Author: korrektpress

Një djalë 19 vjeçar nga Shkupi u lëndua rëndë pasi ra nga kati i tretë i një shtëpie në komunën e Ilindenit.Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 8 të mbrëmjes, kur i riu, i cili po vizitonte të afërmit me nënën e tij, ra nga kati i tretë i një shtëpie në Ilinden. Sipas të dhënave të para, ai kishte probleme shëndetësore.“Pas rënies, 19-vjeçari pësoi lëndime të rënda dhe u transportua me urgjencë në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup, ku mjekët përcaktuan ashpërsinë e lëndimeve. Ministria e Brendshme informon se po merren masa për sqarimin e plotë të rrethanave…

Read More

Qarkullimi në pikat e kalimit kufitar po zhvillohet kryesisht pa vonesa të mëdha. Sipas të dhënave të përditësuara, pritjet për hyrje si për automjete ashtu edhe për kamionë janë minimale, kryesisht nga 3 deri në 5 minuta, pa kolona të evidentuara.Megjithatë, në disa pika ka pritje më të gjata në dalje për automjete. Në Dheu i Bardhë pritjet arrijnë deri në 30–40 minuta me kolonë rreth 300 metra, ndërsa në Merdarë raportohen vonesa prej 60–70 minutash dhe kolonë rreth 500 metra. Në Jarinjë, pritjet në dalje janë 20–30 minuta me kolonë rreth 100 metra.Pikat e tjera kufitare, përfshirë Bërnjakun, Glloboçicën,…

Read More

Mesfushori Lennart Karl ka shprehur dëshirë që në të ardhmen e afërt të luajë për Real Madridin.Karl po vlerësohet tejmase në Gjermani, ndërsa e ka fituar vendin e titullarit te Bayern Munichu pavarësisht moshës vetëm 17-vjeçare.Në një intervistë së fundmi për “Sky”, gjermani thotë se ka plotësuar ëndrrën duke luajtur për Bayernin mirëpo në të ardhmen shpreson të luajë për Realin.“FC Bayerni është klub shumë i madh. Është ëndërr që luaj këtu, por në një pikë të karrierës, definitivisht dua të shkoj te Real Madridi”.“Ky është klubi im i ëndrrave, por kjo qëndron mes nesh. Sigurisht, Bayerni është diçka shumë…

Read More

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka publikuar së fundmi në rrjetet sociale një tabelë me të dhëna statistikore mbi përfitimin e ndihmave sociale nga familjet emigrante në SHBA, duke rihapur debatin mbi politikat sociale dhe emigracionin.Sipas të dhënave të shpërndara, rreth 46 për qind e familjeve me origjinë nga Kosova që jetojnë në Shtetet e Bashkuara përfitojnë forma të ndryshme të ndihmës sociale, përfshirë asistencën financiare, programet e strehimit dhe mbështetjen shëndetësore. Kosova renditet në mesin e vendeve me përqindje relativisht të lartë të përfitimit nga këto skema, krahas disa shteteve të tjera nga Afrika, Azia dhe Amerika…

Read More

Pak para se ushtria amerikane të niste një sulm ndaj Venezuelës dhe të kapte presidentin Nicolás Maduro, një llogari në Polymarket bëri disa investime shumë të dyshimta në kohë, shkruan The Verge.Tregu i parashikimeve kishte vënë baste se kur ose nëse Maduro do të hiqej nga pushteti, me çmime për “jashtë deri më 31 janar 2026” deri në 0.07 dollarë të premten vonë në mbrëmje. Por brenda 24 orëve nga veprimi ushtarak, një llogari e sapokrijuar investoi dhjetëra mijëra dollarë, duke grumbulluar disa qindra mijëra fitime, transmeton Telegrafi.Llogaria u krijua më pak se një javë më parë dhe investoi mbi…

