Deponia e Sferkës ende vijon të jetë e kapluar nga flakët.
Bazuar në pamjet e dërguara në redaksinë e IndeksOnline, kjo deponi shihet të jetë e ‘pushtuar’ nga zjarri.
Pos tjerash, tym i dendur vërehet duke dalë nga vendi i deponisë.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që kjo deponi përfshihet nga flakët.
Burimi: indeksonline.net ↗

