Author: korrektpress

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar për një ndryshim të theksuar të kushteve meteorologjike, duke njoftuar se gjatë natës pritet rënie e ndjeshme e temperaturave dhe reshje bore në pjesë të ndryshme të vendit.Sipas IHMK-së, era do të ndryshojë drejtimin, duke kaluar nga juglindja në veri dhe veriperëndim, çka do të favorizojë depërtimin e masave ajrore të ftohta me origjinë veriore. Ky zhvillim pritet të shoqërohet me ulje të ndjeshme të temperaturave në të gjitha rajonet e Kosovës.Si pasojë, reshjet aktuale të shiut pritet që pas mesnatës të shndërrohen gradualisht në reshje bore. Fillimisht, bora do të paraqitet në…

Read More

Donald Trump dëshiron të marrë Grenlandën – dhe Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se të gjitha opsionet janë në tryezë, përfshirë përdorimin e forcës.Ndërsa një operacion ushtarak është vetëm një nga një sërë opsionesh ekonomike dhe politike që po merren në konsideratë, pasi do të ishte një sulm nga një anëtar i NATO-s ndaj një tjetri, një veprim i tillë do të përfaqësonte një skenar makthi për aleancën e NATO-s.Trump ka thënë vazhdimisht se Grenlanda është jetike për sigurinë kombëtare të SHBA-së, duke pretenduar pa prova se është “e mbuluar me anije ruse dhe kineze kudo”.Me ekspertizën e ekspertëve amerikanë,…

Read More

Futbollisti brazilian Neymar ka vendosur të ndajë me ndjekësit e tij në Instagram, që janë mbi 232 milionë, një pamje nga jeta e tij luksoze. Ylli i Santos, 33 vjeç, ish-lojtar i Barcelonës, ka postuar një foto të flotës së tij mbresëlënëse të automjeteve, vlera e të cilave llogaritet mbi 50 milionë euro.Në vilën e tij në Mangaratiba, në Rio de Janeiros, Neymar ka shfaqur një automjet unik: një replikë e makinës së Batmanit, e njohur nga filmat e DC Comics. Vlera e saj është rreth 1.3 milion euro. Avion privat dhe helikopter luksoz Neymar nuk ndalet me makinat. Ai…

Read More

Real Madridi po planifikon të përforcojë repartin e mesfushës gjatë verës, me synimin për të zëvendësuar përfundimisht largimin e dy legjendave Toni Kroos dhe Luka Modric. Drejtuesit e klubit kanë analizuar disa emra gjatë muajve të fundit dhe njëri prej tyre është mesfushori anglez Adam Wharton.Zyrtarët e Real Madridit e kanë monitoruar Wharton që në fillim të vitit të kaluar. Në moshën 21-vjeçare, ai përputhet plotësisht me politikën e transferimeve të klubit dhe, nëse transferohet në “Santiago Bernabeu”, mund të bëhet pjesë kyçe e mesfushës së së ardhmes, përkrah Jude Bellingham, Aurelien Tchouaméni, Eduardo Camavinga, Federico Valverde dhe Arda Guler.…

Read More

Forcat britanike iu bashkuan një operacioni dramatik amerikan për të kapur një anije-cisternë nafte me flamur rus në brigjet e Skocisë të mërkurën. Marinera, një anije e lidhur me Venezuelën, e njohur më parë si Bella-1, u kap ndërsa udhëtonte drejt veriut dhe lindjes në ujërat drejt Islandës, shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi.Anija mbikëqyrëse e RAF dhe një anije mbështetëse detare, RFA Tideforce, ishin midis aseteve ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar që morën pjesë në operacion, sipas Ministrisë së Mbrojtjes.Kapja e Marinera, e cila dukej se ishte drejtuar për në një port arktik rus, mund të jetë një pikë e…

Read More

Vetëm pak javë pas publikimit të tij më 18 dhjetor, albumi më i fundit i Yll Limanit, me titull “TSN” (Thirrëm Sot ose Nesër), po thyen rekorde në platformat digjitale dhe po bëhet një nga projektet më të komentuar të fillimvitit në muzikën shqiptare.Sipas statistikave të fundit, albumi ka arritur të regjistrojë 20 milionë dëgjime në të gjitha platformat muzikore, duke treguar jo vetëm popullaritetin e artistit, por edhe përqafimin e gjerë nga publiku.“TSN” përmban gjithsej 16 këngë, të cilat u pritën me shumë interes që në momentin e publikimit. Foto: InstagramStilistikisht, albumi mban gjurmët e Limanit, me meloditë e…

Read More

Policia e Kosovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë ngasjes, si pasojë e ndryshimit të kushteve atmosferike dhe reshjeve të shiut e borës në disa pjesë të vendit.Në njoftimin e saj, Policia thekson se kushtet aktuale krijojnë vështirësi në qarkullimin rrugor dhe rrisin rrezikun për aksidente, veçanërisht për shkak të rrugëve të lagura, të mbuluara me borë dhe mundësisë së paraqitjes së ngricave.Autoritetet u bëjnë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik, në veçanti drejtuesve të automjeteve, që të përshtatin shpejtësinë me kushtet atmosferike dhe gjendjen e rrugës, të mbajnë distancën e sigurisë mes mjeteve dhe të ngadalësojnë lëvizjen…

Read More

Lionel Messi, sulmuesi i Inter Miami, ka folur hapur për planet e tij për pas karrierës së futbollit dhe ka përjashtuar mundësinë që të bëhet trajner, duke treguar se dëshiron të mbetet i lidhur me futbollin në mënyrë tjetër. Intervista u zhvillua për kanalin argjentinas Luzu, ku “10-shi” surprizoi të gjithë duke folur për jetën personale, karrierën dhe planet për të ardhmen.Një ide për të pasur klubin e tijPyetja klasike që i bëhet lojtarëve të mëdhenj për pensionimin është se çfarë do të bëjnë pas lamtumirës nga fusha. Messi u shpreh qartë: nuk e sheh veten si trajner, ashtu si…

Read More

Pas reshjeve të shiut që shkaktuan vërshime në disa zona të Kosovës, situata meteorologjike ka ndryshuar, ndërsa në shumë pjesë të vendit ka nisur të bie borë.Faqja “Meteo Ballkan” ka publikuar një video nga bora që po bie në Podujevë, ku shihet se qyteti është zbardhur brenda një kohe shumë të shkurtër. “Podujeva zbardhet shumë shpejt”, thuhet në mbishkrimin e videos së publikuar.Ndërkohë, pamje të reshjeve të borës janë publikuar edhe nga Mitrovica, ku bora ka mbuluar rrugët dhe objektet, duke krijuar kushte tipike dimërore pas vërshimeve të ditëve të fundit.Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar…

Read More

Burnley dhe Manchester United u ndanë në barazim 2-2 në kuadër të javës së 21-të në Ligën Premier.Skuadra vendase kaloi e para në epërsi në minutën e 13-të, kur Hannibal Mejbri asistoi për Bashir Humphreys, i cili përfitoi nga devijimi i goditjes së tij brenda zonës për të mposhtur portierin Senne Lammens dhe për ta çuar Burnleyn në avantazh prej 1-0.Manchester United tentoi të reagojë dhe mendoi se kishte barazuar në minutën e 28-të përmes Lisandro Martinez, por pas rishikimit me VAR, arbitri Stuart Attëell anuloi golin për shkak të një faulli në ndërtimin e aksionit.Pjesa e dytë nisi furishëm…

Read More