José Mourinho vazhdon të dëshmojë se është një nga trajnerët më të suksesshëm në historinë e La Ligës.
Pas fitores 3:0 të Real Madridit ndaj Valencias, portugezi ka arritur në 97 fitore në 126 ndeshje të kampionatit spanjoll, me një përqindje prej 77 për qind të triumfeve.
Kjo statistikë e vendos Mourinhon në vendin e parë mes trajnerëve që kanë drejtuar të paktën 100 ndeshje në La Liga.
Pas tij renditet Pep Guardiola me 76.3 për qind, ndërsa Carlo Ancelotti ka 71.1 për qind.
Në këtë renditje, Xavi Hernandez ka 69.6 për qind, Zinedine Zidane 67.8 për qind dhe Luis Enrique 66.4 për qind.
Hansi Flick ka një përqindje edhe më të lartë, 79.3 për qind, por ende nuk e ka arritur kufirin prej 100 ndeshjesh.
Mourinho po vazhdon kështu të ndërtojë një tjetër kapitull të rëndësishëm në karrierën e tij, ndërsa Real Madridi regjistroi fitoren e tetë radhazi në të gjitha garat. /Zëri

