“Sezoni i rakunëve të dehur” ka nisur në SHBA, ku këto kafshë po ushqehen me mollë dhe manaferra të rëna në tokë, të cilat kanë fermentuar natyrshëm.
Pas konsumimit të sasive të mëdha të frutave, rakunët dehen, humbin orientimin dhe në disa raste bien edhe nga pemët.
Kjo gjendje shkakton situata kaotike, ndërsa kafshët mund të bëhen edhe agresive.
Ekspertët këshillojnë qytetarët të mos u afrohen dhe t’i lënë të qeta derisa të rikuperohen. /Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

