KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Vendos Supremja: Policia s’mund t’ua konfiskojë shoferëve patentën e shoferit më shumë se tetë ditë

Vendos Supremja: Policia s’mund t’ua konfiskojë shoferëve patentën e shoferit më shumë se tetë ditë

Gjykata Supreme e Kosovës e ka shpallur të paligjshëm dhe e ka shfuqizuar mbajtjen e patentës së shoferit deri në përfundimin e masës së ndalimit të drejtimit të mjetit.

Gjykata tha se ka vlerësuar se marrja e përkohshme e patentës së shoferit nga policia dhe masa mbrojtëse e ndalimit të drejtimit të mjetit janë dy institute të ndryshme juridike, të cilat nuk duhet të ngatërrohen në zbatimin e tyre.

Gjykata ka konstatuar se mbajtja e përkohshme e patentës së shoferit nga policia nuk mund të zgjasë më shumë se tetë ditë.

Kolegji i Gjykatës Supreme në çështjen juridike të konfliktit administrativ, duke vendosur sipas padisë së 28 paditësve kundër Ministrisë së Punëve të Brendshme – Policisë së Kosovës, ka aprovuar pjesërisht si të themeltë kërkesëpadinë për shfuqizimin e pjesshëm të aktit nënligjor normativ.

Duke iu referuar Nenit 244 të Ligjit Nr. 08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor, Gjykata ka konstatuar se mbajtja e përkohshme e patentë-shoferit nga policia nuk mund të zgjasë më shumë se tetë ditë. Për rrjedhojë, kushtëzimi i tërheqjes së dokumentit me përfundimin e masës mbrojtëse, e cila mund të zgjasë tre, gjashtë apo dymbëdhjetë muaj, është në kundërshtim me ligjin.

Sipas vlerësimit të Gjykatës Supreme, një akt nënligjor nuk mund të zgjerojë kompetencat e përcaktuara me ligj dhe as të vendosë kufizime shtesë që nuk kanë bazë ligjore.

Gjykata ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për shfuqizimin e paragrafëve 1 dhe 2 të Nenit 17 të këtij Udhëzimi Administrativ duke vlerësuar se këto dispozita kanë karakter procedural dhe organizativ, pasi përcaktojnë njësinë policore përgjegjëse për administrimin e dokumentit dhe detyrimin për lëshimin e vërtetimit për marrjen e përkohshme të patentë-shoferit, pa tejkaluar autorizimet e përcaktuara me ligj.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.