Author: korrektpress

Pamjet e filmuara nga skiatorja spanjolle Ares Masip treguan momentin kur ajo u përfshi nga një ortek në Pic de l’Hortell, një mal në Pirenej në Andorra.Skiatorja ishte jashtë me qenin e saj Cim kur u habit nga bora. “Mali po shembet”, tha Masip për BBC-në, transmeton Telegrafi.”Duhet të bësh gjithçka që është e mundur për të zvogëluar rreziqet”, tha skiatorja në një intervistë, duke shtuar se e njihte mirë zonën dhe mendonte se do të ishte e sigurt.”Është mirë të kujtojmë se në mal rreziku zero nuk ekziston”, shtoi skiatorja.Ajo dhe qeni i saj nuk u lënduan në incident…

Read More

Në tremujorin e fundit të vitit 2025, dërgesat e telefonave inteligjentë u rritën me një minimum prej 1%. Për të gjithë vitin, dërgesat globale u rritën me 2%, sipas të dhënave paraprake nga Counterpoint Research. Për t’i dhënë një këndvështrim pozitiv, ky ishte viti i dytë radhazi i rritjes.Siç pritej, Apple u bë prodhuesi më i madh i telefonave inteligjentë në nivel global me një pjesëmarrje prej 20% – me fjalë të tjera, 1 në çdo 5 telefona inteligjentë të dërguar në vitin 2025 kishin logon e Apple në shpinë. Në të vërtetë, dërgesat e Apple u rritën më shumë…

Read More

Sot është mbajtur mbledhja e Kuvendit Komunal të Junikut, në të cilën pikë kryesore e rendit të ditës ishte zgjedhja e Kryesuesit të Kuvendit Komunal.Grupi i asambleistëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka propozuar për këtë pozitë Shpejtim Gacaferin, ndërsa grupi i asambleistëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka propozuar Leonard Llollunin.Propozimi i AAK-së është mbështetur nga kryetari i Qendrës së Vetëvendosjes në Junik, Jetmir Tofaj, çka ka qenë vendimtare për rezultatin e votimit.Në procesin e votimit, kandidati i LDK-së, Shpejtim Gacaferi, ka marrë 7 vota, ndërsa kandidati i AAK-së, Leonard Llolluni, ka marrë 8 vota, falë…

Read More

Real Madridi ka ndërmarrë masa të rëndësishme pas humbjes së thellë në finalen e Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës, një disfatë që jo vetëm nxori në pah problemet e skuadrës, por edhe përshpejtoi vendimin për ndarjen me trajnerin Xabi Alonso.Brenda drejtuesve të klubit ekzistonte bindja se projekti i trajnerit Alonso nuk arriti kurrë të konsolidohej plotësisht. Përtej vështirësive në zbatimin e filozofisë së tij të lojës, shqetësimi kryesor lidhej me gjendjen fizike të ekipit. Lëndimet e shpeshta dhe rënia e dukshme e intensitetit në momentet vendimtare të ndeshjeve u konsideruan faktorë kyç që çuan në ndërprerjen e bashkëpunimit. Në këtë…

Read More

Hyrja e Lim Hotit në Big Brother VIP Kosova 4 ka trazuar shtëpinë e famshme.E më së shumti ka ndikuar te Alba Pollozhani, me të cilën ka pasur një lidhje dashurie.Ndonëse Alba hezitoi për të folur për këtë pjesë, Limi bëri të qarta disa gjëra. Foto: YouTube“Është gocë shumë e mirë, kam respekt për të. Do doja të shihja sa më mirë. Nuk është një lojë siç Alba mund të bëj shumë lojëra. Jeta është e bukur duhet ta shijojmë të gjithë”, u shpreh ai.Tutje tha: “Unë e mbështes si shok të mirë, në Shqipëri ngelin pengje të dëshirave. Është…

