Zyra e Kryeministrit ka anuluar aktivitetin e prokurimit për furnizimin me goma dimri.
Sipas njoftimit, vendimi për anulimin e këtij aktiviteti të prokurimit është marrë më 4 nëntor, shkruan IndeksOnline.
Në dokumentin e publikuar bëhet e ditur se për këtë tender nuk është pranuar asnjë ofertë.
Në total, numri i tenderëve të pranuar ka qenë zero, sakaq vlera e parashikuar të shpenzohej për këtë tender ishte 990 euro.
Tenderi kishte të bënte me furnizimin me goma dimri, ndërsa kriteri i paraparë për dhënien e kontratës ishte çmimi më i ulët.
Njoftimi për anulimin është përgatitur në bazë të nenit 62 të Ligjit për Prokurimin Publik të Republikës së Kosovës.
Dokumenti nuk përmban informacione shtesë lidhur me arsyetimin konkret ligjor apo mundësinë e rishpalljes së këtij aktiviteti të prokurimit.

