Author: korrektpress

Në një letër drejtuar Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka kërkuar heqjen e menjëhershme dhe të pakushtëzuar të masave të BE-së ndaj Kosovës, duke argumentuar se Kosova ka përmbushur çdo standard demokratik dhe ka bërë sakrifica të mëdha për integrimin europian. Hamza thekson se Kosova ka organizuar tri procese zgjedhore brenda një viti, duke theksuar se ato kanë qenë “demokratike, transparente dhe paqësore”, pavarësisht bllokadës së mëvonshme në formimin e qeverisë. Sipas tij, kjo tregon “pjekurinë e demokracisë së Kosovës”, ndërsa vazhdimi i masave është bërë “i paarsyeshëm dhe i padrejtë”. Në…

Read More

Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, ka ndarë në Instagram një foto që ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe publikut shqiptar. Në Story, ajo ka postuar tre libra të njohur për historinë dhe identitetin shqiptar, duke shënuar poshtë fotos “Research”, kërkim. Në foto shfaqen librat “The Albanians – A Modern History” nga Miranda Vickers, “Albania: From Anarchy to a Balkan Identity” dhe “The General of the Dead Army” i shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare Postimi i vajzës së presidentit amerikan Donald Trump sugjeron se ajo po zhvillon një kërkim mbi Shqipërinë. Ivanka Trump është bashkëshortja e biznesmenit Jared Kushner,…

Read More

Radiologia Shkëndije Nuza gjatë podcastit “Shëndeti në rend të parë”, nga United Hospital ka folur për një nga sfidat më të ndjeshme dhe më të rëndësishme në mjekësi: komunikimin me pacientin në momentet kur ekziston dyshimi për kancer.Ajo ka theksuar se roli i radiologut nuk është vetëm identifikimi i ndryshimeve në trupin e pacientit, por edhe mënyra se si këto informata përcillen, duke ruajtur profesionalizmin dhe ndjeshmërinë.“Po ta diagnostikosh në fazën e hershme dhe vet pacientit t’i thuash që je me kancer… duhet të gjesh mënyrën se si duhet t’i thuash pacientit”, ka thënë Nuza, duke theksuar se një komunikim…

Read More

Në ditët e fundit është shtuar ndjeshëm spekulimi lidhur me të ardhmen e Raphinhës te Barcelona. 28-vjeçari vazhdon të lidhet me një transferim të mundshëm në Arabinë Saudite dhe, sipas një raporti, ai madje kishte arritur një marrëveshje me klubin katalanas për ta kryer këtë lëvizje kur të dëshironte, me gjasat që kjo të ndodhte pas Kupës së Botës së verës së ardhshme.Megjithatë, vetë lojtari i ka hedhur poshtë këto lajme. Përmes një postimi në Instagram, përmes Mundo Deportivo, Raphinha i mohoi kategorikisht këto pretendime. “E nuk e kuptoj se nga i nxjerrin gjithë këto budallallëqe ‘shumë të vërteta’. Ky…

Read More

Njësitet policore në Mitrovicë e Skenderaj kanë arrestuar dy persona, të cilët ishin në kërkim me urdhëresa të lëshuara nga gjykatat kompetente.Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se të dyshuarit janë arrestuar në bazë të urdhëresave aktive dhe, pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, janë proceduar më tej tek autoritetet gjyqësore. “Policia e Kosovës vazhdon të zbatojë vendimet gjyqësore dhe mbetet e përkushtuar në garantimin e rendit dhe sigurisë publike”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Read More

Nga: Franz Kafka Përktheu: Silvana SeminiIshte shumë herët në mëngjes, rrugët ishin të pastra dhe të zbrazëta, unë po shkoja për tek stacioni i trenit. Kur krahasova sahatin e kullës me orën time, pashë se tashmë ishte shumë më vonë nga sa kisha menduar unë, duhet të nxitoja shumë, tronditja e këtij zbulimi më bëri të pasigurt për rrugën, ende nuk e njihja shumë mirë rrugën time në këtë qytet; për fat të mirë, aty afër ishte një polic, eca drejt tij, dhe e pyeta pa frymë për rrugën. Ai buzëqeshi dhe tha: “Nga unë do që ta mësosh rrugën?”…

Read More

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të javës në Superligën e futbollit kosovar.Për javën e gjashtëmbëdhjetë të këtij edicioni, ky çmim i është ndarë futbollistit të FC Malisheva, Arlind Veliu, i cili pati një paraqitje individuale shumë të mirë për skuadrën e tij gjatë 90 minutave të ndeshjes. Ndonëse mbrojtës, ai ka shënuar dy gola, duke qenë vendimtar në fitoren e skuadrës së tij kundër FC Drenica, e cila përfundoi me rezultat 2:0.Vlerësimi është bërë nga…

Read More

Profesori Dejan Trajkovski nga Fakulteti i Teknologjisë në Manastir deklaroi se nuk do të ndërtohen kampe të rrethuara, por apartamente për azilkërkuesit e refuzuar.”Nuk do të ndërtohen kampe të rrethuara, por apartamente do të ndërtohen për azilkërkuesit e refuzuar dhe ata do të jenë në gjendje të lëvizin lirisht kudo. Disa mijëra njerëz të tepërt, një mbetje njerëzore që është një barrë edhe për Britaninë e Madhe shumë më të madhe, do të shpërngulen këtu, ndoshta për të na falur primin e garancisë prej rreth 339 milionë eurosh për kredinë për hekurudhën me shpejtësi të lartë (17.86% e 1.9 miliardë…

Read More

Besnik VasolliPrej dhjetë muajsh, Kosova jeton në një situatë të pazakontë politike, ndërsa zgjedhjet e fundit – megjithëse u organizuan në përputhje me standardet më të mira demokratike – nuk arritën të prodhojnë shumicën e nevojshme për formimin e institucioneve. Fragmentimi politik, mungesa e kompromisit dhe polarizimi i rritur sollën një realitet të ri: një bllokadë që e la Kosovën pezull, në një hapësirë të paqartë mes rezultatit të zgjedhjeve dhe pamundësisë për të ndërtuar një qeveri funksionale.Ky ngërç na çoi te shpallja e zgjedhjeve të reja më 28 dhjetor. Por, këto zgjedhje nuk janë thjesht një përsëritje e procesit…

Read More

Ashtu si shumë gjëra në shtëpi, edhe pastrimi është i domosdoshëm për sobat me dru, sepse njollat kafe të errëta në xham prishin pamjen e tyre të bukur. Për ta bërë këtë punë më të lehtë, eksperti i pastrimit, Ronnie Kendrick nga CompanyClean, ka ndarë këshillat e tij për të mbajtur xhamin e sobës gjithmonë të pastër, pa e dëmtuar atë.Ronnie rekomandon një përzierje larës enësh, uthull të bardhë dhe ujë, duke e quajtur një mënyrë “shumë efektive dhe të sigurt” për të pastruar xhamin pa lënë vija. Sipas tij, për të pasur rezultat brenda pesë minutave, duhet përdorur larës…

Read More