KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Zhegrova rikuperohet nga lëndimi, titullar te Juventusi ndaj Venezias

Zhegrova rikuperohet nga lëndimi, titullar te Juventusi ndaj Venezias

Lajm i mirë për Edon Zhegrovën. Ylli i Kombëtares së Kosovës është rikuperuar nga lëndimi dhe do të luajë titullar për Juventusin në ndeshjen ndaj Venezias.

Sulmuesi kosovar është përfshirë në formacionin bazë të trajnerit Luciano Spalletti për takimin që nis në orën 12:30, në kuadër të xhiros së 12-të të Serie A.

Zhegrova ishte larguar para kohe nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës për shkak të një problemi muskulor.

Ai kishte luajtur ndaj Izraelit në Prishtinë, por më pas ishte liruar nga grumbullimi dhe mungoi në përballjen ndaj Irlandës në Dublin, të cilën Dardanët e humbën 3:0.

Megjithatë, rikuperimi i 27-vjeçarit ka qenë i shpejtë. Pas kthimit në Torino, ai iu bashkua stërvitjeve me skuadrën dhe tashmë është plotësisht i gatshëm për të luajtur.

Trajneri Spalletti ka vendosur t’i besojë Zhegrovës nga minuta e parë në përballjen ndaj Venezias, që zhvillohet në stadiumin “Allianz” të Torinos.

Rikthimi i tij është një lajm pozitiv për Juventusin, që synon të marrë pikët e plota në këtë përballje të kampionatit italian.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.