Author: korrektpress

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe intervale me diell.IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 5 deri në 8 gradë Celsius. Era do të fryjë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s. /Telegrafi/

Read More

Mjafton një detaj i zgjedhur mirë për ta kthyer xhinsin bazik në pamje me karakter dhe elegancëXhinset nga sezoni në sezon rishpikën vazhdimisht, duke ruajtur megjithatë pozicionin më të rëndësishëm në gardërobat tona. Për ta freskuar stilin dhe për të shmangur ngopjen me xhinsin e preferuar blu, nuk ka zgjidhje më të mirë se kombinimi me pjesë që janë në trend. E kemi fjalën për këpucë që ndryshojnë karakterin e veshjes, veshje me shtresa të menduara me kujdes, triko në ngjyrat dhe motivet kryesore të sezonit, si dhe yjet e sezonit pranveror mes xhaketave.Sjellim 6 pjesë për pranverën 2026 që…

Read More

Pas reagimeve të shumta që shkaktoi postimi i tij ofendues ndaj Leonora Jakupi, këngëtari Labinot Rexha ka bërë një kthesë publike në qëndrimin e tij, duke e fshirë deklaratën e mëparshme dhe duke reaguar sërish në rrjetet sociale me një mesazh pajtues.Në një shkrim të publikuar në Facebook, ai tërhoqi fjalët e thëna gjatë debatit dhe theksoi se familja nuk duhet të përfshihet në asnjë konflikt, sidomos kur bëhet fjalë për përplasje që kanë ndodhur brenda lojës. Rexha nënvizoi se ndonëse mund të ketë pasur qëndrime të ndryshme me këngëtaren gjatë spektaklit, kjo nuk justifikon sulmet personale apo familjare.“Pavarësisht se…

Read More

Ylli i Barcelonës dhe i kombëtares së Spanjës, Pedri, ka hedhur një hap ambicioz në botën e mikpritjes duke investuar në dy projekte prestigjioze.Në qytetin e tij të lindjes, në Tenerife, mesfushori ka blerë një kishë të vjetër, të cilën planifikon ta shndërrojë në një hotel unik me 33 dhoma dhe një faltore private. Projekti parashikon ruajtjen e karakterit historik të ndërtesës, duke e kombinuar atë me elemente moderne luksi. Në plan përfshihet edhe një bibliotekë e gjerë si dhe një kopsht mesdhetar, që do t’i japë kompleksit një identitet të veçantë. Paralelisht me investimin në Ishujt Kanarie, Pedri ka…

Read More

Prishtina, më 17 shkurt 2026 u zhyt në një atmosferë më ndryshe se herave të tjera. Festimi i 18‑vjetorit të Pavarësisë së Kosovës u përcoll fuqishëm me një marsh të madh kundër procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish‑udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veselin, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.. Qindra mijëra qytetarë, nga të gjitha trevat shqiptare u mblodhën në sheshin “Skënderbeu” për të marrë pjesë në marshin me moton “Drejtësi, jo politikë”.Në qendër të Prishtinës, flamujt kuq e zi, të Kosovës dhe simbolika e UÇK‑së dominuan atmosferën, ndërsa zëri i pjesëmarrësve qëndronte i qartë “Drejtësi,…

Read More

Suedia e ka cilësuar Rusinë si kërcënimin e saj më të madh dhe paralajmëron se sjellja gjithnjë e më e rrezikshme e Moskës mund të shkaktojë një përshkallëzim të rrezikshëm.Një raport vjetor i publikuar të martën nga Shërbimi i Inteligjencës dhe Sigurisë Ushtarake i vendit vuri në dukje shkeljet e hapësirës ajrore, sabotimin dhe operacionet kibernetike si shembuj të veprimeve luftarake të Rusisë në fqinjësinë e Suedisë, përfshirë Detin Baltik, shkruan Politico, përcjell Telegrafi.”Rusia është kërcënimi kryesor ushtarak për Suedinë dhe NATO-n”, thuhet në raport, duke shtuar se ky kërcënim ishte “serioz dhe konkret” dhe duke përshkruar sjelljen e Moskës…

Read More

Gjatë ndeshjes së Real Madrid kundër Benfica, sulmuesi brazilian Vinícius Júnior u përball me fyerje raciste nga mesfushori argjentinas i Benficës, Gianluca Prestianni.Për këtë incident reagoi edhe bashkëlojtar i Vinicius, Federico Valverde, i cili tha se argjentinas ka folur diçka të shëmtuar.“Prestianni? Kur e mbulon gojën me bluzë për të thënë diçka, padyshim që e bën për të thënë diçka vërtet të shëmtuar”. Prestianni said something to Vini Jr. Ref called racial protocols after that. pic.twitter.com/M34mbRFkxs— Seputar Real Madrid (@SeputarMadrid) February 17, 2026 “Ai tha një fjalë që nuk duhet përdorur kurrë. Nuk ka asnjë mundësi që asnjë kamera ta…

Read More

Gjatë një interviste të fundit, Suanita ka komentuar për lojën e Elijonës në Big Brother VIP Kosova, duke e cilësuar atë një shembull për të gjithë. Ajo u shpreh se Elijona, pavarësisht moshës së re, ka arritur të lërë gjurmë të forta me sjelljen dhe vendimet e saj brenda shtëpisë.“Sa herë del diçka për Elijonën, mua më mbushen sytë me lot. Po Elijona me 18 vjet çka ka përjetu…në këtë BBVK fenomen s’ka”, tha Suanita, duke nënvizuar sfidat që banorja e re ka përballuar gjatë qëndrimit të saj në spektakël.Suanita shtoi se mesazhet dhe mënyra se si Elijona ka ditur…

Read More

Gjatë Prime-it të sotëm të Big Brother VIP Albania, një video e Gimbos nga dhoma e rrëfimit ka ndezur debat mes banorëve. Në video, Gimbo shprehej se Miri kishte ndjenja për Selinën dhe ishte xheloz për marrëdhëniet e tij me banoren: “Unë mendoj që Miri ka ndjenja për Selin. Unë rri si njeri, kurse ai sheh. Ai është xheloz për Selin”.Përballë këtyre deklaratave, Miri u përgjigj me tone të ashpra, duke e mohuar të kishte ndjenja jashtë lojës: “E kam deklaruar unë atë. Të të vijë turp ty. Ç’të duhet ty me gruan time dhe fëmijën tim?” Ai shtoi gjithashtu:…

Read More

Borussia Dortmund dominuan në mënyrë të qartë ndeshjen e parë të Play-Off të Ligës së Kampionëve ndaj Atalantas, duke treguar një lojë sulmuese jashtëzakonisht të organizuar dhe duke marrë fitore 2-0.Vetëm pak minuta pas fillimit të ndeshjes, Julian Ryerson ofroi një pasim perfekt për Serhou Guirassy, i cili shënoi golin e parë 1-0. Bashkë me Julian Brandt dhe Maximilian Beier, treshja sulmuese trazoi mbrojtjen e Atalantës në fazat e para, ndërsa Beier gjuajti pak mbi traversë pas rreth 30 minutash.Megjithatë, pak para fundit të pjesës së parë, Guirassy u tregua jashtëzakonisht i shkathët në krahun e majtë, duke krijuar mundësinë…

Read More