KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Tragjedi në Kretë: 12 emigrantë humbin jetën, 105 të tjerë shpëtohen

Tragjedi në Kretë: 12 emigrantë humbin jetën, 105 të tjerë shpëtohen

Një tragjedi është regjistruar në jug të ishullit të Kretës në Greqi, ku 12 emigrantë janë gjetur të vdekur në një gomone, ndërsa 105 të tjerë janë shpëtuar nga ekipet e kërkim-shpëtimit.

Ngjarja u zbulua rreth 15 milje detare në juglindje të Kala Limenas, pasi një anije kontejnerësh me flamur marokeni vuri re gomonen me emigrantë dhe njoftoi autoritetet greke.

Roja Bregdetare shpëtoi fillimisht 18 persona dhe nxori trupat e 12 viktimave. Ndërkohë, dy operacione të tjera shpëtimi u zhvilluan në jug të Kalamakit, ku u gjetën edhe dy gomone me dhjetëra emigrantë.

Në operacionet e shpëtimit mori pjesë edhe agjencia evropiane Frontex, me mjete ajrore me dhe pa pilot.

Të mbijetuarit po transportohen drejt porteve të zonës, ndërsa autoritetet po vijojnë procedurat përkatëse.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.