- Rasti i Agon Zejnullahut: Raporti i autopsisë i dorëzohet prokurorisë, familja në pritje të drejtësisë
- Çfarë hanë astronautët në anijen Orion drejt Hënës? Menyja me 189 ushqime do t’ju befasojë
- Lista e ultimatumeve të presidentit amerikan për Iranin
- Barcelona bën hapin e madh drejt titullit kampion: Triumfon ndaj Atleticos dhe ikën plus shtatë nga Reali
- Arsenali mbetet edhe pa FA Cup, eliminohet nga Southamptoni
- Kimmich i bindur për Kane: Do të luante ndaj Real Madridit edhe nëse do të ishte në karrocë
- Irani i kthen përgjigje Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr
- Studentët e Universitetit të Pejës lënë gjurmë në skenën ndërkombëtare
Author: korrektpress
Në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hospital, mjeku i emergjencës, Naser Syla ka theksuar rëndësinë e trajtimit të menjëhershëm të rasteve emergjente, duke apeluar që ato të mos neglizhohen nga pacientët apo familjarët e tyre.Sipas Sylës, çdo pacient që paraqitet në Klinikën Emergjente i nënshtrohet menjëherë procesit të triazhit dhe trajtohet pa vonesa, varësisht nga gjendja shëndetësore. Megjithatë, ai ka bërë të ditur se emergjencat më të rënda dhe më urgjente vazhdojnë të jenë traumat.“Emergjencat që kërkojnë trajtim të menjëhershëm nuk duhet të neglizhohen. Edhe pse në momentin që pacienti vjen në Klinikë i bëhet…
Lëvizja Vetëvendosje është fituese e Zgjedhjet të Jashtëzakonshme Parlamentare të 28 dhjetorit 2025, duke arritur të marrë 49,30 për qind apo 429, 979 vota, kur janë numëruar 99,26 për qind e kutive, përjashtuar këtu votat e diasporës, ato me kushte dhe me asistencë.Në këtë situatë, VV me partnerët e saj e ka të hapur rrugën për të formuar qeverinë, e cila nuk ishte e mundur nga zgjedhjet e 9 shkurtit, ku vendi u fut në një bllokadë mbi nëntëmujore.Por, si ndahen ulëset në Kuvendin e Kosovës në situatën aktuale? telegrafi.com Sipas projeksioneve të mandateve, Lëvizja Vetëvendosje, me 49,30 për qind…
Kur ndiheni keq, keni ftohje, grip ose probleme me tretjen, shpesh merrni shumë këshilla se çfarë të hani për t’ju ndihmuar të shëroheni më shpejt. Megjithatë, jo të gjitha ushqimet janë të mira në këto kohë.Disa ushqime që përndryshe janë të shëndetshme mund të përkeqësojnë simptomat dhe ta bëjnë shërimin më të vështirë. Ja disa ushqime që duhen shmangur dhe çfarë duhet të hani në vend të tyre.Shmangni arrat dhe brokolin. Ndërsa janë ushqyese, ato janë të pasura me yndyrë dhe fibra, të cilat mund të ushtrojnë një ngarkesë shtesë në sistemin tretës kur trupi dobësohet. Në vend të kësaj,…
Cole Palmer shfaqi qartë frustrim pas zëvendësimit gjatë humbjes 2-1 të Chelseat ndaj Aston Villës në “Stamford Bridge”, duke goditur ulësen në shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të trajnerit Enzo Maresca.Sipas gazetarit të brendshëm Kieran Gill, Palmer e vuri në diskutim vendimin me ndihmës-trajnerin Danny Walker në momentin e daljes nga loja, teksa rezultati ishte ende i barabartë në pjesën e dytë. Irritimi i tij ishte i dukshëm edhe më herët, për shkak të shpërdorimit të rasteve nga bashkëlojtarët. Ylli i Chelseat ishte rikthyer së fundmi pas një periudhe të gjatë dëmtimi, me Marescan që po menaxhonte minutat e tij me…
Një rast i pengimit të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës është raportuar nga policia se ka ndodhur në Graçanicë.Sipas njoftimit zyrtar, një i dyshuar mashkull kosovar, pasi është ndaluar nga njësia policore, ka penguar dhe sulmuar zyrtarët e policisë. Si pasojë, një zyrtare policore ka marrë tretman mjekësor.Rasti është referuar prokurorit, ndërsa hetimet janë duke vazhduar. /Telegrafi/
Nga: Adrian ThanoKa artistë që kthehen në tempuj ndjenjash. Nëpërmjet tyre publiku kupton më mirë vetveten. Në këtë mënyrë ata na falin një pasuri të madhe të brendshme, që nuk ka të bëjë me paranë.Po ne çfarë u japim atyre?Kadri Roshi nuk ishte i zakonshëm. Zëri i tij i veçantë, sytë që i flisnin para fjalëve ishin tipare të një aktori të madh. Ai nuk luante thjesht personazhe.Siç del nga një rrëfim publikuar dje në media, kjo ikonë e kujtesës sonë kolektive përballoi në fund të jetës diçka që nuk duhej të kishte ndodhur kurrë. Ky njeri kaq i talentuar…
Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh lidhur me zhvillimet gjatë procesit të Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme Parlamentare, ku janë evidentuar disa shkelje të ligjit lidhur me fshehtësinë dhe integritetin e votës.Në Drenas, rreth orës 14:30, është raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar ka kryer veprën e cenimit të fshehtësisë së votimit. Rasti është duke u trajtuar në procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit.Në Gjilan, një rast pengimi i procesit zgjedhor dhe cenimi i fshehtësisë së votimit u regjistrua rreth orës 11:08, raporton. I dyshuari mashkull, pasi e kishte plotësuar fletëvotimin, e ekspozoi atë para se ta depozitonte në…
Helga SchmidtAs një vit nuk është mbushur nga ardhja në detyrë e Donald Trumpit, por nga perspektiva e Brukselit, kjo kohë është një përjetësi. Valë tronditëse njëra pas tjetrës i kanë mbajtur evropianët në ankth; çdo javë solli kërkesa të reja, akuza dhe më pas ndryshime rrënjësore. Tronditja e 4 dhjetorit ishte kulmi i ri i përkohshëm dhe ka të ngjarë të jetë më e zgjatura. Një tronditje që e godet në palcë Evropën.Strategjia e re e sigurisë kombëtare e ShBA-së mbarti disa befasi për aleatët e saj. Kina nuk është më një rivale sistematike, por thjesht një konkurrente ekonomike.…
Një lajmërim për një mjet të dyshuar bombë ka shkaktuar mobilizim të njësive të sigurisë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.Rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:45.Policia ka njoftuar se të gjitha njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer kontroll të plotë, por nuk është hasur asgjë e dyshimtë.Me konsultim të prokurorit, rasti është regjistruar dhe vazhdon të hetohet si lajmërim i rremë. /Telegrafi/
Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut kanë uruar Albin Kurtin për fitoren e tij në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Mesazhe urimi kanë dërguar kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, liderët e koalicionit VLEN dhe lideri i ASH-së, Arbe, Taravari, shkruan Telegrafi Maqedoni.Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi në urimin e tij thotë se fitorja e fundit e Kurtit dëshmon besimin dhe mbështetjen për vizionin dhe përkushtimin e Lëvizjes Vetëvendosje.”Uroj veçanërisht Kryeministrin z. Albin Kurti për fitoren dinjitoze. Ky rezultat zgjedhor konfirmon besimin dhe mbështetjen qytetare për vizionin dhe përkushtimin e Lëvizjes Vetëvendosje. Përgëzoj gjithashtu të gjitha subjektet politike…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari