KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Real Madridi triumfon bindshëm ndaj Valencias

Real Madridi triumfon bindshëm ndaj Valencias

Real Madridi ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Valencias, duke e mposhtur me rezultat të pastër 0:3, në ndeshjen e zhvilluar sonte, më 7 nëntor, në kuadër të kampionatit spanjoll.

Skuadra madrilene ishte superiore në këtë përballje, duke arritur të marrë tri pikët dhe të vazhdojë garën në La Liga, transmeton lajmi.net.

Golashënues për Real Madridin ishin Federico Valverde në minutën e 28-të, Arda Güler në minutën e 36-të dhe Kylian Mbappé në minutën e 75-të.

Valencia e përfundoi ndeshjen me një lojtar më pak, pasi kapiteni José Gayà u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 79-të.

Me këtë fitore, Real Madridi arrin në kuotën e 30 pikëve dhe barazohet përkohësisht me Barcelonën në krye të tabelës, ndërsa katalunasit kanë një ndeshje më pak./lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.