Author: korrektpress

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se në Kamëz, magazinoheshin veshje të kontrabanduara, të cilave iu viheshin logo false të markave të njohura ndërkombëtare.Policia në një njoftim për media thekson se lidhur me këtë kanë arrestuar një shtetas turk, një tjetër është në kërkim, ndërkaq po ashtu kanë sekuestruar sasi të mëdha veshjesh, stampa/logo të markave të njohura ndërkombëtare. Lexoni të plotë njoftimin e Policisë së Shqipërisë:Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DPPSh, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit…

Read More

Supermodelja Gisele Bundchen u martua me instruktorin e jiu-jitsu-s, Joaquí Valente, në një ceremoni private në nëntor në SHBA, disa muaj pasi ata mirëpritën në jetë një djalë së bashku. Familja e modeles shprehu shqetësim në lidhje me zgjedhjen e bashkëshortit.Sipas burimit, familja Bundchen ishte e shqetësuar për vendimin e saj për t’u martuar me Valenten, duke pasur parasysh se martesa me një burrë jo shumë të pasur ishte e rrezikshme për dikë me një pasuri neto të vlerësuar prej 400 milionë dollarësh.“Familja e saj e këshilloi të mos martohej me një burrë pa pasuri kur është miliardere”, tha burimi.…

Read More

Si pasojë e reshjeve të shumta dhe motit të keq, në rrugën Elbasan–Gjinar ka pasur rrëshqitje dherash, të cilat kanë sjellë bllokimin e qarkullimit.Bllokimi ka ndodhur rreth orës 10:00 të kësaj të shtune, në afërsi të fshatit Lleshan, duke ndërprerë qarkullimin në këtë aks të rëndësishëm që lidh disa fshatra të zonës së Shpatit, raporton euronews.al.Banorët dhe drejtuesit e mjeteve kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të ekipeve të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) për pastrimin e rrugës dhe rikthimin e qarkullimit në normalitet.

Read More

KF Llapi ka zyrtarizuar përforcimin më të ri në repartin defensiv, duke arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin Ahmed Domazet, i cili nga tani do të jetë pjesë e skuadrës bardhekaltër.Domazet është formuar te ekipi i Strugës, ndërsa gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë edhe e disa klubeve në Maqedoninë e Veriut, përfshirë Karaormanin, Ohrin dhe Vardarskin, ku ka fituar përvojë të rëndësishme në futbollin vendor.Me mbrojtësin është nënshkruar kontratë njëvjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër, në përputhje me objektivat dhe projektin sportiv të klubit.Njoftimi i plotë i Llapit:KF Llapi njofton se ka arritur marrëveshje me futbollistin Ahmed…

Read More

Sot po zhvillohet votimi i personave të sëmurë ose të paaftë dhe personave që vuajnë dënime me burg për zgjedhjet e përsëritura për kryetarë të komunave Gostivar, Mavrovë dhe Rostushë, Vrapçisht dhe Qendër Zhupë, njofton Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.”Gjithsej 249 persona të sëmurë ose të paaftë mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në këto zgjedhje. Nga këta, 146 persona janë regjistruar për të votuar në Gostivar, 32 persona të sëmurë ose të paaftë kanë të drejtë vote në Vrapçisht, 69 persona mund të votojnë për kryetar të komunave Mavrovë dhe Rostushë dhe 2 persona mund të votojnë…

Read More

Malisheva po përgatitet që së shpejti të bëjë një goditje të madhe në afatin kalimtar të transferimeve.Siç ka mësuar Telegrafi, drejtuesit e klubit janë shumë afër arritjes së një marrëveshjeje me futbollistin e talentuar Rion Xhemaili.Xhemaili, 22-vjeçar, i lindur dhe i rritur në Zvicër, është vëllau binjak i futbollistes së njohur Riola Xhemaili, e cila tashmë përfaqëson Zvicrën në kategorinë e femrave dhe aktualisht është pjesë e gjigantit holandez PSV Eindhoven.Rioni është produkt i akademisë së Baselit, atje ku kishte kaluar në moshë shumë të hershme nga Solothurni. Për Baselin ai luajti nga grupmoshat U17 deri tek ato U21. Rion…

Read More

Sot i është dhënë lamtumira e fundit ish ministrit të Ekonomisë, Ali Sadriu, i cili ndërroi jetë të premten në moshën 75 vjeçare.Në mbledhjen komemorative në nderim të figurës së ish-ministrit Sadriu, ishte i pranishëm kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Abdixhiku në një postim në Facebook shkruan se Sadriu si ministër i parë i Financave në Kosovën e pasluftës vuri themelet e ekonomike e financiare. Lexoni të plotë postimin e Abdixhikut në Facebook: Sot i dhamë lamtumirën e fundit një njeriu të mirë dhe një shërbyesi të ndershëm të Kosovës, Ali Sadriut. Nderuam jo vetëm një figure…

Read More

Protestat në Iran morën një kthesë të rëndë gjatë natës të së premtes, kur demonstrues të dhunshëm në lagjen Saadat Abad të Teheranit i vunë zjarrin xhamisë Al‑Rasool dhe dogjën disa vetura civile, raportojnë mediat lokale.Sipas burimeve zyrtare, ngjarjet kaluan nga protesta paqësore në shkatërrim të pronës publike dhe private. Xhamia u dogj pranë sheshit Shahid Tehrani Moghaddam, ndërsa dëshmitarët thanë se veprimi nuk ishte vetëm simbolik, por një sulm i drejtpërdrejtë ndaj objektit fetar dhe sigurisë publike.Tehran is burning. The death toll is already in the hundredsDespite an almost complete internet shutdown, videos continue to leak out of Iran…

Read More

Limi Hoti është një nga banorët që ka nisur sot aventurën e tij të re në Big Brother VIP Kosova, duke sjellë që në hyrje interes dhe diskutime të shumta në publik.Regjisori njihet edhe për lidhjet e tij të mëparshme, pasi ka qenë ish-i dashuri i dy banoreve aktuale të shtëpisë, Albës dhe Bias. Me të dyja, Limi ka ndarë momente të afërta dhe intime në periudha të ndryshme të jetës së tij.Me hyrjen e tij në shtëpinë më të famshme në Kosovë, në rrjetet sociale janë rikthyer në vëmendje pamje dhe momente nga aventura e tij e mëparshme me…

Read More

Policia njofton se gjatë ditës së djeshme kanë arrestuar një banor të Tetovë, i cili kërkohej për vuajtje të dënimit me burg prej tre vjetësh.“Më 09.01.2026, në orën 15:15, punonjës policie nga Stacioni Policor Tetovë, në rrugën “Shtipska” në Tetovë, arrestuan K.K. (44) nga Tetova, i cili ishte i kërkuar me urdhër gjyqësor për vuajtje dënimi prej tre vjetësh për kryerjen e veprës penale “tregti e paautorizuar dhe shpërndarje e drogës narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. K.K. është dërguar në burgun e Idrizovës për të vuajtur dënimin”, thonë nga MPB.

Read More