Portieri nga Kepi i Gjelbër, Vozinha, ka festuar trofeun e tij të parë me fanellën e Colo-Colos, pasi skuadra kiliane siguroi titullin e kampionit në elitën e futbollit të Kilit.
Colo-Colo triumfoi 2:1 në udhëtim ndaj Nublenses, në një ndeshje dramatike ku titulli u konfirmua tri xhiro para përfundimit të kampionatit.
Arturo Vidal ishte ai që hapi serinë e golave në minutën e 14-të, ndërsa Lucas Molina barazoi rezultatin në minutën e 29-të.
Fitoren dhe festën e madhe e siguroi Marcos Bolados, i cili realizoi në kohën shtesë.
Ndërkohë, Vozinha ishte vendimtar me një pritje të rëndësishme në minutën e 97-të.
Me këtë fitore, Colo-Colo arriti në kuotën e 61 pikëve dhe krijoi epërsi të paarritshme prej 10 pikësh ndaj Universidad de Chile, duke siguruar titullin e 35-të në histori të klubit.
Portieri 40-vjeçar ia dedikoi këtë sukses familjes dhe vendlindjes së tij, Kepit të Gjelbër.
“Ky titull është për të gjithë familjen time dhe për Kepin e Gjelbër”, deklaroi Vozinha, i cili ende nuk e ka vendosur të ardhmen e tij te klubi kilian.
Kontrata aktuale i skadon në dhjetor, por përfshin mundësinë e vazhdimit edhe për një vit tjetër. /Zëri

