Author: korrektpress

MPB njofton se një punonjës në pikë pagesën “Petrovec” të Shkupit është sulmuar nga një person.”Më 05.01.2026 në orën 01:02, SPB Shkup ka marrë njoftim se në pikën pagesore “Petrovec” në Shkup, punonjësi N.A. (45) është sulmuar fizikisht nga një person i cili ka përdorur një objekt qelqi dhe i ka shkaktuar lëndime, pas së cilës me automjetin “Mercedes” me targa të Shkupit ka thyer rampën dhe është larguar.Po ndërmerren masa për sqarimin e rastit, pas së cilës do të paraqitet një raport përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/

Read More

Edhe pse dukej që miqësia e moderatorit Labinot Gashi dhe këngëtares Dafina Zeqiri nuk do të ketë ndonjë rikthim, e kundërta u vërtetua në muajin dhjetor.Dafina mori pjesë në organizmin e 25-vjetorit të karrierës së Labit ku të dy patën shumë emocione.”Jam me fat, faleminderit që ke qenë pjesë e këtyre 25 viteve të mia. Jam rritur me ty, je rritur edhe ti me Labin, e mira është që sonte festojmë bashkë aq më tepër që ky vit ka qenë viti më i bukur në botë pasi je bërë nënë”, iu drejtua ai. Foto: FacebookTutje vazhdoi: “Daf më fal për…

Read More

Manchester City po shqyrton një transferim në janar të kapitenit të Crystal Palace, Marc Guehi, pasi shqetësimet për lëndimet në repartin defensiv janë shtuar në Etihad.Sipas BBC-së, City po analizon mundësinë e nënshkrimit me qendërmbrojtësin anglez, pasi Josko Gvardiol dhe Ruben Dias u lënduan në barazimin ndaj Chelseat. Edhe John Stones është jashtë fushave, duke e lënë Pep Guardiolën me pak alternativa në mbrojtje.Ndërsa klubi po pret rezultatet e plota mjekësore për Gvardiol dhe Dias, interesimi për Guehin është rritur ndjeshëm dhe një lëvizje gjatë këtij afati kalimtar nuk mund të përjashtohet. telegrafi.com Mbrojtësi 25-vjeçar është pa kontratë këtë verë…

Read More

Çiftet e suksesshme i përdorin festat si një mundësi për të forcuar marrëdhënien e tyre duke krijuar tradita të reja, thotë psikologia me bazë në New York, Sabrina Romanoff.Ata e përdorin vitin e ri si një mundësi për t’u lidhur dhe për të folur për atë që është e rëndësishme për ta. Romanoff është gjithashtu një eksperte marrëdhëniesh për aplikacionin e takimeve Hily.Nata e Vitit të Ri është një kohë kur bëjmë “inventar personal të jetës sonë”, shpjegon ai për CNBC , duke shtuar, “Çfarë duam për të ardhmen, dhe gjithashtu si përshtatet partneri ynë në këtë”.Ndër gjërat më të…

Read More

Njësiti i Trafikut në Prishtinë ka shqiptuar gjobë ndaj një personi, pasi është kapur duke hedhur mbeturina nga vetura në vend publik.Policia njofton se, pas identifikimit të personit, ndaj tij janë ndërmarrë të gjitha masat ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi.Autoritetet apelojnë te qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë dhe mjedisit, duke shmangur veprime të tilla që cenojnë higjienën publike dhe sigurinë në rrugë. /Telegrafi/

Read More

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka akuzuar të hënën Kroacinë se po punon së bashku me Kosovën dhe Shqipërinë për ta “shkatërruar” atë dhe për të përfaqësuar një kërcënim ushtarak, prandaj njoftoi se qeveria, të cilën ai e kontrollon, do të vazhdojë të forcojë kapacitetet e saj ushtarake.Sipas mediave kroate, përcjell Telegrafi, Vuçiq e tha këtë në Trebinje në Bosnjë dhe Hercegovinë, ku udhëtoi për të marrë pjesë në hapjen e një spitali të ri, por në fjalimin që mbajti me atë rast foli më pak për kujdesin shëndetësor. Sipas Index.hr, ai u përqendrua në analizat gjeostrategjike, duke parashikuar ardhjen…

Read More

Reshjet e dendura të borës që kanë përfshirë Bosnjë e Hercegovinën gjatë 24 orëve të fundit kanë shkaktuar probleme të mëdha në mbarë vendin ndërsa është shënuar edhe një aksident me pasojë vdekjeprurëse në Sarajevë.Në lagjen Gërbavica të Sarajevës, një pishë më e lartë se dhjetë metra ka rënë mbi një grua, e cila për shkak të plagëve të rënda ka ndërruar jetë në Klinikën e Mjekësisë Urgjente (KUM).Bora ka shkaktuar probleme serioze në qarkullim, ku është regjistruar një numër i madh aksidentesh rrugore, si dhe ndërprerje dhe reduktime të transportit publik. Qytetarët janë ankuar për rrugë dhe trotuare të…

Read More

Trainkos njofton udhëtarët se gjatë ditës së sotme ka ndodhur një rrëshqitje e gurëve në kilometrin 51/200, e cila ka dëmtuar binarin hekurudhor. Si pasojë, treni në relacionin Klinë – Prishtinë nuk ka mundur të qarkullojë.“Treni i ditës së sotme në relacionin Klinë – Prishtinë nuk do të mund të qarkulloj, ndërsa i njëjti në relacionin Klinë – Pejë do të qarkulloj sipas Orarit të Lëvizjes së trenave”, thuhet në njoftimin e Trainkos në Facebook.Po ashtu, kompania njofton se treni Pejë – Prishtinë do të rikthehet në orarin e rregullt të qarkullimit nga data 6 janar 2026.Trainkos apelon te udhëtarët…

Read More

Shteti ka arkëtuar mbi tre milionë euro vetëm për vitin 2020 nga persona që kanë punuar jashtë vendit ose për kompani të huaja nga vendi, e që nuk kanë deklaruar tatim për atë vit. Drejtoresha e DAP-it Elena Petrova, thotë se janë përgatitur urdhëresa për 6.600 qytetarë, prej të cilëve 2.200 i kanë dorëzuar përllogaritjet ndërsa 4.400 kanë marrë ftesa.“Sa i përket tatimit të këtyre mbi 11 mijë qytetarëve, deri më tani është përcaktuar tatim për 6.600 qytetarë për vitin 2020, që do të thotë se për të tjerët është konstatuar se të ardhurat nuk i nënshtrohen tatimit. Nga këta…

Read More

Juventusi ka kontaktuar zyrtarisht për një rikthim të mundshëm të Federico Chiesas gjatë afatit kalimtar së janarit, sipas raportimeve të fundit.Gjigantët e Serie A janë të vendosur të përforcojnë repartin ofensiv këtë muaj dhe e shohin Chiesan si një përforcim me vlerë të madhe për skuadrën e tyre, veçanërisht në krahët e sulmit. Megjithatë, çdo lëvizje e mundshme do të varet nga gatishmëria e Liverpoolit për të negociuar, si dhe nga vetë vendimi i lojtarit.Burime pranë situatës bëjnë të ditur se bisedimet ndodhen ende në një fazë fillestare dhe aktualisht nuk ka asnjë marrëveshje konkrete. Pavarësisht kësaj, Juventusi vazhdon ta…

Read More