Pas suksesit në Camp Nou, festa në dhomën e zhveshjes së Real Madridit ishte e veçantë.
Cadena SER ka zbuluar se lojtarët e skuadrës madrilene e kanë ngritur José Mourinhon në ajër, duke festuar së bashku me trajnerin fitoren në El Clasico.
Gazetari Jesús Gallego e përshkroi këtë gjest si një dëshmi të unitetit mes skuadrës dhe trajnerit.
Një skenë që rikthen kujtimet e festimeve të ngjashme të Mourinhos në vitet 2011 dhe 2012. /Zëri
Burimi: zeri.info ↗

