KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Rrezikohet anulimi i duelit Fury – Joshua, zbulohet arsyeja që ka ngritur alarmin

Rrezikohet anulimi i duelit Fury – Joshua, zbulohet arsyeja që ka ngritur alarmin

Dana White ka dhënë një përditësim të rëndësishëm lidhur me thashethemet se Tyson Fury mund të detyrohet të tërhiqet nga përballja me Anthony Joshuan për shkak të një lëndimi.

Përballja që konsiderohet si një nga më të mëdhatë në historinë e boksit britanik është tashmë pak më shumë se një muaj larg. Dy gjigantët e peshave të rënda, Fury dhe Joshua, pritet të zgjidhin më në fund rivalitetin e tyre më 11 dhjetor në Cardiff.

Megjithatë, raportimet e fundit kanë ngritur shqetësime se Fury po përballet me një lëndim të panjohur, i cili mund ta detyrojë të tërhiqet nga dueli. Këto spekulime janë komentuar edhe nga White, drejtuesi i Zuffa Boxing dhe UFC-së, i cili pretendon se është bashkëpromotor i kësaj përballjeje.

Thashethemet për lëndimin e Furyt u shfaqën fillimisht pasi ish-kampioni i botës në peshat e rënda, Frank Bruno, zbuloi se kishte dëgjuar për një problem fizik të boksierit britanik.

“E pashë atë ditë dhe mendoj se dikush në palestër më tha se ai ka një lëndim. Kjo mund ta pengojë të hyjë në ring kundër Anthony Joshuas. Dhe të kesh diçka të tillë në mendje nuk është aspak e këndshme”, deklaroi ai.

Por, kur u pyet për këto raportime, White bëri të ditur se kjo ishte hera e parë që dëgjonte për një lëndim të mundshëm të Furyt, duke shtuar se do të duhej të ishte në dijeni nëse një gjë e tillë do të ishte e vërtetë.

“Është hera e parë që po e dëgjoj këtë. Do të doja të besoja se do ta dija nëse kjo do të ishte e vërtetë. Nuk e kam dëgjuar as thashethemin, e lëre më të di nëse është i vërtetë. E gjithë kjo është pjesë e atmosferës që krijohet sa më shumë i afrohemi ndeshjes. Shpresoj që ky lajm të mos jetë i vërtetë, por jam pothuajse i sigurt se do ta kisha dëgjuar deri tani”, deklaroi White për Sky Sports.

Raportimet e mëvonshme kanë sugjeruar se Fury mund të ketë një mavijosje në anën e majtë të fytyrës. Megjithatë, një problem i tillë nuk pritet të jetë i mjaftueshëm për ta përjashtuar atë nga dueli.

Për momentin, përballja mes Furyt dhe Joshuas mbetet në plan, ndërsa deklaratat e White kanë zbutur disi shqetësimet për një anulim të mundshëm. /telegrafi

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.