- Fetoshi: Varrimi me nderime i Mlladiqit, kërcënon sigurinë e Ballkanit
- Trump kërkon riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, reagon kryeministri i Kandasë
- Dolly Parton qau më parë në funeralin e Whitney Houston ndërsa performonte një këngë të veçantë: Mendova se zemra do të më ndalonte
- E sulmuan fizikisht një banor nga Çegrani, privohen nga liria tre shtetas shqiptarë
- Tri medalje të bronzta dhe dy vende të pesta, ditë fantastike për Kosovën në xhudo në “Taranto 2026”
- Humb ndeshjen vendimtare, Drenica eliminohet nga Liga e Kampionëve në futsall
- 139 fëmijë në pediatrinë e Tetovës në 48 orë, 12 u hospitalizuan, mjekët apelojnë për kujdes
- Sulmi kibernetik godet 3 aeroporte në Britani, aksesohen të dhënat e 8.7 milionë klientëve
Author: korrektpress
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se kryetarët e komunave të Kosovës do të organizojnë protestë në shtator para Qeverisë, në shenjë kundërshtimi ndaj asaj që e cilësojnë si bllokim të mjeteve dhe projekteve të pushtetit lokal.Rama ka thënë se kryetarët e komunave janë bashkuar kundër, siç e ka quajtur ai, “shkeljes së vazhdueshme të ligjit dhe qasjes totalitare të Qeverisë Kurti ndaj pushtetit lokal”.“Sot, të gjithë kryetarët e komunave jemi bashkë. Bashkë do të jemi edhe në shtator, në protestë para Qeverisë Kurti!”, ka shkruar Rama.Sipas tij, paralajmërimi gjatë fushatës zgjedhore lokale se nuk do t’u…
Sipas indeksit meteorologjik të zjarreve, pothuajse i gjithë territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut ndodhet në zonën me rrezik të lartë nga zjarret (ngjyra portokalli). Përjashtim bëjnë Mali Sharr dhe rrethina e Ohrit dhe Resnjës, ku është regjistruar indeks meteorologjik mesatar i rrezikut nga zjarret (ngjyra e verdhë), kumtoi Qendra për menaxhim me kriza.Për shkak të kushteve të tilla atmosferike, ekziston rrezik i lartë për shfaqjen dhe përhapjen e zjarreve në hapësira të hapura dhe të zjarreve pyjore me intensitet të lartë në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel…
Trajneri Jose Mourinho ka caktuar tashmë bazën e ekipit me disa prej lojtarëve që i sheh si të paprekshëm në skemat e tij dhe rreth të cilëve pritet të ndërtojë skuadrën.Sipas gazetës spanjolle AS, katërshja e superyjeve të Real Madridit, Kylian Mbappe, Vinicius Junior, Yan Diomande dhe Jude Bellingham, janë bërë figura të paprekshme nën drejtimin e trajnerit të ri Jose Mourinho.Pavarësisht përfshirjes së tyre të kufizuar në ndeshjet parasezonale, Mourinho i sheh ata si shtyllën kurrizore të sulmit të tij. Mbappe do të mbetet sulmuesi i parë, ndërsa Vinicius dhe nënshkrimi i ri Diomande do të zënë pozitat e…
Komuna e Vushtrrisë ka njoftuar se një grup qytetarësh të besimit katolik kanë tentuar të vendosin gurthemelin e një objekti fetar, kishë katolike, në fshatin Zagorë, pa leje nga institucionet komunale.Në një njoftim publik, Komuna ka bërë të ditur se për këtë aktivitet nuk është paraqitur kërkesë për leje dhe se rrjedhimisht nuk është lëshuar autorizim për vendosjen e gurthemelit apo fillimin e punimeve.“Komuna e Vushtrrisë njofton opinionin publik se dje është informuar se një grup qytetarësh të besimit katolik kanë tentuar të vendosin gurthemelin e një objekti fetar, kishë katolike, në fshatin Zagorë”, thuhet në njoftim. Protestë kundër ndërtimit…
MPB Maqedoni njofton se sot (18.08.2026), në orën 01:00, në Prilep, nëpunës policorë të NJPB Prilep e privuan nga liria I. Gj. (47) nga Prilepi.”Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në Prilep, të realizuar me urdhër të Gjykatës Themelore të Prilepit, janë gjetur 85 kërcej marihuane, dy peshore digjitale, dy qese me fara kanabisi dhe disa paketime të ndryshme me marihuanë”.”Ai u mbajt në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës”, thonë nga MPB.
Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur se Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) do të eksportojë përgjatë tri viteve deri në 73.2 milionë euro thëngjill në Maqedoninë e Veriut.Përmes një postimi në Facebook, Rizvanolli ka thënë se për herë të parë kontrata është lidhur drejtpërdrejt mes dy kompanive publike, KEK-ut dhe kompanisë maqedonase ESM.Sipas saj, çmimi i përcaktuar është 24.4 euro për ton, pa TVSH, të cilin e ka cilësuar si dukshëm më të favorshëm për KEK-un krahasuar me kontratat e mëparshme që realizoheshin përmes ndërmjetësuesve.”Çmimi prej 24.4 Euro për ton, pa TVSH, është shumëfish më…
Vladimir Klitschko reagon për herë të parë pas vdekjes së ish-partneres së tij, Hayden Panettiere.Ish-kampioni botëror i boksit ka reaguar për herë të parë pas lajmit për vdekjen e aktores Hayden Panettiere, me të cilën ka qenë në një lidhje për disa vite dhe ka një vajzë, Kaya.Përmes një postimi prekës në Instagram, Klitschko shprehu dhimbjen për humbjen e saj dhe tha se, edhe pse nuk ishin më partnerë, Panettiere mbeti një person i rëndësishëm në jetën e tij dhe në familjen e tyre. View this post on Instagram A post shared by Klitschko (@klitschko)Postimi i plotë i Klitschkos në…
Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, dhe shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri u janë drejtuar mediave në hollin e Kuvendit të Kosovës, pas deklarimeve të tyre në sallën plenare lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit.Çitaku ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, duke thënë se nga ta nuk pranon “leksione politike e morale”. Ajo ka deklaruar se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë dhe se të zgjedhurve të popullit u kërkohet që ta konstituojnë Kuvendin brenda afatit të përcaktuar.“Zonja Haxhiu ka qenë edhe ministre e Drejtësisë dhe e vetmja gjë që…
Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, ka ndërmarrë një hap konkret për transferimin e një prej talenteve më të mëdha të Real Madridit.Sipas ekspertit italian të transferimeve, Fabrizio Romano, Cardinale ka kontaktuar personalisht rrethin e afërt të sulmuesit brazilian për të diskutuar mundësinë e një huazimi gjatë kësaj vere.Sulmuesi brazilian po përballet me një situatë të komplikuar në Madrid. Pas ardhjes së Carlo Espis, mundësitë e tij për të pasur minuta të rregullta në skuadrën e parë duken të kufizuara, çka ka bërë që e ardhmja e tij të vihet në pikëpyetje.Megjithatë, Real Madridi nuk ka ndërmend ta shesë lojtarin gjatë…
Kombinimi është i rëndësishëm për shëndetin e kockave, por dozat e tepërta nuk sjellin më shumë përfitim – përkundrazi, mund të dëmtojnë veshkat dhe të çrregullojnë nivelin e kalciumit në gjakKalciumi u jep kockave fortësi, ndërsa vitamina D ndihmon organizmin ta përthithë dhe ta përdorë këtë mineral. Pikërisht për këtë arsye ato shpesh merren së bashku, veçanërisht në moshë të shtyrë dhe gjatë trajtimit të osteoporozës.Megjithatë, suplementet nuk janë të nevojshme për të gjithë dhe përdorimi i dozave të larta pa indikacion mund të shkaktojë probleme shëndetësore. Kalciumi – materiali bazë i kockave Kalciumi është minerali më i bollshëm në…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari