- Sot në gjyqin ndaj Stojançe Jovanovskit u prezantuan audio dhe video dëshmi për dhunën në familje
- Juventusi është gati të ofrojë 40 milionë euro për yllin e Man Utd
- Trump hodhi poshtë listën e dëshirave të Iranit për përfundimin e luftës – plani privat është krejtësisht ndryshe
- Të premten seanca e radhës: Partitë pa marrëveshje për presidentin dhe rezolutën për luftën
- Drew Barrymore shpërtheu në lot kur foli për pasiguritë e saj trupore: Ndihem e lodhur
- LVV dhe PDK vazhdojnë “luftën” për anëtarin e dhjetë të KQZ-së
- Shahin Biba nga Prizreni kandidat për kryetar të Komunës së Bursës
- Gratë në Maqedoni nuk informohen për kontrollet falas kundër kancerit, numri i vizitave parandaluese mbetet i ulët
Author: korrektpress
Makinat sportive nuk kanë qenë kurrë shumë të shitura. Ato i shërbejnë një segmenti të caktuar të tregut, i cili është i gatshëm të bëjë kompromise të caktuara për të shijuar një përvojë specifike drejtimi.Megjithatë, më pak klientë po e bëjnë këtë zgjedhje, pasi shitjet e makinave sportive ranë ndjeshëm vitin e kaluar – edhe pse disa modele panë rritje, transmeton Telegrafi.Ford Mustang mbetet makina sportive më e shitur në Amerikë me një diferencë të madhe. Shitjet për makinën ikonike me kalë u rritën me 3.0 përqind vitin e kaluar. E njëjta gjë nuk mund të thuhet për Chevrolet Corvette,…
Mëngjesin e sotëm temperaturat më të ulëta janë regjistruar në Kodrën e Diellit me zero gradë, ku ra edhe sasia më e lartë e shiut – 62 litra për metër katror.Në Lazaropole dhe Mavrovë, u matën dy gradë celsius.”0 gradë u matën në Kodrën e Diellit, 2 Lazaropole, Mavrovë, 4 Krushevë, 5 Shkup-Petrovec, Pretor, Pozharanë, Topolçani, 6 Shkup-Zajçev Rid, Berovë, Kriva Pallankë, Tetovë, Prilep, Gjurishte, 7 Kumanovë, Ohër, Manastir, 8 Vinicë, Kavadar, 9 Veles, Strumicë, Shtip, 10 Gjevgjeli, Demir Kapi”, thonë nga DPHM./Telegrafi/
Lego ka prezantuar Smart Bricks – versione të mbushura me teknologji të blloqeve të saj të vogla ndërtimi – të cilat thotë se do t’i japin jetë seteve me tinguj, dritë dhe reagim ndaj lëvizjes.Megjithatë, gama e re e produkteve ka marrë një reagim të përzier nga ekspertët e lojës, të cilët thonë se rrezikon të minojë atë që e bën Lego-n të dallueshëm për fëmijët në një botë gjithnjë e më digjitale.I njoftuar në CES 2026 në Las Vegas, sistemi Smart Play i prodhuesit danez të lodrave prezanton komponentë të rinj elektronikë në blloqet klasike plastike.Lego thotë se produktet…
Mohamed Salah dha një tjetër moment vendimtar për Egjiptin më 5 janar 2026, duke shënuar në vazhdime për të vulosur një fitore dramatike në fazën e 1/8-tës kundër Beninit në Kupën e Kombeve të Afrikës 2025.Goli i vonë i sulmuesit të Liverpoolit i dërgoi “Faraonët” në çerekfinale dhe gjithashtu shënoi një moment të rëndësishëm personal. Ky gol e çoi Salahun në kuotën e 66 gola me kombëtaren, duke e kaluar kështu legjendën e madhe të Bregut të Fildishtë, Didier Drogba mbetet i pesti me 65 gola. Salah tani është vetëm tre gola larg golashënuesit më të mirë të të gjitha…
