Author: korrektpress

Numri i përgjithshëm i turistëve në Maqedoninë e Veriut vitin e kaluar ishte për 6.0% më i lartë se në vitin 2024, përcjell Telegrafi Maqedoni.Pati një rritje prej 10.3% tek turistët e huaj dhe një rënie prej 2.2% tek turistët vendas, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës.Megjithatë, numri i qëndrimeve me netë u rrit me 0.8%. Turistët vendas u ulën me 4.1%, ndërsa turistët e huaj u rritën me 6.4%.Në dhjetor 2025, nga numri i përgjithshëm i turistëve, 36.7% ishin vendas dhe 63.3% ishin turistë të huaj.Numri i qëndrimeve me netë në dhjetor 2025 ishte 112,001, nga të cilët 42.4% ishin…

Read More

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka marrë vendim për ndalimin e përkohshëm të importit të të gjitha llojeve të qumështit të përpunuar për foshnje “APTAMIL” në Kosovë.Ky vendim është marrë pas njoftimeve të përsëritura nga Sistemi i Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF), sipas të cilave disa vende të Bashkimit Evropian, përfshirë edhe Kosovën, janë përballur me praninë e mundshme të toksinës Cereulide në këtë produkt.“Qytetarët nuk kanë arsye për shqetësim, pasi për sasinë e futur më parë në Kosovë, masat janë ndërmarrë në kohë dhe në mënyrë parandaluese”, thekson AUV në komunikatën e saj.Agjencia…

Read More

Pas më shumë se një viti të ngërçit politik, të mërkurën u konsolidua Kuvendi i Kosovës dhe u votua Qeveria e re. Pas konstituimit të Kuvendit, të mërkurën Qeveria Kurti 3 mori besimin e deputetëve, për të udhëhequr me vendin në katër vitet e ardhshme.Deputetët e Kuvendit të Kosovës dhanë betimin, ndërkaq po ashtu u bë zgjedhje e kryetares së Kuvendit dhe nënkryetarëve. Një proces i tillë u zhvillua pasi paraprakisht u arrit ujdi në takimin konsultativ për seancën konstituive të Kuvendit, takim ky që u mbajt nga ish-kryetari Dimal Basha. Pas betimit të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, kryetare…

Read More

Real Madridi përballet me konkurrencë serioze në garën për transferimin e talentit të madh të AZ Alkmaar, Kees Smit. Mesfushori 20-vjeçar ka tërhequr vëmendjen e klubeve evropiane falë paraqitjeve mbresëlënëse në Eredivisie, ku është shndërruar në një nga lojtarët kyç të skuadrës së tij. Përveç madrilenëve, interes konkret kanë shfaqur edhe Barcelona, Bayern Munich dhe veçanërisht Chelsea.Klubi londinez ka hyrë fuqishëm në garë, me synimin për të tejkaluar ofertën e Real Madridit, e cila raportohet të jetë rreth 50 milionë euro. AZ Alkmaar e ka vlerësuar kartonin e lojtarit në rreth 60 milionë euro, duke reflektuar pjekurinë taktike, vizionin e…

Read More

Një rast i lëndimit të lehtë trupor është raportuar mbrëmjen e 11 shkurtit 2026 në fshatin Dobrajë e Madhe të Lipjanit.Sipas njoftimit, rreth orës 19:50 një mashkull kosovar ka kërkuar trajtim mjekësor, pasi dyshohet se është rrahur nga dy persona të tjerë.Lidhur me rastin, palët janë intervistuar nga organet e rendit, ndërsa me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Read More

Sean Dyche është bërë trajneri i tretë që shkarkohet nga Nottingham Forest këtë sezon, pas një barazimi pa gola me Wolverhampton Wanderers që e la klubin në një luftë të vështirë për mbijetesë.I emëruar vetëm në tetor të vitit të kaluar, Dyche ka pësuar të njëjtin fat si ish-trajnerët, Nuno Espirito Santo dhe Ange Postecoglou. Kur ai mori drejtimin e ekipit, Forest ishte dy pikë mbi zonën e sigurisë dhe ai largohet me klubin tre pikë mbi zonën e rënies nga kategoria. “Klubi i Futbollit Nottingham Forest mund të konfirmojë se Sean Dyche është shkarkuar nga detyrat e tij si…

Read More

Policia ka raportuar dy raste të ndara të ngacmimit që kanë ndodhur në Istog dhe Pejë, ku të dyshuarit dyshohet se kanë shqetësuar viktimat përmes rrjeteve sociale.Në rastin e parë, i regjistruar më 8 shkurt 2026 në Istog, është arrestuar një mashkull kosovar nën dyshimin se ka ngacmuar përmes rrjeteve sociale një femër kosovare.Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.Ndërkaq, rasti i dytë ka ndodhur më 10 shkurt 2026 rreth orës 20:30, në rrugën “Sali Gjika” në Pejë, ku një femër kosovare ka raportuar se ka pranuar mesazhe fyese në rrjete sociale nga…

Read More

Aktorja dhe deputetja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, ka rikonfirmuar mandatin e saj parlamentar të mërkurën gjatë seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke vazhduar kështu rrugëtimin e saj politik për të tretin mandat radhazi.E njohur për stilin e saj të drejtpërdrejtë dhe shpeshherë ironik në komunikim publik, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje e shënoi këtë moment edhe me një publikim në rrjetet sociale. Ajo ndau një fotografi në InstaStory, ku shfaqet duke pozuar para objektit të parlamentit, ndërsa mbishkrimi që zgjodhi të përdorë tërhoqi menjëherë vëmendje. Foto: Adriana Matoshi/InstaStory“Te puna e babit”, shkroi aktorja nga Gjilani, duke bërë një referencë…

Read More

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së ka votuar për të anuluar tarifat e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ndaj mallrave kanadeze.Me një votim 219 pro dhe 211 kundër, gjashtë ligjvënës republikanë iu bashkuan demokratëve për të mbështetur një rezolutë që kërkon t’i japë fund tarifave që Trump i vendosi Kanadasë vitin e kaluar.Vota është kryesisht simbolike pasi do të duhet të miratohet nga Senati i SHBA-së dhe më pas nga Trump, i cili ka shumë pak gjasa ta nënshkruajë atë në ligj, transmeton Telegrafi.Që nga rizgjedhja e tij, Donald Trump ka vendosur një sërë tarifash ndaj Kanadasë, duke kërcënuar së fundmi…

Read More

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet në kushte dimërore dhe në rrugë me lagështi.Nga atje theksojnë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar.”Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM.Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/

Read More