Author: korrektpress

Me ndezjen simbolike të flakadanit është hapur zyrtarisht Manifestimi Kulturor Mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2026” në Gjilan, i cili i kushtohet kujtimit dhe nderimit të heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit ndër breza.Hapja e manifestimit u shënua me një defile simbolik të të rinjve në qendër të qytetit, ndërsa ceremonia qendrore dhe ndezja e flakadanit u zhvilluan në platonë e Teatrit të Qytetit. Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues institucionalë, si dhe përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta.Programi artistik u pasurua me interpretimet e Orkestrës Frymore “Selman Vokshi”, e cila prezantoi vepra të përzgjedhura nga kompozitorë shqiptarë, duke i…

Read More

Mbrëmë, lojtarët e Barcelonës mposhtën Real Madridin me rezultatin 3:2 në Arabinë Saudite, duke fituar kështu Superkupën e Spanjës. Megjithatë, fitimet financiare nga kjo garë nuk janë aq të mëdha sa mund të kenë pritur tifozët.Shumë tifozë mendonin se klubet spanjolle do të përfitonin shifra astronomike për pjesëmarrjen dhe zhvillimin e kësaj gare në Arabinë Saudite, por realiteti është ndryshe. Me fitoren e Superkupës, Barcelona përfitoi gjithsej tetë milionë euro, ndërsa Real Madridi arkëtoi 7.5 milionë euro. telegrafi.com Diferenca mes fituesit dhe humbësit në finale është vetëm gjysmë milioni euro, një shifër relativisht e vogël për standardet e futbollit modern.Buxheti…

Read More

Grupet e organizuara kriminale nga Ballkani kanë lidhje edhe në Venezuelë. Këtë e tregojnë rastet e sekuestrimeve të kokainës, arrestimeve dhe procedurave gjyqësore që janë përfunduar ose që janë ende në zhvillim.Këto grupe janë identifikuar nga organizata ndërkombëtare, si EUROPOL dhe INTERPOL, si ndër aktorët kryesorë në trafikimin e kokainës nga shtetet e Amerikës Latine drejt Evropës.Venezuela ka ardhur në qendër të vëmendjes ndërkombëtare si një shtet transit për trafikimin e kokainës pas arrestimit të udhëheqësit të rrëzuar, Nicolas Maduro, nga forcat e Shteteve të Bashkuara në fillim të janarit.Maduro do të përballet me gjykim në SHBA në bazë të…

Read More

Në një intervistë të re, Jennifer Lawrence theksoi se u përgatit me rigorozitet për rolin e saj në filmin “Red Sparrow”.Ajo pohon se këto përgatitje ishin më të vështirat për të.”Teknikisht, mendoj se ‘Red Sparrow’ ishte më i vështiri sepse më duhej të zotëroja theksin rus”, tha ajo.Në këtë film, Lawrence luajti rolin e një ish-balerine ruse që u shndërrua në spiune. Gjithashtu, përveç zotërimit të një theksi rus, ajo thekson se kaloi kohë duke stërvitur trupin e saj që idealisht të dukej si një balerinë.Koreografi Kurt Froman shpjegoi gjithashtu se ai punoi me Jennifer gjashtë ditë në javë, tre…

Read More

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka bërë të ditur se po përcjell nga afër punimet për pastrimin e rrugëve në zonat malore të Shalës së Bajgorës, përkundër temperaturave shumë të ulëta.Sipas Pecit, në fshatin Kovaçicë temperaturat kanë zbritur deri në -14 gradë Celsius, ndërsa ekipet komunale po angazhohen për të siguruar qarkullim sa më normal në rrugë. Ai theksoi se Komuna po përballet njëkohësisht me sfida të ndryshme në territorin e saj, përfshirë vërshimet në zonat urbane dhe pastrimin e borës në viset malore.“Në Kovaçicë, ku temperatura në këto momente po shënon -14 gradë, nga afër po e…

Read More

Qeveria e re e Kosovës, sipas analistit të politikave Agron Demi, duhet ta shfrytëzojë vitin 2026 për të vendosur themele të qarta zhvillimore dhe për të shmangur politikat afatshkurtra që nuk prodhojnë rezultate të qëndrueshme. Në “Përballje Podcast”, me kryeredaktorin e Telegrafit Muhamet Hajrullahu, Demi theksoi se fokusi i institucioneve të reja duhet të jetë funksionalizimi i shtetit dhe orientimi drejt reformave që ndikojnë drejtpërdrejt në ekonomi dhe shoqëri. – YouTube www.youtube.com Sipas tij, prioriteti i parë duhet të jetë stabiliteti institucional dhe miratimi në kohë i buxhetit. “Miratimi i buxhetit është pika e parë dhe më e rëndësishme, sepse…

Read More

Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso ka zbuluar se Vinicius Junior ishte ai që kërkoi zëvendësim në minutat e fundit të finales së Superkupës së Spanjës.Tekniku spanjoll befasoi shumëkënd në minutën e 82-të, kur vendosi ta largojë nga loja Vinicius Jr në stadiumin “Alinma Bank”. Braziliani kishte qenë lojtari më i rrezikshëm i “Los Blancos” në humbjen 3-2, duke shënuar golin e parë për skuadrën e tij në mënyrë spektakolare dhe duke krijuar vazhdimisht raste me shpejtësinë dhe depërtimet e tij nga krahu i majtë.Me Real Madridin që po humbiste me një gol dhe fundi i ndeshjes që po afrohej,…

Read More

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të dielën se Irani propozoi negociata pas kërcënimit të tij për të goditur Republikën Islamike për shkak të shtypjes së protestuesve, ndërsa aktivistët njoftuan se numri i të vdekurve ishte rritur në të paktën 544.Sipas një raporti nga Agjencia e Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut me seli në SHBA, mbi 10,600 persona janë arrestuar gjithashtu gjatë dy javëve të protestave, dhe 48 nga viktimat ishin personel sigurie, dhe 496 ishin demonstrues.Duke folur me gazetarët të dielën në mbrëmje në bordin e Air Force One, Trump tha: “Mendoj se janë të lodhur…

Read More

Gati 2,5 miliardë dollarë (2.14 miliardë euro) llogaritet dëmi i përmbytjeve në tre dekada, e megjithatë askush nga përfaqësuesit e institucioneve që janë të angazhuara me mirëmbajtjen e sistemit hidrik në Shqipëri, vlerësimin e riskut para dhe gjatë emergjencave nuk ka dhënë llogari para drejtësisë dhe as është gjetur fajtor.Fatura e dëmit ekonomik bëhet publike nga një raport i detajuar i Kontrollit të Lartë të Shtetit, që ka kaluar në lupë përgjegjësitë në nivel qendror dhe të pushtetit lokal duke nisur nga ministria e bujqësisë deri tek ndërmarrjet që administrojnë argjinaturat, sistemin kullues dhe kanalizimet.Gjetjet janë bërë publike nga Kontrolli…

Read More

Këngëtari i njohur porto-rikan, Bad Bunny, po përballet me një padi gjyqësore, në të cilën një grua nga Porto Riko kërkon 16 milionë dollarë dëmshpërblim apo 14 milionë euro për përdorimin e paautorizuar të zërit të saj në dy prej këngëve të tij.Sipas dokumenteve ligjore, regjistrimi i zërit është bërë në vitin 2018, në një kontekst jo-profesional, kur ajo pranoi të regjistronte një frazë me kërkesë të producentit Roberto Rosalido, me të cilin ishte njohur gjatë një kursi studimi. Ajo pretendon se në asnjë moment nuk është informuar se regjistrimi do të përdorej për qëllime komerciale apo do të publikohej…

Read More