Read More

Banorët e Big Brother VIP Kosova 4 kanë biseduar së fundmi për edicionin e ri të Big Brother në Shqipëri.Ata komentojnë formatin e ngjashëm në të cilin janë, duke aluduar për personazhe dhe për mbarëvajtjen atje.“O zotërinj ngadalë se ia ka filluar edhe komshia. Ku e di çfarë personazhe janë atje që ne nuk e dimë”, tha Eduard Kuçi në një moment. Foto: TikTokLabinot Rexha pa qenë në dijeni për vdekjen e këngëtarit, përmendi emrin e Shpat Kasapit.“Shpati”, u shpreh ai.Kjo pasi artisti nga Tetova do të bëhej pjesë e edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania.“Aty edhe kur…

Read More

Çdo dhjetë minuta, një fëmijë me temperaturë të lartë deri në 40 gradë, dobësi, dhimbje koke, dhimbje fyti, kollë të thatë irrituese kontrollohet nga një mjek në pikën e kujdestarisë pediatrike në poliklinikën “Bit Pazar”. Para tubimeve dhe festave të Vitit të Ri, gripi ka lënë gjurmët e veta, duke mbushur ambulancat.Mbi 200 fëmijë po kontrollohen edhe në ambulancat e Klinikës së Fëmijëve dhe Klinikës së Sëmundjeve Pulmonare “Kozle”. Për shkak të komplikimeve të frymëmarrjes, kapacitetet e trajtimit spitalor atje janë pothuajse të plota. Doktoresha Ristova-Stefanovska kujton se në pikën e kujdestarisë në poliklinikën “Bit Pazar”, përveç pediatrit, ka edhe…

Read More

Nëse dikush po vlerëson nëse mund t’ju mbajë nën kontroll, do të shqiptojë njërën nga këto 7 fjali që në 5 minutat e para, për të testuar nëse mund t’ju manipulojëShumica e manipuluesve nuk e nisin veprimin me taktika të dukshme. Ata fillojnë qetë, butë, në mënyrë subtile. Thonë gjëra të vogla, të llogaritura, jo për t’ju kontrolluar menjëherë, por për të parë nëse munden. Në psikologji kjo quhet testim i kufijve. Nëse dikush po përpiqet të vlerësojë nëse mund t’ju manipulojë, shpesh do të thotë njërën nga këto fjali që në fillim, ndonjëherë që në pesë minutat e para…

Read More

Maroku ka shënuar fitore minimale në shtëpi ndaj Tanzanisë, për ta siguruar çerekfinalen e Kupës së Afrikës.Edhe pse më dominuese, Maroku shënoi fitore vetëm me rezultat 1-0, por i mjaftueshëm për kualifikim.Maroku e nisi për mrekulli me Ismael Saibari që shënoi një supergol me kokë nga distanca, por që pastaj u anulua nga VAR-i shkaku i një pozitë jashtë loje në ndërtimin e aksionit.Heroi i Marokut rezultoi të jetë ylli i Real Madridit Brahim Diaz që shënoi nga afërsia pas asistimit të Achraf Hakimit (64’).Pas këtij goli, Maroku mbajti dominimin dhe krijoi edhe disa aksione por që nuk i finalizoi.Tanzania…

Read More

Trajneri Ruben Amorim thotë se është edhe menaxher i Manchester Unitedit prandaj nuk po e mendon fare largimin nga “Old Trafford”.Man Utd ka dëshpëruar në paraqitjet e fundit duke marrë vetëm barazime, ku së fundmi u ndalë në shtëpi edhe nga Leeds Utd.Sidoqoftë, Amorim ka bërë të qartë se nuk do të jep dorëheqje deri në momentin e shkarkimit, ose kur t’i skadon kontrata në fundin e vitit 2027.“Unë erdha këtu për të qenë menaxheri i Manchester United, jo thjesht trajneri i Manchester United. Kjo është e qartë”.“E di që emri im nuk është Tuchel, nuk është Mourinho, nuk është…

Read More