Author: korrektpress

Juliana Nura ka bërë deklarata të forta dhe të papritura ndaj aktorit shqiptar, Vedat Bajrami, gjatë pjesëmarrjes së saj në “Shok Podcast” me ish-kolegun e saj nga Big Brother VIP Kosova 1, Fisnik Juniku. Ajo dhe Vedati ishin kundërshtarë të fortë në edicionin e parë të Big Brother VIP Kosova 1, teksa është pyetur nëse ka ndonjë shans që ndonjëherë ajo dhe ish-aktori i “Stupcave” të ulen për kafe dhe t’ia zgjasin dorën njëri-tjetrit, ajo e përjashtoi si mundësi.Në intervistë, Nura tha se nuk ka ndër mend të takohet ose të pijë kafe me Bajramin për të sqaruar marrëdhënien e…

Read More

Stadiumi Estadio da Luz në Lisbonë ishte skena e një ndeshjeje të zjarrtë në play-off-in e Ligës së Kampionëve, ku Real Madrid arriti një fitore 1-0 ndaj Benfica. Pas humbjes 4-2 tre javë më parë, Reali tregoi një presing të lartë që nga minuta e parë dhe krijoi raste të shumta, duke e mposhtur rivalin në pjesën e parë.Rastet kryesore në pjesën e parë përfshinë përpjekjet e Kylian Mbappe, të cilat u pritën nga portieri Andriy Trubin, ndërsa goditja me kokë e Araujos nga Benfica u neutralizua nga Thibaut Courtois. E njëjta gjë ndodhi edhe me përpjekjet e Vinicius dhe…

Read More

Irani nuk ka rënë dakord me të gjitha “vijat e kuqe” të përcaktuara nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, për një zgjidhje diplomatike, tha zëvendëspresidenti JD Vance pas bisedimeve në Gjenevë.Vance duket se tregoi se Shtetet e Bashkuara ishin ende të interesuara për diplomacinë, pasi Trump kërcënoi me forcë nëse Irani nuk bie dakord për shqetësimet kryesore duke filluar me programin e tij bërthamor.”Në disa mënyra, shkoi mirë; ata ranë dakord të takoheshin më pas”, tha Vance në një intervistë për Fox News të martën, përcjell Telegrafi.”Por në mënyra të tjera, ishte shumë e qartë se presidenti ka vendosur disa…

Read More

Paris Saint Germain ka marrë fitore spektakolare në udhëtim te Monaco me rikthim 2-3. Vendasit e kanë nisur për mrekulli ndeshjen, kur në minutën e parë realizuan gol me Balogun për 1-0 pas asistimit nga Golovin. Në minutën e 18-të, i njëjti futbollist Balogun realizoi golin e dytë në ndeshje duke ngritur epërsinë e Monacos në 2-0. PSG fitoi penallti, por Vitinha dështoi të shënonte në minutën e 22-të. Megjithatë shtatë minuta më vonë, Desire Doue realizoi një gol të bukur pas asistimit nga Barcola për 2-1. E shifrat u barazuan në 2-2 në minutën e 41-të, kësaj radhe me…

Read More

Lidhja e Sindikatave kreu sot bllokadën e fundit nga tre të paralajmëruara të institucioneve të synuara. Ata kërkuan që Qeveria të propozojë ndryshime në Ligjin për Pagën Minimale që do ta rrisnin pagën minimale në 600 euro dhe të gjitha pagat e tjera me 100 euro.LSM lë hapësirë për një marrëveshje deri në fund të shkurtit, dhe nëse nuk arrihet marrëveshje, në gjysmën e parë të marsit, ata shpallin një grevë të përgjithshme dhe protestë të punëtorëve. Deri atëherë, nuk përjashtohet mundësia e bllokadave të synuara në qytete të tjera të vendit.”Nëse deri në fund të shkurtit nuk bien dakord…

Read More

Të jesh gjithmonë ai që mban të tjerët mund të duket si forcë, por pas kësaj shpesh fshihet një ndjenjë e thellë vetmie – kur askush nuk pyet si jeni vërtetEkziston një ndjenjë e rëndë, e pashpjegueshme, që shfaqet ndonjëherë teksa rrimë në tryezën familjare. Rreth nesh janë njerëzit me të cilët ndajmë mbiemrin, fëmijërinë, kujtimet dhe historitë që përsëriten çdo vit. Ka të qeshura, biseda, afërsi në dukje. E megjithatë, diku thellë në gjoks lind një boshllëk. Sikur jemi të pranishëm, por jo vërtet të parë.Kur biseda kalon nga njëri te tjetri, secili ka temat, brengat dhe planet e…

Read More

Sot, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka realizuar një operacion shpëtimi për një turiste ski-bjeshkatare, e cila ka pësuar një frakturë të këmbës gjatë aktivitetit të skijimit.Viktimës iu dha ndihma e parë në vendngjarje, ku fraktura u imobilizua dhe ajo u përgatit për evakuim të sigurt. Aksidenti ndodhi në afërsi të majës së Ram Aruq, në kreshtën kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë, brenda masivit të Bjeshkët e Nemuna.Operacioni u realizua me përdorimin e teknikave të bartjes me barrelë dhe motosajë, duke siguruar transport të sigurt për të lënduarën. Pas evakuimit, turistja iu dorëzua ekipit të urgjencës për trajtim të…

Read More

Një dygolësh i Teun Koopmeiners që nuk mjaftoi dhe një natë për t’u harruar për Juventus, që u mposht 5-2 nga Galatasaray në ndeshjen e parë të play-off-it të Ligës së Kampionëve.Pas ndeshjes, në një prononcim për Sky Sport, Teun Koopmeiners analizoi humbjen e rëndë në Stamboll.“Jo, mendoj se luajtëm një pjesë të parë të mirë, shënuam dy gola të mrekullueshëm, por thamë në dhomën e zhveshjes se duhej ta mbanim topin më shumë. Mënyra si shkoi pjesa e dytë nuk ishte e mirë”.Mesfushori holandez theksoi nevojën për reflektim dhe reagim para ndeshjes së kthimit. “Tani duhet të rrimë të…

Read More

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania, me rastin e 18-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ngriti shqetësime serioze për tentativa destabilizimi dhe ndërhyrje të huaja që, sipas tij, kanë shoqëruar jo vetëm zhvillimet në Kosovë, por edhe procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së. Ai u ndal fillimisht te ndalimi i një shtetasi rus dhe dy shtetasve bjellorusë në Drenicë, për të cilët tha se janë ndaluar për arsye parandaluese, ndërsa detajet mbi qëllimin e qëndrimit të tyre mbahen sekret nga autoritetet.Ndërsa më pas, ai solli në vëmendje edhe një…

Read More

Ish-ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtazani, do të jetë ambasadori i ri i Maqedonisë në selinë e NATO-s në Bruksel. Ai është një nga nëntë ambasadorët e rinj, emrat e të cilëve u miratuan në mbledhjen e sotme të Qeverisë.Siç njofton “Sitel”, ambasadore e re në Londër do të jetë Ilina Mangova, e cila ka një karrierë të pasur në sektorin joqeveritar, duke qenë pjesë e udhëheqjes së Institutit Ndërkombëtar Republikani (IRI).Të tjerët janë diplomatë me përvojë, që kanë punuar gjatë viteve në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Mes tyre është edhe Linda Salieska Iljazoska, aktualisht pjesë e kabinetit të…

Read More