Author: korrektpress

Lamborghini ka shënuar vitin më të suksesshëm në historinë e saj, duke dorëzuar 10,747 automjete gjatë vitit 2025. Ky rezultat përbën një rekord të ri, edhe pse marka nuk shiti asnjë njësi të modelit të ri Temerario. Krahasuar me vitin 2015, kur Lamborghini shiste vetëm 3,245 makina, shitjet janë më shumë se trefishuar në një dekadë. Rajoni EMEA (Evropë, Lindje e Mesme dhe Afrikë) kryesoi me 4,560 automjete të dorëzuara, një rritje prej 8 për qind. Amerika shënoi 3,347 njësi, por me një rënie prej 11 për qind, ndërsa rajoni Azi-Paqësor mbeti i qëndrueshëm me 2,750 makina. Modelet kryesore që…

Read More

Një lopë që kruan shpinën i ka detyruar shkencëtarët të rivlerësojnë inteligjencën e bagëtive.Veronika, një lopë zvicerane ngjyrë kafe nga fshati austriak i Karinthias, i tronditi studiuesit me rastin e parë të dokumentuar të një lope që mësoi se si të kruante veten me një shkop.Krijesa e zgjuar gjithashtu njeh zërat e anëtarëve të familjes dhe nxiton t’i takojë ata kur e thërrasin, transmeton Telegrafi.Witgar Wiegele, një fermer organik dhe bukëpjekës që e ka mbajtur Veronikën si kafshë shtëpiake për më shumë se dhjetë vjet, tha se ajo filloi të luante me shkopinj druri me gojën e saj përpara se…

Read More

Rreth orës 20:00, të së martës një veturë është përfshirë nga flakët në rrugën “Papa Klementi” në Pejë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.“Sonte rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Papa Klementi’ një veturë ishte kapluar nga zjarri. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale,” tha Gashi.Ai bëri të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe prokurori i shtetit dhe eksperti i zjarrit për të hetuar shkaqet e incidentit. Sipas tij, vetura ishte…

Read More

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka shkarkuar zëvendëskryeministrin përgjegjës për inxhinierinë mekanike, Jang Sung Ho, për shkak të problemeve gjatë një projekti modernizimi të fabrikës Ryongsong në veri-lindje të vendit. Kim e akuzoi zyrtarin se gjatë punimeve shkaktoi “çarje të panevojshme” dhe përmendi se kjo çoi në një “humbje ekonomike jo të vogël”. Shkarkimi duket se synon disiplinimin e zyrtarëve para kongresit të ardhshëm të Partisë Punëtore, ku pritet të vendosen prioritetet e reja politike dhe ekonomike, raporton skynews.“Ta them më thjesht dhe në mënyrë figurative, Jang ishte si një dhi e lidhur për të tërhequr një karrocë…

Read More

Qytetari nga Gjilani, Arianit Sllamniku, është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë, pasi dyshohet se u ofronte fëmijëve me autizëm “terapi” me pretendimin se i shëronte, në vlerë mijëra euro.Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit në pronat e Sllamnikut janë sekuestruar dy armë zjarri të gjata dhe dy të shkurtra (të gjitha me leje), municion, disa karikatorë, medikamente të ndryshme, libra protokolli dhe pajisje elektronike, përfshirë kompjuterë, telefona dhe microçipa.Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka bërë thirrje për qytetarët që kanë pranuar shërbime shëndetësore ose konsulta nga Sllamniku të paraqiten për intervistim, me qëllim të zbardhjes së…

Read More

Benita ka zgjedhur të reagojë ndaj komenteve të bëra nga Elijona lidhur me këngën e saj “Buggati”, duke theksuar se çdo interpretim apo perceptim është personal. Ajo u shpreh se projekti muzikor është realizuar për argëtim dhe si shprehje e stilit të saj, pa qëllim për të ulur apo ofenduar askënd.Sa i përket komenteve mbi vetëbesimin dhe pamjen e jashtme, Benita theksoi se çdo femër ka mënyrën e vet për t’u ndjerë mirë me veten dhe se kjo nuk duhet të përdoret si arsye për paragjykim. Ajo shtoi se nuk e sheh veten mbi askënd dhe beson se “e mira…

Read More

Klubi kosovar i basketbollit, Golden Eagle Ylli, ka zyrtarizuar të martën mbrëma emërimin e trajnerit të ri. Bëhet fjalë për Paco Olmos, spanjollin me përvojë ndërkombëtare, i cili rikthehet në basketbollin kosovar, por me një karriere të pasur në Evropë dhe Amerikën Latine.Olmos ka punuar më parë në Sigal Prishtinë, ku u vlerësua për menaxhimin dhe rezultatet e arritura, ndërsa së fundi drejtoi skuadrën Halcones de Xalapa në Meksikë. Përveç kësaj, ai ka përvojë në shumë ekipe dhe vende të ndryshme, duke sjellë një stil të njohur për ndërtimin e skuadrës dhe zhvillimin e lojtarëve.Trajneri i ri do të debutojë…

Read More

“Jam krenar për qytetarët sepse kemi pasur një ulje drastike të numrit të viktimave në aksidentet rrugore në Shkup që nga fillimi i periudhës provuese të “Safe City”, tha ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski.“Dua t’i falënderoj qytetarët sepse ata vërtetuan se pa penalizime arritën të ulin numrin e vdekjeve nga 11 në dy vdekje në periudhën dhjetor-janar, krahasuar me dhjetor 2024-janar 2025. Numri i qytetarëve të lënduar në territorin e SPB Shkup për këto 50 ditë që funksionon “Safe City” është ulur me 35 përqind”, tha ministri Toshkovski.Ai theksoi se qëllimi i projektit “Safe City” është të rrisë…

Read More

Astronomët kanë zbuluar për herë të parë dëshmi që Betelgeuze, ylli gjigant i kuq në Orion, ka një yll shoqërues të fshehur. Shoku misterioz lë një gjurmë të dendur gazi në atmosferën e jashtme të Betelgeuzes, një fenomen që i ka habitur shkencëtarët dhe që shpjegon ndryshimet periodike në shkëlqimin e yllit.Betelgeuze, një nga yjet më të mëdhenj të njohur, është kaq i madh sa do të mund të përmbante më shumë se 400 milionë Diell. Shoku i tij, i quajtur Siwarha, është më i vogël dhe orbita e tij e ngushtë shkakton valë në atmosferën e jashtme të yllit…

Read More

Matt Damon ndau mendimet e tij mbi kulturën e “linçimit publik” në rrjetet sociale gjatë paraqitjes së tij këtë javë në emisionin The Joe Rogan Experience.Aktori 55-vjeçar ishte i ftuar në episodin e së premtes për të promovuar filmin e tij të ri kriminal për Netflix, The Rip, së bashku me bashkëyllin dhe mikun e tij të ngushtë, Ben Affleck.Gjatë diskutimit për filmin, i cili ndjek historinë e disa policëve në Miami që sekuestron miliona dollarë, Affleck deklaroi se nuk i përmbahet ndarjes së thjeshtuar mes “të drejtës dhe të gabuarës”.Kjo e shtyu moderatori Joe Rogan ta lidhte deklaratën me…

Read More