Author: korrektpress

MPB njofton se NP “Parqe dhe Gjelbërimi” në Shkup ka denoncuar se është kryer grabitje në një objekt të tyre në zonën e Karposhit. “Më 05.01.2026, rreth orës 09:00, në SPB Shkup, nga Ndërmarrja Publike “Parqe dhe Gjelbërimi” në Shkup u denoncua se në periudhën nga 02.01.2026 deri më 05.01.2026 në një barakë në zonën e Karposhit, pronë e Ndërmarrjes Publike, me anë të përdorimit të forcës fizike dhe një vegle është kryer vjedhje e rëndë, me ç’rast nga kasaforta ishin marrë disa copë armë zjarri, të cilat janë përdorur nga Shërbimi i Sigurimit të Ndërmarrjes Publike. Po merren masa…

Read More

Pas zgjedhjes së Krenare Latifi Kçikut si kryesuese e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, kryetari i komunës, Alban Hyseni, njoftoi mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme të premten për miratimin e buxhetit të vitit 2026.“Krenare Latifi Kçiku është zgjedhur kryesuese e Kuvendit dhe ne sapo kemi nënshkruar ftesën për seancën e jashtëzakonshme, ku do të votohet buxheti i vitit 2026”, tha Hyseni pas votimit.Kryetari theksoi se propozimi i buxhetit është i njëjti si ai i dorëzuar fundvitin e kaluar, i cili atëherë nuk kishte kaluar në Kuvend. Ai shtoi se, megjithëse numrat e votave janë të mjaftueshëm për miratimin e…

Read More

I vetëdijshëm për interesimin e madh që Rafael Leao po ngjall te disa prej klubeve më të mëdha të futbollit evropian, AC Milan ka vendosur të veprojë. Drejtuesit kuqezi kanë nisur lëvizjet konkrete me objektivin e qartë për të rinovuar kontratën e yllit portugez, i cili është shndërruar në një nga figurat kryesore të skuadrës.Leao iu bashkua Milanit në vitin 2019 për shumën e 50 milionë eurove dhe, që prej asaj kohe, është konsoliduar si një prej liderëve të ekipit. Në një sezon ku Milani konsiderohet ndër favoritët për titullin në Serie A, 26-vjeçari po dhuron paraqitje të rëndësishme, pavarësisht…

Read More

Komuna e Deçanit ka raportuar se reshjet e vazhdueshme të shiut kanë krijuar rrezik në disa zona, ndërsa ekipet emergjente kanë qenë të angazhuara pa ndërprerje në terren. Kryetari i Komunës, Bashkim Ramosaj, ka bërë apel për kujdes të shtuar nga qytetarët.“Për shkak të reshjeve të vazhdueshme të shiut është krijuar një situatë e cila paraqet rrezik në disa zona, mirëpo ekipet e emergjencës së Komunës së Deçanit kanë qenë pandërprerë në terren, veçanërisht në Carrabreg të Ulët, Prilep, Baballoq, Ratishë të Ulët, Dubovik dhe në qytet”, tha Ramosaj.Ai ka theksuar se gjendja aktuale nuk është shqetësuese, por mbetet nën…

Read More

Komuna e Malishevës ka njoftuar për shtyrjen e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2025/2026 për të gjitha institucionet arsimore, përfshirë edhe çerdhet për fëmijë.Sipas njoftimit të Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, vendimi është marrë bazuar në parashikimet e Institutit Meteorologjik të Kosovës për përkeqësim të motit, si dhe në gjendjen e rënduar në terren në komunën e Malishevës, si pasojë e reshjeve të shumta të shiut dhe vërshimeve që kanë përfshirë pothuajse të gjitha vendbanimet.“Ju njoftojmë se fillimi i gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2025/2026 shtyhet deri më datën 12 janar 2026”, thuhet në njoftimin zyrtar…

Read More

Strategji shekullore që ju ndihmojnë të mos humbni kontrollin kur tensioni rritetMiyamoto Musashi ishte një nga figurat më të jashtëzakonshme të Japonisë së shekullit XVI. Ai u shqua si një duelant i pathyeshëm, duke fituar mbi 60 përballje para moshës tridhjetëvjeçare. Por epërsia e tij nuk buronte vetëm nga teknika e përkryer e shpatës, ajo vinte nga diçka shumë më e thellë: aftësia për të ruajtur qetësinë edhe në momentet kur humbja ishte vetëm një hap larg.Sot, askush nuk do të përballet me shpatë, por parimet që Musashi zhvilloi janë drejtpërdrejt të zbatueshme në jetën moderne dhe në përballjen me…

Read More

Statistikat e publikuara nga Transfermarkt zbulojnë portierët më të qëndrueshëm të vitit 2025. Në garë përfshihen 15 ligat kryesore, të gjitha garave dhe ndeshjet me kombëtare. Gara është e fortë, me emra të mëdhenj të futbollit evropian, ndërsa në mesin e tyre gjendet edhe portieri shqiptar, Thomas Strakosha.Anatoliy Trubin ka qenë portieri më i besueshëm i vitit 2025 deri më tani, duke kryesuar listën me 26 porta të paprekura në 61 paraqitje, sipas të dhënave të Transfermarkt.Pas tij renditet Gianluigi Donnarumma, i cili ka regjistruar 24 ndeshje pa pësuar gol në 60 takime, duke konfirmuar edhe një herë rolin kyç…

Read More

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se sot ka nisur cikli i emërimeve për qeverisjen lokale, duke filluar me kabinetin e tij, me të cilin do të vazhdojë punën edhe gjatë këtij mandati.“Sot, nisëm ciklin e emërimeve për qeverisjen lokale, duke filluar me kabinetin tim, me të cilin do të vazhdoj punën edhe në këtë mandat, me të njëjtin përkushtim dhe përgjegjësi”, ka shkruar Totaj.Ai bëri të ditur se janë emëruar edhe dy drejtorë komunalë. Sipas tij, Drejtor i Shërbimeve Publike është emëruar Islam Ukaj, ndërsa Drejtoreshë e Arsimit dhe Shkencës është emëruar Luljeta Veselaj Gutaj.“Po ashtu,…

Read More

Rick Harrison nga seriali “The Pawn Stars” dhe e dashura e tij, Agrippina Polushkin u martuan. Ceremonia u mbajt në Las Vegas. Ata do të martohen zyrtarisht më vonë këtë muaj. Rick Harrison dhe Agrippina Polushkin”Jemi shumë të emocionuar që do të fillojmë një kapitull të ri si burrë e grua dhe do të festojmë me miqtë dhe familjen në Las Vegas, ku do të përfshihet edhe dasma jonë më vonë këtë muaj. Ka qenë një aventurë e vërtetë dhe mezi presim gjithçka”, tha Rick Harrison për revistën People.Çifti njoftoi fejesën e tyre në mars të vitit të kaluar. Ai…

Read More

Udhëheqësit nga fuqitë kryesore evropiane shprehën mbështetje për Danimarkën dhe Grenlandën të martën në një deklaratë të përbashkët, duke thënë se ishulli Arktik i përket popullit të tij, pas interesit të përtërirë nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump për të marrë territorin danez.”Grenlanda i përket popullit të saj. Është detyrë e Danimarkës dhe Grenlandës, dhe vetëm atyre, të vendosin për çështjet që kanë të bëjnë me Danimarkën dhe Groenlandën”, thuhet në deklaratën e udhëheqësve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Polonisë, Spanjës, Britanisë dhe Danimarkës.Udhëheqësit thanë se siguria në Arktik duhet të arrihet kolektivisht me aleatët e NATO-s, përfshirë Shtetet e Bashkuara,…

Read More