- Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta përfshijë edhe një lojtar në marrëveshje
- Rusia rekrutonte burra të dehur në kulmin e krizës ushtarake
- Raportohet e zhdukur një vajzë në Krushevë të Vogël të Klinës
- ASH: Ligji për arsimin e lartë i hap rrugë diskriminimit ndaj universiteteve shqiptare
- Kinemaja shqiptare hyn në IMAX – Filmi “Policë për jetë” sjell bashkë Luana Vjollcën dhe Nik Xhelilajn në Prishtinë
- Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Komunën e Kaçanikut
- Dy ngjyrat që po rikthejnë gjallërinë në modë: Kombinimi që e bën çdo veshje të duket menjëherë më stil
- Gerti Behxheti po tregon fuqinë e futbollit kosovar në një nga turnetë më prestigjioze ndërkombëtare
Author: korrektpress
Ky është momenti kur re të dendura hiri vullkanik u ngritën në qiell mbi malin Etna të shtunën, ndërsa vullkani më aktiv i Italisë shkaktoi nivelin më të lartë të paralajmërimit për aviacionin.Aktiviteti shpërthyes në krateret e majës së Etnës u intensifikua, duke prodhuar emetime të vazhdueshme të hirit, transmeton Telegrafi. Ndryshimi i shtyu shkencëtarët të lëshonin një njoftim të kuq të Observatorit të Vullkaneve për Aviacionin (VONA), duke sinjalizuar një rrezik potencial për avionët.Duke u ngritur më shumë se 3,300 metra mbi nivelin e detit, Etna dominon Sicilinë lindore dhe monitorohet 24 orë në ditë për shkak të shpërthimeve…
“Kryeministri ende nuk ka kërkuar falje për akuzat e pabazuara dhe fyese që u bëri publikisht administratorëve shqiptarë në Ministrinë për Marrëdhënie Ndëretnike, duke ofenduar jo vetëm ata, por edhe familjet e tyre. Me deklaratat e tij, ai shpifi pa asnjë fakt, pa asnjë provë dhe pa asnjë përgjegjësi, ndaj gra dhe burra që fillimisht u poshtëruan me kushte çnjerëzore pune dhe më pas u shndërruan në objekt linçimi publik” kështu reaguan sot nga Bashkimi Demokratik për Integrim. Nga BDI shtojnë se ministri përgjegjës Stoilkoviç ende nuk ka dhënë dorëheqje, ndonëse nën drejtimin e tij u krijuan kushte degraduese pune…
Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se është në gatishmëri të plotë operative, duke vënë në funksion të gjitha kapacitetet e disponueshme prodhuese për të garantuar furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike për qytetarët, në kushtet e rënies së temperaturave dhe rritjes së konsumit.Sipas njoftimit zyrtar të KEK-ut, që nga data 19 dhjetor 2025, korporata ka rritur angazhimin operacional në nivel maksimal, duke operuar aktualisht me pesë njësi gjeneruese. Si rezultat i këtij angazhimi, prodhimi ditor i energjisë elektrike po arrin rreth 20,640 MWh, duke kontribuar ndjeshëm në stabilitetin e furnizimit dhe në qëndrueshmërinë e sistemit elektroenergjetik të Republikës së…
I ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” ishte futbollisti i njohur Albin Krasniqi. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle , Air Munich dhe Exfis.Albin Krasniqi ka folur hapur edhe për periudhën më të vështirë të karrierës së tij, atë të mungesës së minutave nën drejtimin e trajnerit Adrian Nuhiu sa ishte pjesë e Dritës, duke zbuluar se për një kohë të gjatë ishte jashtë planeve të skuadrës.Ai rrëfen se sezoni ishte i paqëndrueshëm dhe pa vazhdimësi, ku herë luante e herë mbetej jashtë.“E luaja një ndeshje ndoshta nuk luaja mirë, tjetrën nuk luaja. Është…
Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Kreshnik Radoniqi ka bërë të ditur se sa është numri i qytetarëve që kanë votuar deri në ora 11:00.Sipas Radoniqit, 8.27 për qind e qytetarëve kanë votuar deri në ora 11:00, derisa ka pasur ankesa për ndërprerje të energjisë elektrike në gjashtë komuna.“Procesi i votimit në të gjitha komunat është duke u zhvilluar në mënyrë të rregullt, dhe deri më tani kur flasim, nuk ka pasur ndonjë incident të raportuar”, tha Radoniqi, raporton Telegrafi.“Çdo informacion që kemi, jemi duke e pranuar me seriozitet të plotë dhe në bazë ligjore”.“Sipas raportit të orës 11:00, në dhomën…
Ikona e kinemasë franceze, Brigitte Bardot, ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare, njofton Fondacioni “Brigitte Bardot” përmes një deklarate zyrtare të cituar nga agjencia AFP.Bardot ishte një aktore dhe këngëtare me famë botërore, e njohur për karrierën e saj të shkëlqyer në film dhe muzikë, që e bëri emrin e saj një simbol të kinemasë franceze në të gjithë botën. Ajo shndërroi elegancën, karizmën dhe talentin e saj në role që mbeten të paharrueshme për publikun dhe kritikët e artit. Brigitte Bardot (Screenshot)Megjithatë, pas arritjes së suksesit të madh në industrinë e filmit, Bardot vendosi të braktisë skenën dhe dritën…
Marc Guehi, qendërmbrojtësi i Crystal Palace, ishte një nga objektivat kryesorë të Barcelonës për të forcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm. Mbrojtësi anglez u vlerësua shumë nga departamenti sportiv i klubit katalanas dhe u zhvilluan takime për të shqyrtuar një transferim të mundshëm.Megjithatë, urgjenca e Guehit për të vendosur për të ardhmen e tij mund të komplikojë planet e Barcelonës, pasi të gjitha indikacionet sugjerojnë se ai do të nënshkruajë një parakontratë me Liverpoolin, e vlefshme nga 1 janari. Liverpooli rrezikon ta humbas Guehin, top klubet evropiane pas mbrojtësit anglez telegrafi.com Guehi është një nga mbrojtësit më të kërkuar në…
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza i është drejtuar qytetarëve të vendit pasi që ushtroi të drejtën për të votuar.Kreu i PDK-së ka ftuar qytetarët që të dalin të ushtrojnë të drejtën e tyre, për të përcaktuar se kush do të udhëheq me vendin në katër vitet e ardhshme.“I ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që të votojnë sipas vullnetit të tyre dhe besoj që do të jetë një ditë e mirë”, tha Hamza.“Pres që të jetë një rezultat i mirë dhe deri më tani është duke shkuar gjithçka mirë”.Hamza u pyet nëse ka dëgjuar për ndonjë parregullsi:…
Disa qytetarë janë përleshur verbalisht në shkollën “Agim Ramadani” në Zhegër të Gjilanit që është edhe vendvotimi i vetëm në këtë fshat.Sipas burimeve të Telegrafit bëhet e ditur që babë e bir kanë shkuar për të votuar dhe komisionerët nuk kanë lejuar që djali të asistojë babanë pa pasur raport mjekësor. Telegrafi po ashtu ka kontaktuar zëdhënësin e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashanin i cili tha se për momentin nuk ka rast të raportuar në polici. /Telegrafi/
Temperatura më e ulët prej -8 gradë Celsius është matur këtë mëngjes në Berovë, dhe pothuajse kudo në vend janë matur temperatura minus, me përjashtim të Kodrës së Diellit, ku termometri tregoi 0 gradë. Temperaturë prej -6 gradë është matur në Shkup-Petrovec, -5 në Strumicë, Manastir, Kriva Pallankë, Shtip, Prilep dhe Demir Kapi, -4 në Shkup-Zajçev Rid, Tetovë, Veles, Kavadar dhe Vinicë, -3 në Ohër, Pretor, Kumanovë dhe Mavrovë, dhe -1 gradë në Gjevgjeli dhe Krushevë, informon Drejtoria Hidrometeorologjike. Sipas DPHM-së sot do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari