Author: korrektpress

Iranianët bërtisnin nga ankthi dhe qanin nga konfuzioni ndërsa mblidheshin pranë trupave të mbështjellë me qese të zeza në një morg të improvizuar në Qendrën Mjekësore Ligjore Kahrizak dhe të shtrirë në tokë jashtë objektit në jug të Teheranit.Videot që kalonin ndërprerjen e internetit në Iran qarkulluan gjatë fundjavës, duke zbuluar skena të tmerrshme nga fillimi i javës, transmeton Telegrafi. Njerëzit u përpoqën të identifikonin të dashurit e tyre midis dhjetëra trupave brenda dhomave si depo dhe në tokë jashtë qendrës së mjekësisë ligjore – viktima të valës së fundit të shtypjes së ashpër të Iranit ndaj disidentëve. Protestat masive…

Read More

Alba Pollozhani ka habitur disa nga banorët me deklaratat e saj për Lim Hotin pas përfundimit të spektaklit.Në një diskutim me Hygertën dhe Labin, banorja tha se nuk dëshiron të njoh asnjë mashkull tjetër gjatë jetës së saj, pasi është e dashuruar me Limin.“Vetëm një dashuri kam në jetë, dhe ai është Limi. Nuk dua të njoh asnjë mashkull tjetër”, tha ajo. Alba PollozhaniTutje shtoi: “Nëse jo me Limin, atëherë nuk dua të jem me askënd tjetër. Më mirë vetëm se me dikë që nuk e dua”.“Limi është ekstrem shumë i mirë”, tha banorja.Pas kësaj deklarate, Labi i tha Albës…

Read More

Çarja e argjinaturës së lumit Seman në disa segmente ka shkaktuar përmbytje të rënda në fshatin Hasturkas, në njësinë administrative Libofshë, duke vënë nën ujë qindra hektarë tokë bujqësore dhe rreth 20 banesa.Situata është përkeqësuar gjatë natës, kur niveli i ujit ka vijuar të rritet, duke detyruar banorët të qëndrojnë në gatishmëri të plotë mes frikës dhe pasigurisë, shkruan A2 CNN.Përgjatë gjithë natës janë evakuuar 9 persona, të cilët janë strehuar tek të afërmit e tyre, ndërsa disa familje shprehen të shqetësuara për fatin e njerëzve të tyre me të cilët kanë humbur kontaktet për shkak të izolimit të zonës…

Read More

Poezi nga: John Yamrus Përktheu: Fadil Bajrajajo dukej si vetëtima në momentin kur ajo shkrepi dhe ndriçoi botën dhe ti dhe unë dhe gjithçka tjetërmori flakë.

Read More

Burimi: The Telegraph Përkthimi: Telegrafi.comPërmirësimi më i fundit i dizajnit të tankeve ruse, do t’i shtynte krijuesit e tankut të fuqishëm dhe fitues në luftë, T-34, të rrotulloheshin në varr. I ashtuquajturi “tank luleradhiqe”, i paraqitur me krenari nga ministria e Mbrojtjes së Rusisë javën e kaluar, nuk është një hap përpara, por një simptomë dëshpërimi. Është përpjekja më e fundit dhe e vrazhdë për të ndalur humbjet katastrofike të mjeteve të blinduara në të ashtuquajturin “operacion ushtarak special” të Putinit – humbje të cilën vlerësimet e besueshme e caktojnë në mbi 6 000 tanke ruse.Më shumë tanke janë shkatërruar…

Read More

MPB shpalli urdhër ndërkombëtar për arrestimin e 18-vjeçarit që më 9 janar, me automjetin “Volkswagen Passat” përplasi një grua në Kapishtec, u largua nga vendi i ngjarjes dhe u arratis nga Maqedonia e Veriut.Siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme, bëhet fjalë për Sait Saitov nga Shkupi.“Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) shpalli urdhër-arrest ndërkombëtar për Sait Saitov (18) nga Shkupi, i biri i Bertit dhe i nënës Ganimete nga Shkupi. Personi kërkohet me urdhër qendror dhe ndërkombëtar, sipas kërkesës së Prokurorisë Publike të Shkupit, për vepër penale sipas nenit 300 të Kodit Penal”, njofton MPB.Më 10 janar, prokurori publik…

Read More

Robert Lewandowski po tregon edhe këtë sezon se mosha nuk është pengesë. Sulmuesi polak ka shënuar 10 gola dhe vazhdon të jetë i rëndësishëm për Barcelonën. Për këtë arsye, as lojtari dhe as klubi nuk e kanë përjashtuar mundësinë e vazhdimit të bashkëpunimit.Edhe pse janë përhapur zëra për largimin e tij në fund të sezonit, brenda klubit ka mendime se Lewandowski mund të qëndrojë edhe një vit tjetër. Sipas gazetës Sport, forma e mirë e treguar, veçanërisht në Superkupën e Spanjës, ka bindur shumë drejtues që ta mbajnë sulmuesin 37-vjeçar.Edhe stafi teknik është i kënaqur me paraqitjet e tij. Ndonëse…

Read More

Kryetari i Kryeqytetit të Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se Prishtina dhe përfaqësues të komunitetit arbëresh janë dakorduar për krijimin e Shtëpisë Arbëreshe në Kryeqytet, një hapësirë që do t’i kushtohet ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore, historike dhe shpirtërore arbëreshe.Këtë njoftim Rama e bëri përmes një postimi në Facebook, pas takimit me Zia Lucia, të cilën e cilësoi si figurë me peshë të veçantë kulturore.“Sot, me zemër të hapur dhe me respekt të thellë, mirëprita Zia Lucia, një figurë që sjell me vete urtësi, traditë dhe shpirt arbëresh”, ka shkruar Rama.Sipas tij, Shtëpia Arbëreshe në Prishtinë do…

Read More

Ministri nq detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur sot në takim Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Admiralin George M. Wikoff, si dhe Komandantin e misionit të KFOR-it, Gjeneralmajor Ozkan Ulutaş.Maqedonci bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua për situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajon, zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) si dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me KFOR-in. Ai theksoi përkushtimin institucional për forcimin e kapaciteteve të FSK-së, përmes edukimit dhe trajnimit të oficerëve sipas doktrinës së shteteve perëndimore.Po ashtu, ai nënvizoi rëndësinë e modernizimit të FSK-së me sisteme të…

Read More

Reperi legjendar, Snoop Dogg, shkaktoi trazira në rrjetet sociale për shkak të komenteve të tij në ndarjen e çmimeve Golden Globe, të cilat u censuruan gjatë transmetimit televiziv.Snoop Dogg, i cili u ngjit në skenë me hitin e tij “Drop It Like It’s Hot” dhe përshëndeti publikun me humorin e tij karakteristik, i ftoi të gjithë të relaksoheshin dhe të shijonin mbrëmjen.”Jam po aq… e dehur sa një nënë tani. Më keni mbajtur këtu shumë gjatë”, pranoi Snoop përpara se të zbulonte fituesin në kategorinë e podcast-eve. Foto: ReutersKjo pjesë e fjalimit u fshi nga transmetimi televiziv, por u përhap…

Read More