Author: korrektpress

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, ka publikuar në profilin e tij në Facebook një video nga autostrada Ohër–Kërçovë, me të cilën thekson se pjesa më e madhe e kësaj autostrade është praktikisht e përfunduar. Ai njoftoi se 40 kilometra të kësaj trase tashmë janë vënë në funksion.Postimi i plotë: “Shikoni këtë video të bukur nate nga një pjesë e autostradës Ohër–Kërçovë.40 kilometra tashmë janë në funksion.Shpresoj që një numër i madh i qytetarëve të Maqedonisë do të udhëtojnë nëpër këtë autostradë drejt Jerusalemit Ballkanik – Ohrit, për këtë Krishtlindje.Urime për të gjithë punëtorët e palodhur që u përkushtuan…

Read More

Samsung solli në CES serinë e saj më të fundit të laptopëve Galaxy Book6 – ata fuqizohen nga procesorët Intel Core Ultra Series 3, të parët në nyjen Intel 18A (kjo është një nyje e klasës 1.8nm).Procesorët e rinj, së bashku me një sistem ftohjeje shumë të përmirësuar, ndihmojnë laptopët e vitit 2026 të funksionojnë më gjatë dhe më ftohtë, transmeton Telegrafi.Në seri ka tre modele: standard, Pro dhe Ultra. Ultra është i disponueshëm vetëm në madhësinë 16”, ndërsa dy të tjerët ofrojnë një zgjedhje midis ekraneve 14” dhe 16”.Samsung Galaxy Book6 Pro dhe Galaxy Book6 Ultra kanë ekrane me…

Read More

“Shok i madh”… Kështu e përshkruanin zyrtarët e Serbisë deri së fundi liderin tashmë të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Maduron.Ndërsa rrëzimin e tij në një aksion amerikan e vlerësuan si “të drejtën e forcës” dhe “të drejtën e më të fortit”.“Konstatimi nuk ishte kështu kur, në vitin 2022, Rusia e filloi luftën në Ukrainë”, tha për REL-in Jelica Miniq nga Lëvizja Evropiane joqeveritare në Serbi.Beogradi zyrtar mbështeti integritetin territorial të Ukrainës, por nuk iu bashkua sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë dhe vazhdoi të mbajë lidhje me Moskën.Serbia forcoi marrëdhëniet me Venezuelën dhe regjimin e saj autoritar, ndërkohë që ky vend, i…

Read More

Sulmuesi kosovar Emir Sahiti pritet të largohet nga Hamburgu gjatë afatit kalimtar dimëror, pas një sezoni të vështirë dhe me shumë pak hapësira në skuadër.Sipas raportimit të OneFootball, menaxheri i 27-vjeçarit është duke punuar intensivisht për gjetjen e një klubi të ri. Emri i Sahitit u është ofruar disa skuadrave, përfshirë St. Pauli, por futbollisti ka kërkuar qartë që prioritet të jetë një transferim drejt Arabisë Saudite.Sahiti ka pasur vështirësi të mëdha për të siguruar minuta këtë edicion në Bundesligën gjermane. Ai ka zhvilluar vetëm 122 minuta lojë në kampionat, duke u paraqitur në dy ndeshjet e para të sezonit.…

Read More

Pasi mbaroi masterin në zhvillim të qëndrueshëm në vitin 2023, Jasmin jetonte në një furgon VW me Bertie-n, atëherë tre vjeç, duke udhëtuar nëpër Mbretërinë e Bashkuar, duke kursyer dhe mos paguar qira dhe duke kërkuar një shtëpi që mund ta ndërtonte vetë pa shpenzuar shumë.Një mundësi iu dha më vonë atë vit kur ajo pa një autobus dykatësh të papërdorur në shitje për 8,000 funte në Facebook Marketplace. “I përkiste një djali që e kishte blerë nga një ish-shofer autobusi dhe kishte filluar ta shndërronte në një shtëpi të lëvizshme për veten dhe gruan e tij para se ajo…

Read More

Liverpool nuk ka asnjë qëllim ta lejojë Federico Chiesan të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit, pavarësisht interesimit në rritje nga Napoli dhe Juventus.Raportimet e fundit nga Italia e kishin lidhur anësorin italian me një rikthim të mundshëm në Serie A në formë huazimi, por këto skenarë pritet të mbeten vetëm në letër. Sipas Sky Sports UK dhe TuttoMercato, klubi anglez ka vendosur të mbyllë çdo mundësi largimi në mes të sezonit. Liverpool e sheh Chiesan si pjesë të planeve për pjesën e mbetur të kampionatit dhe nuk është i gatshëm të aprovojë as huazim e as transferim të përhershëm…

Read More

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për sigurimin e informatave që do të ndihmonin në identifikimin e një personi të dyshuar.Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, personi që shihet në fotografi kërkohet për përfshirje në veprën penale “Ngacmim”.Policia u bën thirrje qytetarëve që posedojnë çfarëdo informate që mund të çojë në identifikimin ose lokalizimin e personit të dyshuar, të bashkëpunojnë me autoritetet.Për çdo informatë, qytetarët mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës në numrin e telefonit 192 ose përmes adresës elektronike info@kosovopolice.com.

Read More

Kulmi i gripit sezonal pritet të arrijë në dy, tre javët në vijim. Spitalet dhe ordinancat të mbushura me pacientë kërkojnë trajtim dhe këshilla mjekësore kundër gripit. Megjithatë, mantelbardhët apelojnë që mos të merren antibiotikë pa udhëzim të mjekut, sepse pacienti nuk e di nëse ka virus sezonal apo baktere. Rekomandojnë higjienë personale, konsum të pemëve dhe perimeve, ujë dhe lëngje pa gaz.“Menjëherë mos të fillohet me antibiotik, sepse kur ka virus në organizëm, organizmi lufton me atë virus dhe më së paku i duhet antibiotik, sepse antibiotiku e ndal mbrojtjen e parë të organizmit. Pastaj mund të ndodhin komplikime.…

Read More

Një surprizë e madhe u regjistrua në seancën e fundit stërvitore të Barcelonës përpara gjysmëfinales së Superkupës së Spanjës ndaj Athletic Bilbaos, që do të zhvillohet nesër. Ylli i ri i katalanasve, Lamine Yamal, nuk u pa në fushë me pjesën tjetër të skuadrës, duke shkaktuar shqetësim mes tifozëve dhe mediave, raportoi Mundo Deportivo.Klubi reagoi shpejt duke qetësuar opinionin publik, duke bërë të ditur se Yamal ndodhej brenda kompleksit sportiv në Xheda, ku skuadra e Hansi Flick po përgatitet për këtë duel të rëndësishëm. Sipas Barcelonës, 17-vjeçari po ndiqte një program të veçantë fizik të adaptuar dhe mungesa e tij…

Read More

“Shok i madh”… Kështu e përshkruanin zyrtarët e Serbisë deri së fundi liderin tashmë të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Maduron. Ndërsa rrëzimin e tij në një aksion amerikan e vlerësuan si “të drejtën e forcës” dhe “të drejtën e më të fortit”. “Konstatimi nuk ishte kështu kur, në vitin 2022, Rusia e filloi luftën në Ukrainë”, tha për REL-in Jelica Miniq nga Lëvizja Evropiane joqeveritare në Serbi. Beogradi zyrtar mbështeti integritetin territorial të Ukrainës, por nuk iu bashkua sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë dhe vazhdoi të mbajë lidhje me Moskën. Serbia forcoi marrëdhëniet me Venezuelën dhe regjimin e saj autoritar, ndërkohë…

Read More