Një oficer i lartë i Ushtrisë Amerikane është arrestuar të martën në Britaninë e Madhe, nën dyshimin për spiunazh në favor të Rusisë.
Arrestimi u krye nga shërbimi britanik kundër terrorizmit. Autoritetet britanike kanë konfirmuar se akuzat lidhen me Rusinë, ndërsa Byroja Federale e Hetimit (FBI) bëri të ditur se hetimi ka të bëjë me dyshime për spiunazh.
Sipas informacioneve paraprake, 41-vjeçari u arrestua pranë qytetit Gloucester, nën dyshimin për vepra penale që lidhen me shkeljen e Ligjit për Sigurinë Kombëtare.
Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë publike detaje të tjera mbi identitetin e të arrestuarit apo informacionet që dyshohet se mund të ketë përcjellë drejt Rusisë.
Burimi: indeksonline.net ↗

