- Mickoski: Do të vijë koha kur të rinjtë që braktisën Maqedoninë do të kthehen
- Sa kushton i gjithë udhëtimi i NASA-s në Hënë?
- Shpërthim në një bar në Almeria, një i vdekur dhe tre të lënduar në një qendër turistike në Spanjë
- Paralajmërimet për rrezik nga Irani – vendosen pajisje të reja kontrolli në Aeroportin e Rinasit, prodhim amerikan
- Investime të reja në sport, Kamenica prezanton planet për stadiumin e qytetit
- A mund ta fitojnë francezët Kupën e Botës? Dy mallkime historike u dalin përpara
- Po kërkon lokal me qira? Shiko këtë hapësirë në Rruga C afër Maxi 24h #15007
- PËR TË GJITHË MIQTË E MI
Author: korrektpress
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka konfirmuar zyrtarisht se të gjitha biletat për ndeshjen e 31 marsit janë shitur, duke dëshmuar edhe një herë mbështetjen e madhe që “Dardanët” gëzojnë nga tifozët e tyre.Sipas postimit të publikuar nga faqja zyrtare e FFK-së, interesimi për këtë përballje ka qenë i jashtëzakonshëm, me biletat që janë zhdukur brenda një kohe shumë të shkurtër. Ndeshja do të zhvillohet në Stadiumi Fadil Vokrri, ku pritet një atmosferë elektrizuese dhe një mbështetje e zjarrtë nga tribunat.Kosova do të përballet me fituesin ose humbësin e duelit mes Turqisë dhe Rumanisë në kuadër të “play-off”-it, një…
Mbrojtësi i Sllovakisë, David Hancko, u shpall të hënën futbollisti më i mirë i Sllovakisë për vitin 2025, duke konfirmuar formën e tij të shkëlqyer dhe rëndësinë në kombëtare.28-vjeçari, i cili luan për Atletico Madridin prej verës së kaluar, ka një karrierë të spikatur edhe te Feyenoord, dhe tashmë numëron 57 paraqitje dhe shtatë gola për Sllovakinë.Megjithatë, Hancko e konsideron më të rëndësishëm suksesin e ekipit se sa çmimet personale. Ai ka pranuar se do ta ndërronte këtë trofe për një vend në Kupën e Botës:“E çmoj shumë trofeun, por do ta ndërroja atë me vend të Sllovakisë në Kupën…
Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës mbajti sot mbledhjen e radhës, ku diskutoi për zhvillimet e fundit politike dhe situatën institucionale në vend.Sipas partisë, papërgjegjshmëria e shumicës parlamentare ka prodhuar një situatë të panevojshme dhe të dëmshme për stabilitetin e vendit.Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, theksoi se rruga e vetme për daljen nga kriza është kthimi te qytetari përmes zgjedhjeve të reja.“PDK po riorganizohet për të qenë më afër qytetarëve dhe për të ndërtuar një ofertë të qartë politike që garanton stabilitet dhe zhvillim. Kosova ka nevojë për institucione funksionale dhe vendimmarrje të përgjegjshme, jo për improvizime dhe kriza të…
“Shkolla është vendi ku ndërtohet kultura e sjelljes pa dhunë dhe fitohen aftësi për të ndërtuar miqësi në vend të konflikteve. Fëmijët që të vegjël duhet të edukohen se nuk ka asgjë tërheqëse në mbajtjen e armëve. Kjo duhet t’u shpjegohet në përputhje me moshën e tyre, por me këmbëngulje dhe me shembuj”.Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në ngjarjen në SHMQSH “Vllado Tasevski” në Shkup, me të cilën u shënua fillimi i fushatës së OSBE-së për rritjen e vetëdijes publike mbi rreziqet nga keqpërdorimi i armëve të vogla dhe të lehta.”Kur mjedisi shkollor është i…
Një burim iranian i tha CNN të martën se ka pasur “hapje” midis Shteteve të Bashkuara dhe Teheranit dhe se Irani është i gatshëm të dëgjojë propozime “të qëndrueshme” për t’i dhënë fund luftës.”Ka pasur kontakte midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, të iniciuara nga Uashingtoni, në ditët e fundit, por asgjë që nuk ka arritur nivelin e negociatave të plota”, tha burimi. “Janë marrë mesazhe përmes ndërmjetësve të ndryshëm për të përcaktuar nëse mund të arrihet një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës”, shtoi ai, transmeton Telegrafi.”Propozimet që po shqyrtohen nuk synojnë thjesht arritjen e një armëpushimi, por një…