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), gjatë periudhës nga 5 deri më 6 janar 2026, në territorin e Kosovës është regjistruar një sasi mesatare reshjesh prej 43 mm.Në bazë të të dhënave sipas pellgjeve lumore, reshjet kanë qenë më të mëdha në: Drini Bardhë me 76.2 mm, Lepenci me 47.9 mm, Ibri me 27.8 mm dhe Morava e Binçës me 19.9 mm. Si pasojë e këtyre reshjeve intensive, shumica e lumenjve në Kosovë, veçanërisht në pjesën perëndimore dhe qendrore, kanë pësuar ngritje të ndjeshme të niveleve, duke dalë në disa segmente nga shtrati dhe shkaktuar përmbytje lokale.Situata më e vështirësuar…
Aktori amerikan Michael B. Jordan zbuloi se shkoi në terapi pas njërit prej roleve më të rëndësishme të karrierës së tij.Në një intervistë me “CBS Sunday Morning”, aktori 38-vjeçar reflektoi mbi rolin e tij si Erik Killmonger në filmin e vitit 2018 “Black Panther”.Killmonger është personazhi negativ në film, një mercenar i Black Ops dhe kushëri i T’Challa, një personazh i luajtur nga i ndjeri Chadwick Boseman. Personazhi përpiqet të pushtojë Wakanda-n, por në fund mposhtet dhe vdes.Jordan zbuloi se pas xhirimeve, e kishte të vështirë të distancohej emocionalisht nga roli.”Më mbeti në mendje për njëfarë kohe. E dini, shkova…
Rezultatet e përmbledhura preliminare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, tregojnë një epërsi të qartë të Lëvizjes Vetëvendosje, por me një ndarje mandatesh që mbetet ende e brishtë dhe e hapur për ndryshime pas numërimit të votave të mbetura me postë.Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, me 99.47 për qind të vendvotimeve të numëruara, LVV prin me 50.72 për qind të votave, që përkthehet në 57 mandate. Pas saj renditet PDK me 20.40 për qind dhe 23 mandate, ndërsa LDK ka 13.29 për qind dhe 14 mandate. AAK ka siguruar 6 mandate, ndërsa Lista Serbe 9 mandate. Duhet theksuar se…
Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi sot ka uruar qytetarët me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse.”Me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse, Kuvendi u përcjell urimet më të mira të gjithë qytetarëve që e shënojnë këtë festë. Kjo ditë përbën një mundësi për të theksuar rëndësinë e respektit të ndërsjellë, bashkëjetesës dhe harmonisë shoqërore, si vlera themelore mbi të cilat ndërtohet stabiliteti institucional dhe demokratik i shtetit.Në emrin tim personal dhe në emër të gjithë deputetëve, shpreh dëshirën që kjo festë të sjellë qetësi, shëndet dhe mirëqenie në familjet tuaja.Le të shërbejë kjo periudhë si një nxitje për përgjegjësi të përbashkët, mirëkuptim…
Lumi Vjosa ka dalë nga shtrati në zonën e pazarit, pranë Ura e Mifolit, si pasojë e prurjeve të larta të ujit. Sipas të dhënave të fundit, niveli i Vjosës ka arritur në 6.8 metra mbi nivelin e detit.Autoritetet kanë njoftuar të gjitha familjet që jetojnë pranë lumit të marrin masa paraprake dhe të jenë të vëmendshme ndaj çdo rreziku të mundshëm. Ndërkohë, prurjet vijojnë të mbeten të larta nga zonat e Gjirokastrës dhe Përmetit, çka po ndikon drejtpërdrejt në rritjen e mëtejshme të nivelit të lumit.Situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa u bëhet thirrje banorëve të respektojnë…
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë, shtetas i huaj ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 06:00 të mëngjesit. Vdekja e tij u konstatua nga ekipi mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Hetimet për shkaqet e vdekjes janë në zhvillim. /Telegrafi/
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari