Author: korrektpress

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, ka cilësuar rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare si fitore të popullit të Kosovës.Në një konferencë për media, Kurti theksoi se fitorja e LVV-së tregon qartë nevojën për të ecur përpara me formimin e institucioneve dhe për certifikimin sa më të shpejtë të rezultateve.“Me 9 shkurt sivjet fitoi LVV-ja me partnerët, më 28 dhjetor 2025 fitoi populli i Kosovës dhe Republika. Urime fitorja më e madhe në historinë e vendit. Tash na presin shumë punë përpara dhe rezultati i sotëm na ka bërë të qartë se duhet të ecim përpara pa vonesa.…

Read More

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë parti e parë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare edhe në pjesën dërrmuese të komunave me shumicë shqiptare në Kosovë, sipas të dhënave preliminare.LVV nuk ka arritur të renditet e para vetëm në Skenderaj, Drenas, komuna ku kryeson PDK, dhe Deçan ku AAK ka dalë e para, ndërsa në të gjitha komunat e tjera shqiptare ka siguruar epërsinë ndaj partive rivale.LDK ka humbur në të gjitha komunat.Si parti e parë, LVV ka dalë në komunat: Prishtinë, Prizren, Pejë, Ferizaj, Gjilan, Gjakovë, Mitrovicë, Podujevë, Vushtrri, Fushë Kosovë, Suharekë, Rahovec, Lipjan, Klinë, Malishevë, Shtime, Istog, Dragash, Obiliq, Viti,…

Read More

Tensionet brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4 nuk kanë të ndalur. Një nga momentet më të përfolura ka qenë debati mes Labinot Rexhës dhe Elijona Binakajt, i cili nxiti reagime të forta jo vetëm brenda shtëpisë, por edhe mes fansave në rrjetet sociale.Gjatë përplasjeve, Labi i tha Elijonës: “Je gacë e mbuluar. Të gjithë vajzat janë kundër teje. Do të njihesh kur të dalësh. Do ta shohësh vetë”. Foto: InstagramElijona nuk qëndroi pa përgjigje: “Ajo flet shumë për mua. Thotë shumë për mua”.Ky debat nxjerr në pah tensionet dhe strategjitë mes banorëve, ku rivalitetet dhe perceptimet e ndryshme…

Read More

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë në zgjedhjet e sotme parlamentare, sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).Bazuar në këto rezultate, LVV ka marrë 49.80 për qind të votave dhe, sipas projeksioneve fillestare të shpërndarjes së ulëseve në Kuvend, pritet t’i ketë 56 deputetë. Këto projeksione janë bërë pa përfshirë votat e diasporës dhe janë të kushtëzuara deri në përmbylljen e procesit zgjedhor.Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 21.21 për qind të votave dhe pritet të sigurojë 23 ulëse në Kuvend.Si forca e tretë politike, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë…

Read More

Interi e ka fituar sfidën e vështirë në udhëtim te Atalanta, në kuadër të xhiros së 17-të në Serie A.“Neurazzurët” zhvilluan një tjetër paraqitje solide për të fituar me rezultat 0-1.Interi e nisi mjaftë mirë për të kaluar në epërsi përmes Marcus Thuram, por goli i këtij të fundit u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.Gjatë tërë kohës mysafirët ishin më kërkues, ku si Martinez ashtu edhe Barella kishin dy mundësi të arta por nuk i finalizuan.Atalanta u “ngjallë” përmes Gianluca Scamacca, por goli i këtij të fundit u anulua gjithashtu për pozitë jashtë loje.Heroi i Interit si zakonisht…

Read More

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, ka dalë në konferencë për shtyp pas fitores së LVV-së në zgjedhjet e fundit parlamentare, duke e cilësuar rezultatin si historik dhe duke ftuar partitë opozitare për bashkëpunim në Kuvendin e Kosovës.Kurti ka deklaruar se kjo është fitorja më e madhe në historinë e vendit, duke theksuar se rezultatet preliminare tregojnë se ajo mund të tejkalojë edhe fitoren e zgjedhjeve të 14 shkurtit.“Më 28 dhjetor 2025 fitoi populli i Kosovës dhe Republika. Kjo është fitorja më e madhe në historinë e vendit. Rezultati na tregon qartë se duhet të ecim përpara pa vonesa,…

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatin preliminar të zgjedhjeve dhe Lëvizja Vetëvendosje është fituesja e zgjedhjeve me 49.80 për qind të votave të fituara.Rezultatet preliminare u shpallën pas numërimit të 96.13 për qind të votave.Radoniqi tha se pjesa tjetër e votave do të procesohen dhe publikohen në platformën online të KQZ-së.Sipas rezultatit preliminar, PDK-ja është e dyta me 21.18 për qind të votave, LDK-ja me 13.77 për qind, AAK-ja me 5.74 për qind dhe Lista Serbe me 3.86 për qind.Rezultatet e partive të tjera i gjeni KËTU.Ndërkaq, shpallja e rezultateve përfundimtare do të bëhet pas numërimit të votave të…

Read More

Dinamo është fituesja e Superkupës së Shqipërisë, pasi ka mposhtur Egnatian me rezultat 3-1.Sfida nisi më mirë për rrogozhinasit, të cilët kaluan në epërsi që në minutën e 9-të me golin e Ruçit. Sulmuesi përfitoi nga një gabim i prapavijës së Dinamos dhe u tregua i saktë përballë portierit Teqja, duke dërguar topin në rrjetë.Në pjesën e dytë, Dinamo reagoi fuqishëm dhe përmbysi gjithçka brenda pak minutash. Në intervalin 54’–59’, fillimisht Bregu dhe më pas Nani realizuan dy gola të shpejtë, duke e kthyer rezultatin në favor të skuadrës blu.Fitorja u vulos nga Qefalija, i cili shënoi golin e tretë…

Read More

Para disa ditësh, Stenaldo Mëhilli është futur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5, duke shënuar një moment historik: për herë të parë në këtë edicion hyn një konkurrent i verbër. Ai ka tërhequr menjëherë vëmendjen e banorëve dhe të publikut, duke treguar vendosmërinë dhe besimin në aftësitë e tij.Gjatë një deklarate për konkurrentët e tjerë, Stenaldo u shpreh: “Unë jam përtej gjithë juve. Unë kam shanse për të fituar këtë program sa çka më i miri që është në shtëpi. Për këtë të jeni super të sigurt”. Foto: InstagramReagimet brenda shtëpisë kanë qenë të ndryshme: disa banorë u…

Read More

Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar kanë nënshkruar një kontratë të përbashkët prokurimi me vlerë 72 milionë dollarë (rreth 61 milionë euro) për të blerë sisteme moderne artilerie në automjete të blinduara që mund të qëllojnë edhe gjatë lëvizjes dhe të godasin objektiva më shumë se 70 kilometra larg, treguan raportet e medias të dielën.Sipas Ministrisë Britanike të Mbrojtjes, kontrata fillimisht do t’i ofrojë Ushtrisë Britanike një demonstrues të sistemit RCH 155. Përveç kësaj, dy njësi janë planifikuar për Gjermaninë, ku ato do të vendosen për qëllime testimi.Sistemi do të prodhohet nga kompania franko-gjermane e mbrojtjes KNDS, së bashku me Rheinmetall.…

Read More