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e Kosovës, Fitore Pacolli ka nënshkruar një vendim në të cilën obligohen të gjithë operatorët e gurëthyesve që në mënyrë të prerë e të menjëhershme t’i nënshtrohen procesit të verifikimit të plotë të pajtueshmërisë ligjore, teknike e mjedisore.Pacolli përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se për vite me radhë, malet dhe peizazhet janë dëmtuar nga shfrytëzimi shpeshherë i pakontrolluar dhe përtej lejeve nga veprimtaria e gurëthyesve. “Prandaj, sot kam nënshkruar një vendim urgjent dhe të pakompromis për vendosjen e rregullit në këtë sektor. Vendimi OBLIGON të gjithë operatorët e gurëthyesve…
Drejtoresha ekzekutive e STIKK-ut, Vjollca Çavolli, ka theksuar rëndësinë e përfshirjes së teknologjisë në sistemin arsimor që në moshë të hershme, duke e cilësuar këtë si një nga faktorët kryesorë për zhvillimin e sektorit të IT-së në Kosovë.Në episodin e parë të podcastit “Rrugëtimi”, ajo u shpreh se kërkesa për integrimin e kodimit në shkolla ekziston prej vitesh.“Ne kemi pasë kërkesë si shoqatë qysh në vitin 2010 që kodimi me qenë pjesë e kurrikulave të klasës së parë në shkollën fillore”, tha Çavolli.Sipas saj, teknologjia nuk duhet të shihet si diçka e komplikuar apo e frikshme për nxënësit apo prindërit,…
Dy persona janë plagosur pasi një dron rus goditi një ndërtesë banimi në qendrën historike të qytetit perëndimor ukrainas të Lvivit.Sulmi vjen mes një sulmi të rrallë gjatë ditës nga Rusia, në të cilin më shumë se 400 dronë janë ngritur në qiell drejt Ukrainës, transmeton Telegrafi.Imazhe dhe pamje të sulmit po qarkullojnë në mediat sociale, me një video që tregon momentin kur goditet ndërtesa. Një tjetër tregon flakët që dalin nga ndërtesa pas sulmit.Sipas guvernatorit rajonal, një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s është dëmtuar dhe dy persona janë plagosur.Kryebashkiaku i qytetit Andriy Sadovyi tha se shërbimet e emergjencës…
Lewis Hamilton iu bashkua Kim Kardashian dhe fëmijëve të saj gjatë pushimeve pranverore.Një burim pranë çiftit i tha revistës People se Kardashian dhe tre fëmijët e saj, Saint, Chicago dhe Psalm, janë me pushime me Hamilton. Me rastin e festave të pranverës, ata udhëtuan për në Tokio.Duke folur për afërsinë midis Kim dhe Lewis, burimi tha: “Ai është thjesht një djalë i qetë me shumë energji. Familja e saj e do atë dhe Kim është shumë e dashuruar me të. Të dy janë të zënë me karrierat e tyre, por takohen sa më shpesh që të jetë e mundur. Marrëdhënia…
Gra të suksesshme u mblodhën sërish për të ndarë përvojat e tyre në sektorin e teknologjisë dhe për të diskutuar sfidat me të cilat përballen në Kosovë. Përfaqësues nga sektori privat, komuniteti i teknologjisë, shoqëria civile dhe mediat u bënë bashkë në një aktivitet të organizuar në Europe House në Prishtinë, ku u prezantua publikimi “Nga vizioni në Inovacion: Rrugëtime frymëzuese të grave në teknologji”.I mbështetur nga Bashkimi Evropian, ky publikim sjell nga afër historitë, përvojat dhe kontributin e grave që po kontribuojnë në zhvillimin e sektorit të teknologjisë në Kosovë.Pjesëmarrëset theksuan përfshirjen gjithnjë në rritje të grave në këtë…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari