjë e më shumë rolin e një stilisti personal: mund të kërkojë veshje sipas buxhetit dhe shijes, të krahasojë produkte, të krijojë kombinime të plota dhe madje, në disa platforma, të tregojë virtualisht si mund të duket një rrobë në trupin tonë.Pyetja tani nuk është më nëse AI po hyn në garderobën…

Read More

Juventusi ka mbyllur fazën përgatitore me një fitore 2-0 ndaj ekipit të tij të ri, “Next Gen”, në një ndeshje që megjithatë nuk shkoi deri në fund.Takimi i zhvilluar të hënën mbrëma u ndërpre menjëherë pas nisjes së pjesës së dytë, por jo për shkak të ndonjë incidenti në fushë.Siç është bërë tashmë traditë te Juventusi, tifozët “pushtuan” fushën për t’iu afruar futbollistëve, për të bërë fotografi me ta dhe për të marrë fanella apo pjesë të tjera të uniformës si kujtim.Këtë herë, megjithatë, vëmendjen kryesore e mori Edon Zhegrova.Në një video që është bërë virale, dhjetëra tifozë shihen duke…

Read More

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i është bashkuar nismës legjislative qytetare të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), duke nënshkruar peticionin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal të Kosovës.Rama ka vizituar sot stendën e IKD-së në sheshin “Nëna Terezë”, ku ka nënshkruar nismën që synon, ndër të tjera, përcaktimin si vepër penale të moszbatimit të qëllimshëm të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe sanksionimin e përdorimit të parasë publike për përfitim elektoral.Përmes një postimi në Facebook, Rama ka thënë se nismës i është bashkuar për shkak të shqetësimeve që, sipas tij, lidhen me funksionimin e shtetit të së drejtës.“Ky Kryeministër…

Read More

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se kryetarët e komunave të Kosovës do të organizojnë protestë në shtator para Qeverisë, në shenjë kundërshtimi ndaj asaj që e cilësojnë si bllokim të mjeteve dhe projekteve të pushtetit lokal.Rama ka thënë se kryetarët e komunave janë bashkuar kundër, siç e ka quajtur ai, “shkeljes së vazhdueshme të ligjit dhe qasjes totalitare të Qeverisë Kurti ndaj pushtetit lokal”.“Sot, të gjithë kryetarët e komunave jemi bashkë. Bashkë do të jemi edhe në shtator, në protestë para Qeverisë Kurti!”, ka shkruar Rama.Sipas tij, paralajmërimi gjatë fushatës zgjedhore lokale se nuk do t’u…

Read More

Sipas indeksit meteorologjik të zjarreve, pothuajse i gjithë territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut ndodhet në zonën me rrezik të lartë nga zjarret (ngjyra portokalli). Përjashtim bëjnë Mali Sharr dhe rrethina e Ohrit dhe Resnjës, ku është regjistruar indeks meteorologjik mesatar i rrezikut nga zjarret (ngjyra e verdhë), kumtoi Qendra për menaxhim me kriza.Për shkak të kushteve të tilla atmosferike, ekziston rrezik i lartë për shfaqjen dhe përhapjen e zjarreve në hapësira të hapura dhe të zjarreve pyjore me intensitet të lartë në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel…

Read More

Trajneri Jose Mourinho ka caktuar tashmë bazën e ekipit me disa prej lojtarëve që i sheh si të paprekshëm në skemat e tij dhe rreth të cilëve pritet të ndërtojë skuadrën.Sipas gazetës spanjolle AS, katërshja e superyjeve të Real Madridit, Kylian Mbappe, Vinicius Junior, Yan Diomande dhe Jude Bellingham, janë bërë figura të paprekshme nën drejtimin e trajnerit të ri Jose Mourinho.Pavarësisht përfshirjes së tyre të kufizuar në ndeshjet parasezonale, Mourinho i sheh ata si shtyllën kurrizore të sulmit të tij. Mbappe do të mbetet sulmuesi i parë, ndërsa Vinicius dhe nënshkrimi i ri Diomande do të zënë pozitat e…

Read More

Komuna e Vushtrrisë ka njoftuar se një grup qytetarësh të besimit katolik kanë tentuar të vendosin gurthemelin e një objekti fetar, kishë katolike, në fshatin Zagorë, pa leje nga institucionet komunale.Në një njoftim publik, Komuna ka bërë të ditur se për këtë aktivitet nuk është paraqitur kërkesë për leje dhe se rrjedhimisht nuk është lëshuar autorizim për vendosjen e gurthemelit apo fillimin e punimeve.“Komuna e Vushtrrisë njofton opinionin publik se dje është informuar se një grup qytetarësh të besimit katolik kanë tentuar të vendosin gurthemelin e një objekti fetar, kishë katolike, në fshatin Zagorë”, thuhet në njoftim. Protestë kundër ndërtimit…

Read More

MPB Maqedoni njofton se sot (18.08.2026), në orën 01:00, në Prilep, nëpunës policorë të NJPB Prilep e privuan nga liria I. Gj. (47) nga Prilepi.”Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në Prilep, të realizuar me urdhër të Gjykatës Themelore të Prilepit, janë gjetur 85 kërcej marihuane, dy peshore digjitale, dy qese me fara kanabisi dhe disa paketime të ndryshme me marihuanë”.”Ai u mbajt në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës”, thonë nga MPB.

Read More

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur se Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) do të eksportojë përgjatë tri viteve deri në 73.2 milionë euro thëngjill në Maqedoninë e Veriut.Përmes një postimi në Facebook, Rizvanolli ka thënë se për herë të parë kontrata është lidhur drejtpërdrejt mes dy kompanive publike, KEK-ut dhe kompanisë maqedonase ESM.Sipas saj, çmimi i përcaktuar është 24.4 euro për ton, pa TVSH, të cilin e ka cilësuar si dukshëm më të favorshëm për KEK-un krahasuar me kontratat e mëparshme që realizoheshin përmes ndërmjetësuesve.”Çmimi prej 24.4 Euro për ton, pa TVSH, është shumëfish më…

Read More