Author: korrektpress

Një raport i KOSTT-it si pjesë e hetimeve të nisura në energjetikë, jep dyshime të forta për manipulim të çmimit të energjisë elektrike nga importi për Kosovën. Ekspertët e KOSTT-it gjetën se me ankande në SEECAO gjatë vitit 2025 bashkëpunuan kompanitë “Noa Energy Trade” dhe kompania në pronësi të shtetit serb – “Elektroprivreda Srbije”. Dyshohet se të dyja bashkëpunuan dhe e manipuluan sistemin në SEECAO për t’i ngritur kostot e bartjes së energjisë elektrike për Kosovën.Kompanitë “Noa Energy Trade” dhe “Elektroprivreda Srbije”, gjatë vitit 2025, në dhjetëra raste kishin bashkëpunuar si të vetme në ankandet për shitblerjen e linjave të…

Read More

KRU “Hidroregjioni” ka njoftuar konsumatorët se nga muaji janar do të hyjnë në fuqi tarifat e reja të ujit të miratuara nga Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU) në kuadër të procesit tarifor 2026–2028.Sipas KRU-së, rishikimi i tarifave është bërë pas analizave të shumta dhe si rezultat i disa faktorëve, përfshirë: Rritje tarifash për shërbimet e ujësjellësit, KRU Gjakova publikon vendimin zyrtar Rritjen e çmimit të energjisë elektrike, Rritjen e kostove operative dhe të mirëmbajtjes, Nevojën për investime të reja dhe zgjerim të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit. Tarifat e reja do të aplikohen për të gjitha kategoritë e…

Read More

Momente qesharake u regjistruan sonte brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, teksa Alba pësoi një rrëzim të lehtë, por pa asnjë incident.Kjo shënon herën e tretë që banorja rrëzohet gjatë qëndrimit në shtëpi. Ndryshe nga dy herët e para, kur Alba u desh të mjekohej pas lëndimeve nga incidentet e mëparshme, këtë herë gjithçka kaloi me të qeshura dhe shaka mes banorëve.Rrëzimi ndodhi teksa Alba po hynte në lavanderi dhe pengohej nga disa rroba të vendosura në rrugën e saj. BBVK/InstagramBanorët të tjerë e panë situatën dhe shpërthyen në të qeshura, duke e bërë momentin edhe më komik.Alba u…

Read More

Policia Rajonale e Ferizajt ka intensifikuar aktivitetet për parandalimin e aksidenteve në komunikacion, duke raportuar rezultatet për periudhën 1–4 janar 2026.Gjatë këtyre katër ditëve, janë shqiptuar 770 gjoba kundërvajtëse, ndërsa 10 patentë shoferi janë pezulluar për shkelje të rënda në trafik.Në të njëjtën periudhë, janë regjistruar 33 aksidente rrugore, prej të cilave: n6 aksidente me lëndime, ku u raportuan 16 persona të lënduar; 27 aksidente me dëme materiale. Policia Rajonale e Ferizajt njofton se do të vazhdojë me kontrolle dhe aktivitete të shtuara në terren për të rritur sigurinë rrugore. Autoritetet bëjnë apel te të gjithë shoferët që të respektojnë…

Read More

SPB Tetovë njofton se një veturë është prëfshirë nga zjari Tetovë, nga ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.”Më datë 04.01.2026 në ora 08:45, në SPB Tetovë është raportuar se në fshatin Gajre të Tetovës ka rënë zjarr gjatë lëvizjes në automjetin “Mercedes” me targa gjermane, i drejtuar nga A.I. (27) nga fshati Gajre. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga ekipi i Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit në Tetovë. Ekspertizë në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Tetovë”, thonë nga SPB Tetovë./Telegrafi/

Read More

Ruben Amorim nuk është më trajner i Manchester United pas 14 muajve në krye të klubit.Lajmi i bë i ditur në mediat e ndryshme angleze, derisa tani ka ardhur njoftimi edhe nga klubi.Djajtë e Kuq kanë falënderuar portugezin për kontributin e tij dhe i kanë uruar më të mirat.”Ruben Amorim është larguar nga posti i trajnerit kryesor të Manchester United. Ruben u emërua në nëntor 2024 dhe e udhëhoqi ekipin drejt finales së Ligës së Evropës në Bilbao në maj”. Club statement: Ruben Amorim.— Manchester United (@ManUtd) January 5, 2026 “Me Manchester Unitedin që renditet në vendin e gjashtë në…

Read More

Drejtuesit e Real Madridit nuk kanë ndërmend të përforcojnë skuadrën gjatë afatit kalimtar të dimrit.Pavarësisht se ekipi ndodhet katër pikë larg Barcelonës në renditjen e La Ligës dhe ka shfaqur një formë të paqëndrueshme si në kampionat ashtu edhe në Ligën e Kampionëve, klubi madrilen nuk planifikon afrime të reja në muajin janar.Sipas gazetarit Mario Cortegana, vendimi bazohet në tre arsye kryesore. Së pari, drejtuesit besojnë se skuadra aktuale ka cilësinë dhe potencialin e nevojshëm për të konkurruar për të gjithë trofetë. Si shembull përmendet reparti i mesfushës, ku pavarësisht zërave për nevojën e një mesfushori kreativ, klubi vlerëson se…

Read More

Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Sabedin Vishi, ka prezantuar sot anëtarët e Ekzekutivit Komunal, të cilët do të udhëheqin dhe shërbejnë komunën gjatë katër viteve të ardhshme.Në postimin e tij në Facebook, kryetari Vishi njoftoi përbërjen e ekzekutivit: Xhelal Dema – Nënkryetar i Komunës Urata Sopa – Drejtoria e Administratës së Përgjithshme Lumnije Demnika Selmani – Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Gazmend Bunjaku – Drejtoria e Arsimit Valdrin Dogani – Drejtoria e Buxhetit dhe Financave Korab Krasniqi – Drejtoria e Urbanizmit, Kadastrit dhe Mbrojtjes së Mjedisit Arian Teneqja – Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës Suad Dullovi – Drejtoria…

Read More

Momente të tensionuara por edhe qesharake u regjistruan mbrëmë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, kur Bia Khalifa vendosi të shkojë tek shtrati i Edit.Në atë moment ishte edhe Ludo, i cili nuk u ndje rehat me praninë e saj aty pranë dhe kërkoi menjëherë të ndryshojë vendin. Situata shkaktoi disa të qeshura ndër banorët e tjerë që po ndiqnin zhvillimet. BBVK/Instagram“A bën Klodi unë me ardhë me flejt te ti”, u shpreh Ludo, duke treguar qartë se nuk ndihej komod me praninë e Bias në shtratin e Edit.Ndërkohë, Bia nuk e ndërpreu qëndrimin e saj pranë shtratit dhe…

Read More

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth plagosjes së dy personave në Podujevë. Sipas raportit 24 orësh, rasti ka ndodhur orës 20:30, në Rrugën “Zahir Pajaziti” ku nga një përleshje e armatosur mes dy grupeve rivale, ku dy persona janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri. Gjatë sherrit, njëri nga të dyshuarit ka përdorur armën e zjarrit, duke qëlluar drejt personave tjerë në vendngjarje. Palët e përfshira në konflikt ishin pjesë e dy grupeve rivale, ndërsa nga hetimet paraprake dyshohet se në përleshje kanë marrë pjesë edhe tre persona të tjerë, të cilët ende nuk janë identifikuar dhe janë…

Read More