Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, ka kritikuar ashpër gjendjen e rrjetit rrugor në vend, duke e cilësuar atë si tragjike dhe duke paralajmëruar një program prej 120 miliardë forintësh për riparimin e rrugëve.
Përmes një postimi, ai ka treguar edhe përvojën e tij gjatë udhëtimeve nëpër Hungari, duke thënë se deri më tani kanë pasur tetë goma të shpuara për shkak të gjendjes së rrugëve.
Ai ka përmendur në veçanti Kálmánháza dhe Cigándin, ku sipas tij, një incident i ngjashëm kishte ndodhur saktësisht dy vjet më parë.
Kryeministri ka bërë të ditur se qeveria TISZA synon të rrisë kapacitetet e kompanisë shtetërore Magyar Közút Zrt. dhe të investojë në rinovimin e rrugëve dytësore, të cilat, sipas tij, janë lënë pas dore për një kohë të gjatë.
Kryeministri ka deklaruar se synimi është që paratë publike të mos përfundojnë në duart e oligarkëve të lidhur me ish-kryeministrin Viktor Orbán.

