KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ja çfarë i qëlloi Norës në kartën speciale – lidhet me botën jashtë (VIDEO)

Ja çfarë i qëlloi Norës në kartën speciale – lidhet me botën jashtë (VIDEO)

Banorët e Big Brother VIP Kosova 5 kanë 21 karta speciale, secila prej të cilave përmban një fuqi të veçantë që mund të përdoret në çdo moment gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në vend. Disa prej tyre janë hapur, e disa të tjera jo.

Karta e Norës kishte të bënte me “Ushqimin”, e cila i mundëson asaj që të shijojë ushqimet e preferuara nga bota jashtë. Sipas përshkrimit në kartë, banorja mund të zgjedhë vaktet personale që dëshiron, ndërsa Vëllai i Madh do t’ia sjellë ato nga jashtë.

Megjithatë, ekziston një kusht i prerë: ushqimi është vetëm për personin që e përdor kartën dhe nuk mund të ndahet me asnjë banor tjetër.

“Unë mendoj që ka me zgjedh në atë moment që mërzitna nashta shumë ose më vyen diçka që më kujton në familje”, u shpreh Nora.

Mbetet të shihet se kur Nora do të vendosë ta përdorë këtë kartë dhe cilat ushqime do të zgjedhë nga bota jashtë.

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.