KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dështimi i shtetit në mbrojtjen e Arlindës: Gërvalla dhe Sveçla mbesin në pushtet

Dështimi i shtetit në mbrojtjen e Arlindës: Gërvalla dhe Sveçla mbesin në pushtet

Shteti dështoi në mbrojtjen e Arlinda Zekajt. Prokurorë e policë u suspenduan. Ministrja e Drejtësisë mbetet në pushtet. Ministri i Brendshëm mbetet në pushtet.

Donika Gërvalla dhe Xhelal Sveçla dolën në një konferencë për media për të prezantuar raportet lidhur me trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt nga institucionet e sigurisë dhe të drejtësisë, raporton Klankosova.tv

Përkundër shkeljeve të evidentuara në disa hallka institucionale dhe kërkesave të vazhdueshme të protestuesve për largimin e tyre, asnjëri prej dy ministrave nuk dha dorëheqje.

Madje, ministrja e Drejtësisë tha se do ta merrte një vendim të tillë vetëm nëse do të vlerësonte se dorëheqja e saj do të kontribuonte në identifikimin dhe adresimin e përgjegjësive.

 “Po të konsideroja që dorëheqja do të ishte mekanizmi për të cilin do të kontribuonim për një identifikim më të saktë më të shpejtë dhe më të thellë të përgjegjësive për veprim dhe mosveprim, unë do kisha dhënë dorëheqje. Unë mendoj që pikërisht e kundërta është. Qytetari i Republikës së Kosovës e din që unë gjithë jetën time politike jam në anën e viktimave, me një kosto të lartë publike. Unë ju siguroj që viktimat e dhunës në familje aleatin më të fuqishëm sot e kanë te koordinatorja kombëtare, na lejoni të bëjmë punën tonë na lejoni që të kujdesemi që të vihen në pah të identifikohen dhe të adresohen përgjegjësitë dhe atëherë e diskutojmë përsëri çështjen e dorëheqjeve”, tha ajo.

Atë e mbështeti kolegu i saj, ministri i Punëve të Brendshme, i cili foli në emër të të dy dyve.

Sveçla tha se nuk konsideron që dorëheqja e tyre do të kontribuonte në fuqizimin e grave.

“Para 10 vitesh kam dhënë dorëheqje nga pozita… pa pasë kurrfarë përgjegjësie për rastin e atëhershëm, duke menduar se dorëheqja ime do të kontribuonte në përmirësimin e praktikave në atë fushë, tash unë nuk mendoj se dorëheqja jonë do të kontribuonte në fuqizimin e gruas, në të drejtat e saj se ne jemi të angazhuar qind për qind në atë pikë”, deklaroi ai.

Megjithatë, kashtë Qeverisë u kërkua sërish dorëheqja

Protestuesit i duan Gërvallën e Sveçlën jashtë kabinetit qeveritar. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.