- Alaba “përfshihet” në mashtrimin miliona eurosh në Tiranë – zbulohet si u keqpërdor ylli i Real Madridit
- Golf 9 vjen i inspiruar nga dizajni i Golf 4
- Barcelona mund të befasojë me mbrojtësin e ri, ai do të transferohet nga Betisi
- SHBA-të mund të vendosin raketa hipersonike kundër Iranit për herë të parë
- Regjim i veçantë komunikacioni më 1 maj në Shkup, do të ketë protesta
- Pejë, institucionet bashkohen për luftimin e dhunës në familje
- “Ëndrrat nuk jua paguajnë qiranë”, aktorja Emily Blunt i zemëron njerëzit me këshillat e saj për punën
- Përqindje e lartë e të rinjve po mendojnë emigrimin, rrjeti i OJQ-ve dhe Forumi i të Rinjve alarmojnë për mungesë perspektive në Kosovë
Author: korrektpress
Ish-Zonja e Parë e SHBA-së zbulon një histori të pazakontë personale dhe reagimin epik të bashkëshortit të sajIsh-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Michelle Obama, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes mediatike, edhe pse prej vitesh nuk mban më atë rol zyrtar. E martuar me Barack Obama që nga viti 1992, ajo shpesh është përballur me spekulime mbi jetën private, përfshirë thashetheme për krizë martesore, të cilat çifti i ka mohuar vazhdimisht përmes paraqitjeve publike dhe deklaratave të përzemërta.Së fundmi, gjatë një paraqitjeje në podkastin “IMO”, Michelle ndau një anë më spontane dhe personale të vetes, duke zbuluar…
Koalicioni VLEN përmes një komunikate e ka quajtur moment historik arritjen e marrëveshjes ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-ve për tregti të lirë.”Orientimi ynë është i qartë dhe i palëkundur: krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për një ekonomi moderne, të hapur dhe konkurruese, për një shtet të fortë dhe të besueshëm në skenën ndërkombëtare. Marrëveshja e arritur ndërmjet SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut për tregti reciproke dhe bashkëpunim energjetik është një hap historik që forcon partneritetin tonë strategjik dhe hap horizonte të reja për zhvillimin ekonomik. Eliminimi i tarifave doganore për mallrat amerikane në tregun tonë…
Sulmuesi Nicolas Jackson nuk do të qëndrojë te Bayern Munich sezonin e ardhshëm, me disa klube që po monitorojnë situatën e sulmuesit senegalez, sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano.Romano ka bërë të ditur se lojtari do të rikthehet te Chelsea në verë, pasi bavarezët nuk do të aktivizojnë marrëveshjen për blerje.“Në verë, Jackson do të rikthehet te Chelsea; ai nuk do të qëndrojë te Bayern. Prandaj mbajeni në vëmendje këtë situatë, sepse ai gjithmonë ka qenë shumë i vlerësuar në Itali. Është një lojtar që është pëlqyer vazhdimisht nga klubet italiane”, deklaroi Romano.Interesim për 23-vjeçarin ka edhe nga Anglia, ndërsa…
Ambasadori amerikan në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Mike Waltz, tha se presidenti amerikan, Donald Trump “do t’i bëjë OKB-së atë që ka bërë me NATO-n gjatë 10 viteve të fundit”.Ai madje shpërndau edhe kapele me mbishkrimin: BËJME OKB-NË MADHËSHTORE PËR HERË TË DYTË.Kryediplomatja e BE-së për politikën e jashtme, Kaja Kallas, kujtoi se pas Luftës së Parë Botërore u krijua Lidhja e Kombeve — por ajo dështoi të parandalonte një katastrofë tjetër globale.Pas Luftës së Dytë Botërore, u themelua Organizata e Kombeve të Bashkuara me të njëjtin qëllim: të parandalonte luftëra të reja.“Dhe tani kemi shumë luftëra”, theksoi Kallas,…
Para prezantimit zyrtar më 25 shkurt 2026, janë zbuluar plotësisht specifikimet dhe çmimet e serisë së re Samsung Galaxy S26, duke përfshirë modelet S26, S26+ dhe S26 Ultra. Informacioni i publikuar nuk është konfirmuar ende nga kompania, por tregon se Samsung po përgatit një përmirësim të madh në linjën e saj “flagship”.Specifikimet kryesoreGalaxy S26 dhe S26+ do të vijnë me 12 GB RAM, ndërsa modeli Ultra do të ofrojë deri në 16 GB RAM me hapësirë deri në 1 TB. Të tre modelet do të kenë ekran Dynamic AMOLED 2X me rifreskim 120 Hz dhe mbrojtje Corning Gorilla Armor 2.…
Nëse ju ndodh që herë pas here të shihni të njëjtin ëndërr, duhet ta dini se ëndrrat e përsëritura zakonisht tregojnë për çështje të pazgjidhura emocionale apo psikologjikeMe siguri ju ka ndodhur që i njëjti ëndërr t’ju rikthehet disa herë. Çfarë do të thotë kjo në të vërtetë? Në emisionin “150 minuta”, këtë e ka shpjeguar Elizabeta Nenin, nga Qendra për Psikologji të Thellë dhe Analizë të Ëndrrave.“Janë pikërisht ato ëndrra të cilave duhet t’u kushtojmë vëmendje të veçantë. Kur një ëndërr përsëritet, kjo do të thotë se problemi që ajo pasqyron ende nuk është zgjidhur. Në mënyrë të pavetëdijshme,…
Kandidati për president, ish-deputeti dhe profesori universitar, Ljubomir Fërçkovski ka reaguar në lidhje me provimin e jurispodencës për studentët shqiptarë, duke thënë se kjo temë nuk guxon të shndërrohet në kolateral politik në politikën ditore në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.“Hapja e mundësisë që provimi i jurisprudencës të jepet në gjuhën shqipe po merr dimensione politike, shpesh si linjë përplasjeje midis shtrirjes së përdorimit të gjuhës shqipe dhe përdorimit zyrtar të gjuhës maqedonase. Kjo, natyrisht, merr dimensione politike edhe në Qeveri dhe përplasja po shndërrohet në diçka që në asnjë rast nuk duhet të bëhet, dhe me gjasë ka prirje të…
Kryetari i komunës së Strugës, Mendi Qyra është prononcuar në lidhje me problemin me ujin për pije në Strugë. Ai thotë se si komunë janë të shqetësuar për situatën, por thekson se po ndërmarrin të gjitha masat për të zbuluar shkaqet e turbullimit të ujit.Sipas tij, rasti është raportuar te të gjitha institucionet kompetente, ndërsa të hënën presin të arrijë edhe një kompani private nga Shkupi, e angazhuar për të analizuar ujin dhe shkaqet e turbullimit. Prokuroria e Strugës nis hetim për ndotjen e ujit të pijshëm “Rastin e kemi paraqitur në Inspektoratin Shëndetësor, në Inspektoratin e Mjedisit, në polici,…
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka përgëzuar miratimin e sotëm nga Kuvendi i Kosovës të marrëveshjes lidhur me Planin e Rritjes.Sipas BE-së, ky hap i hap rrugën Kosovës që të përfitojë 882 milionë euro në formë grantesh dhe kredive me kushte të favorshme, të destinuara për zbatimin e reformave që avancojnë vendin drejt integrimit europian i Kosovës.”Miratimi i marrëveshjeve është një moment kyç për përparimin ekonomik dhe institucional të Kosovës dhe për afrimin e saj me standardet evropiane”, vijon tutje njoftimi.Ndryshe, Kuvendi i Kosovës ka miratuar marrëveshjen mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi aranzhimet për zbatimin e përkrahjes së…
Garuesi Vladyslav Heraskevych mbetet i përjashtuar nga Lojërat Olimpike Dimërore pasi Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (KAS) ka hedhur poshtë ankesën e tij për rikthim në garë.Garuesi ukrainas në skeleton ishte planifikuar të merrte pjesë dje në garë, por u ndalua në momentet e fundit për shkak të helmetës së tij, e cila paraqiste më shumë se 20 sportistë dhe trajnerë ukrainas të vrarë që nga pushtimi rus i Ukrainës.Pas vendimit, Heraskevych reagoi për “Reuters” duke shprehur zhgënjimin e tij me organin më të lartë të arbitrazhit sportiv.“Gjykata e Arbitrazhit Sportiv na ka dështuar”.“Do t’i shqyrtojmë hapat tanë të ardhshëm”, shtoi…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari