Author: korrektpress

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se deri të hënën në mesnatë, është përmbyllur numërimi i votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve në 6 Qendra Komunale të Numërimit.Numri i përgjithshëm i vendvotimeve të procesuara është 70 dhe u takojnë këtyre komunave: Mamushë (6), Shtërpcë (17), Junik (6), Hani i Elezit (11), Kllokot (8) dhe Mitrovicë e Veriut (22).Procesi i numërimit dhe verifikimit është duke vazhduar në 32 QKN-të tjera.Pas përfundimit të numërimit të çdo vendvotimi, të dhënat janë duke u transmetuar në platformën e KQZ-së…

Read More

Ministria e Drejtësisë ka dërguar letër për Kuvendin, partitë parlamentare dhe grupet e pavarura dhe deputetët, duke kërkuar të nominojnë nga dy përfaqësues për grupin punues për Ligjin Zgjedhor.Pritet që puna të nisë në gjysmën e dytë të janarit, sipas pritshmërive të Ministrisë së Drejtësisë dhe Kuvendit.Siç shpjegojnë nga Ministria e Drejtësisë, një version punues i Ligjit Zgjedhor do t’u dërgohet deputetëve, të cilët pas konsultimeve në partitë e tyre duhet të paraqesin propozime për grupin punues.Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në një intervistë për MIA javën e kaluar deklaroi se koordinatorët e grupeve parlamentare janë dakorduar që Ligji Zgjedhor…

Read More

Beyonce ka hyrë zyrtarisht në klubin e miliarderëve, duke u bërë muzikantja e pestë në histori që arrin këtë status. Sipas Forbes, superylli 44-vjeçar i bashkohet një liste shumë ekskluzive ku bëjnë pjesë Jay-Z, Taylor Swift, Bruce Springsteen dhe Rihanna.Ky sukses vjen pas një periudhe jashtëzakonisht të fortë në karrierën e saj. Turneu botëror Renaissance në vitin 2023 arkëtoi afro 600 milionë dollarë (afërsisht 550 milionë euro), duke u renditur ndër turnetë më fitimprurëse të të gjitha kohërave, shkruan DailyMail. Ndërkohë, në vitin 2024 Beyonce surprizoi publikun me albumin country Cowboy Carter, i cili hapi horizonte të reja artistike dhe…

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri më tani janë procesuar 1,039 vendvotime nga Qendrat Komunale të Numërimit, nga gjithsej 2,557, që përbën 40.63 për qind të vendvotimeve në nivel vendi.Sipas rezultateve të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje prin me 47.37 për qind të votave të numëruara. Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20.90 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka siguruar 12.25 për qind.Në vendin e katërt është Srpska Lista me 8.29 për qind, e ndjekur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 5.15 për qind, ndërsa Nisma Socialdemokrate ka marrë 1.33 për qind…

Read More

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, njoftoi në Samitin Botëror të Sportit, që u mbajt këto ditë në Dubai, një ndryshim të mundshëm revolucionar të rregullave të pozicionit jashtë loje, të cilin e prezantoi ish-trajneri i famshëm i Arsenalit, Arsene Wenger.Wenger prezantoi një ndryshim në rregullin e pozicionit jashtë loje dy vjet më parë, dhe IFAB (Bordi Ndërkombëtar i Shoqatës së Futbollit) është organi që duhet të njohë çdo rregull futbolli përpara se ai të miratohet.Ligji i Wenger u krijua si një propozim për të përmirësuar rregullin e pozicionit jashtë loje, pasi shpesh është një burim polemikash kur ndryshimi midis një…

Read More

IPKO Telecommunications po vazhdon transformimin e rrjetit të saj mobil, duke investuar fuqishëm në zgjerimin e teknologjisë 5G dhemodernizimin e infrastrukturës digjitale në Kosovë. Ky hap strategjik synon të ofrojë shpejtësi më të lartë, kapacitet më të madh dhe një përvojë më të qëndrueshme përpërdoruesit, duke përgatitur rrjetin për nevojat e së ardhmes.Si pjesë e këtij transformimi, IPKO ka përfunduar me sukses ndaljen e teknologjisë 3G në fund të vitit 2025. Kjo teknologji, e cila ka qenë në përdorim që nga viti 2013, i kashërbyer për më shumë se një dekadë përdoruesve, por sot i hap rrugë teknologjive më të…

Read More

Temperatura rekord prej gati 20°C u arritën në Islandë në prag të Krishtlindjeve, konfirmoi zyra lokale meteorologjike.Seyðisfjörður, një qytet i vogël në lindje të Islandës, arriti 19.8°C më 24 dhjetor. Temperaturat mesatare të dhjetorit në Islandë janë midis -1°C dhe 4°C.Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, atje, ishte një ditë e nxehtë në përgjithësi: një temperaturë prej 19.7°C u mat në Bakkagerði në Borgarfjörður lindor, në lindjen e largët të vendit. Rekordi i mëparshëm u vendos më 2 dhjetor 2019, kur temperatura u mat në 19.7°C në Kvískerjar në Öræfi, në juglindje të Islandës.Birgir Örn Höskuldsson, nga Zyra Meteorologjike Islandeze,…

Read More

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, gjatë ditës së sotme, ka realizuar një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.Në njoftimin e Policisë thuhet se operacioni policor ndërlidhet me një rast të vjedhjes së rëndë që kishte ndodhur më 28.12.2025 në Prishtinë.Personi i dyshuar, G.P., mashkull, 42 vjeç, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është intervistuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/

Read More

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski sot njoftoi se është marrë vendim të blihen lokomotiva të reja elektrike në vlerë prej 21 milionë eurosh.”Jemi veçanërisht të kënaqur të njoftojmë investimet në transportin hekurudhor në vlerë prej 21 milionë eurosh, të destinuara për blerjen e deri në pesë lokomotivave të reja elektrike, së bashku me pjesët e nevojshme rezervë.Ky investim do të realizohet nëpërmjet një Marrëveshjeje Huaje midis HM Transport dhe BERZH-it, dhe u parapri nga një analizë e plotë e nevojave reale, funksionalitetit dhe operueshmërisë së HM Transport – një analizë që tregoi qartë se pa lokomotiva moderne dhe funksionale, hekurudha…

Read More

Një Bugatti Tourbillon, një superveturë e prezantuar në verën e 2024 dhe me dorëzime në 2026, është parë e bllokuar në borë. Një prototip u pa i mbuluar me borë dhe baltë në Kroaci, ndërsa dikush po përpiqej “ta nxirrte me lopatë”. Nuk dihet nëse makina rrëshqiti dhe përfundoi e bllokuar apo ishte e parkuar gjatë natës. View this post on Instagram A post shared by Uživo s hrvatskih prometnica (@car_spotting_croatia)Edhe pse kushton 3.8 milionë euro (rreth 4.5 milionë dollarë), edhe supermakinat si kjo mund të ngecin në borë.Tourbillon ka motor V16 8.3 litër, tre motorë elektrikë dhe fuqinë totale…

Read More