Author: korrektpress

Si pasojë e kushteve të rënda atmosferike që kanë përfshirë vijën bregdetare gjatë orëve të fundit, një anije çisternë ka dalë në breg në zonën e Tales, në qarkun e Lezhës.Sipas informacioneve paraprake, era e fortë dhe dallgëzimi i lartë kanë bërë që anija të shtyhet drejt bregut ranor. Më poshtë mund të shikoni dhe pamjet e anijes. /Tch/

Read More

Punëtorët e NPL Eko-Theranda kanë nisur punën që në orët e hershme të mëngjesit për pastrimin e rrugëve nga gurët dhe dheu i dalë si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit.Ky angazhim, sipas drejtuesve të kompanisë, ka për qëllim rritjen e sigurisë dhe lehtësimin e qarkullimit për të gjithë qytetarët.“Qëllimi ynë është të sigurojmë që rrugët të jenë të kalueshme dhe të sigurt për qytetarët. Punëtorët tanë janë në terren që nga mëngjesi dhe po punojnë intensivisht për pastrimin e çdo segmenti të bllokuar”, thuhet në postimin e NPL Eko-Theranda në Facebook.Njoftohet se punimet do të vazhdojnë deri në…

Read More

Me urdhër të Prokurorisë së Prizrenit, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ka nisur një operacion i gjerë policor që përfshin të gjithë territorin e Kosovës.Sipas raportimeve, nga ky operacion pritet që rreth 40 persona të trajtohen si të dyshuar, ka njoftuar televizioni Dukagjini.Objekt i bastisjeve janë pronat e ish-zyrtarëve të Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS), ku aksioni policor ka filluar që në orët e para të mëngjesit.Deri më tani, është arrestuar ish-drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS), Sami Mazreku, ndërsa Policia e Kosovës është në kërkim të ish-shefit të financave të kësaj ndërmarrjeje, Valon Berisha.Sipas Kallxo.com,…

Read More

Komuna e Drenasit ka njoftuar se pas reshjeve të borës, kompania e kontraktuar për mirëmbajtjen dimërore ka nisur punën që në orët e hershme të mëngjesit për pastrimin e rrugëve dhe sigurimin e qarkullimit normal.Sipas njoftimit zyrtar, ekipet komunale janë të angazhuara në terren dhe po punojnë intensivisht në pastrimin e borës në rrugët kryesore dhe dytësore të komunës.“Ekipet janë në terren dhe po punojnë intensivisht për pastrimin e borës dhe sigurimin e qarkullimit normal në rrugët kryesore dhe dytësore”, thuhet në njoftimin e Komunës së Drenasit.Nga komuna u është bërë thirrje vozitësve që të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe…

Read More

Një grua është dërguar në QKUK për tretman mjekësor pas problemeve shëndetësore.Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 07.01.2026 rreth orës 08:30, në Suharekë. Tutje bëhet e ditur se viktimës i është keqësuar gjendja dhe më pas ka ndërruar jetë. “Suharekë 07.01.2026-08:30. Viktima femër kosovare është dërguar në QKUK për tretman mjekësor pasi problemeve shëndetësore. Viktimës i është keqësuar gjendja dhe më pas ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Read More

Lojtarët e Evertonit në duelin kundër Wolverhampton (1-1) morën dy kartonë të kuq dhe e përfunduan ndeshjen me vetëm tetë lojtarë në fushë, të dy të cilët u ndëshkuan për shkak të situatave të pazakonta.Nuk ishin nisjet e dhunshme që normalisht çonin në kartonë të kuq. Përkundrazi, edhe Jack Grealish mori dy kartonë të verdhë pa kryer asnjë faull të vetëm.Evertoni udhëhoqi që nga minuta e 17-të kundër ekipit më të dobët të ligës me një gol nga Michael Keane, por 18-vjeçari super i talentuar Mateus Mane barazoi për vizitorët në minutën e 69-të.Vetëm më pas pasuan skenat kaotike. Në…

Read More

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se është ndaluar qarkullimi i autobusëve për në Kodrën e Diellit.”Për shkak të reshjeve të dendura të borës në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit, nga ora 09:25 vendoset ndalim qarkullimi për autobusë, ndërsa pajisjet dimërore (zinxhirët e borës) janë të detyrueshme për automjetet e lehta”, njoftojnë nga LAMM.Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, temperatura më e ulët e matur sot në mëngjes deri në orën 7:00 ka qenë në Kodër të Diellit -4 gradë celsius, ku ka edhe shtresë bore prej 31 centimetrash./Telegrafi/

Read More

Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një grua. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 më 10.06.2025. Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin me 07.01.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Read More

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shënuar një rezultat historik në zgjedhjet parlamentare, duke kaluar shifrën prej 400 mijë votash individuale dhe duke u renditur si kandidati më i votuar ndonjëherë në Kosovë.Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, më 8 janar 2026, në orën 09:36, kreun i Lëvizjes Vetëvendosje ka grumbulluar gjithsej 401,241 vota, ndërsa partia që drejton ka siguruar shumicën absolute të votave, me 51.01 për qind apo 484,049 vota, pas numërimit të 100 për qind të vendvotimeve, gjithsej 2,836. Duke shikuar nga historiku i zgjedhjeve në Kosovë, Kurti është bërë kandidati…

Read More

Gjatë mbrëmjes së fundit në shtëpinë më të madhe në vend, Klodi është parë në një gjendje të rënduar emocionale, duke shpërthyer në lot para banorëve.Në ato momente të vështira, pranë tij ka qëndruar Londrimi, i cili u përpoq ta qetësonte dhe t’i ofronte mbështetje shoqërore. Afrimiteti mes dyshes është vërejtur prej kohësh, si brenda shtëpisë ashtu edhe nga publiku që po e ndjek reality show-n.Raporti i tyre i ngushtë ka qenë temë diskutimi të vazhdueshëm mes banorëve, por edhe jashtë shtëpisë, duke nxitur komente dhe interpretime të ndryshme mbi lidhjen që kanë krijuar gjatë lojës. – YouTube youtu.be Madje,…

Read More