Read More

Udhëheqësja e opozitës venezuelase dhe fituesja e Çmimit Nobel për Paqen, María Corina Machado, do të takohet me presidentin amerikan Donald Trump të enjten, ka konfirmuar Shtëpia e Bardhë.Vizita vjen vetëm disa javë pasi presidenti venezuelas Nicolás Maduro u kap në Karakas nga forcat amerikane. Por Trump refuzoi të mbështeste Machadon, lëvizja e të cilës pretendoi fitoren në zgjedhjet e kontestuara gjerësisht të vitit 2024, si udhëheqësen e saj të re.Në vend të kësaj, SHBA-të mbështetën Delcy Rodríguez, ish-nënkryetaren e Maduros, transmeton Telegrafi.Machado tha javën e kaluar se shpresonte ta falënderonte personalisht Trumpin për veprimin kundër Maduros, dhe do të…

Read More

Dhimbja në fytyrë shpesh “vjen nga diku tjetër” – ja cilat probleme shëndetësore fshihen pas sajKockat e fytyrës mund të na dhembin, por dhimbja në këtë zonë zakonisht është pasojë e një shkaku të caktuar bazë, si lëndimi, infeksioni apo problemet me nervat, dhe jo sepse vetë kocka “dhemb” spontanisht. Mjekët shpjegojnë se dhimbja në fytyrë shpesh “reflektohet” nga strukturat përreth, si sinuset, dhëmbët apo nyjat e nofullës.Dhimbja në kockat e fytyrës ka shumë shkaqeDhimbja në kockat e fytyrës shpesh sinjalizon probleme me sinuset (sinusiti), nervat (si neuralgjia trigeminale), dhëmbët (absces/karies), nyjën e nofullës ose edhe dhimbje të forta koke,…

Read More

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se çdo vend që “bën biznes me Republikën Islamike të Iranit” do të paguajë një tarifë 25% “me efekt të menjëhershëm”.Trump shtoi se tarifa do të vendoset për “çdo biznes që bëhet” me SHBA-në, transmeton Telegrafi.”Ky urdhër është përfundimtar”, tha presidenti amerikan. Ky urdhër vjen ndërsa sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se Trump nuk ka frikë të përdorë forcën ushtarake në Iran dhe se “sulmet ajrore” janë një nga shumë opsionet në tryezë.Në anën tjetër është bërë e ditur nga Shtëpia e Bardhë, se Trump i ka dhënë përparësi…

Read More

Dolce ka ndarë një nga momentet më të vështira të jetës së saj, duke rrëfyer publikisht betejën e mbesës së saj me leukeminë.Me lot në sy, ajo tregoi se si një lajm i papritur ndryshoi gjithçka për familjen e tyre.Dolce tregoi edhe momentin kur mori telefonatën nga vëllai i saj, derisa pranoi se kjo situatë e ka mpirë emocionalisht. – YouTube www.youtube.com “Mbesa u diagnostikua me leukemi. Ka një vit që bën kimioterapi vajza. Fillimi ka qenë nga ato momente kur të duket sikur jeta jote mbaron, çdo gjë përfundon. Të jesh i fortë për shumë gjëra dhe të vjen…

Read More

Ky është momenti kur zhytëse me maskë u sulmua dhe u kafshua në këmbë nga një peshkaqen ndërsa po zhytej në Brazil.Pamjet e tmerrshme tregojnë disa peshkaqenë që notojnë rreth Tayane Dalazen, përpara se njëri prej tyre të hidhet drejt saj dhe t’i kapë këmbën.36-vjeçarja mund të shihet duke u lëkundur, në një përpjekje të dëshpëruar për t’u larguar nga grabitqari që kishte filluar ta tërhiqte poshtë drejt shtratit të detit, transmeton Telegrafi.Duke folur pas sulmit, në arkipelagun Fernando de Noronha të Brazilit, Dalazen tha se e kuptoi menjëherë se çfarë kishte ndodhur dhe shpjegoi se si kafsha ia mbajti…

Read More