Author: korrektpress

Një person i cili ishte raportuar i zhdukur vitin e kaluar është gjetur pa shenja jete në komunën e Istogut.Sipas raportit të policisë, viktima ishte raportuar si person i zhdukur më 17 gusht 2025 rreth orës 07:00. Ndërkaq, më 7 mars 2026, familjarët kanë njoftuar policinë se ai është gjetur pa shenja jete.Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, si dhe ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML) për të kryer procedurat e nevojshme.Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes”./Telegrafi/

Read More

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet për posedim të paautorizuar të narkotikëve.Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 7 mars 2026 rreth orës 20:10 në rrugën “B”, ku zyrtarët policorë kanë ndaluar një veturë të cilën e drejtonte një mashkull kosovar.Gjatë ndërhyrjes policore, i dyshuari dyshohet se ka hedhur nga vetura një paketim me substancë të dyshuar narkotike të llojit hashash. Pas konfiskimit dhe matjes, substanca ka rezultuar të ketë peshë 77.88 gramë.I dyshuari është arrestuar nga policia, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme hetimore. /Telegrafi/

Read More

SHBA-ja dhe Izraeli kanë diskutuar dërgimin e forcave speciale në Iran për të sekuestruar rezervat e tij të uraniumit të pasuruar shumë në një fazë të mëvonshme të luftës, sipas një raporti të Axios të shtunën.Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar ende mbi raportin, i cili citon katër burime me njohuri për diskutimet, transmeton Telegrafi.Donald Trump ka deklaruar ndalimin e Iranit nga pajisja e tij me armë bërthamore si një nga objektivat e tij të luftës.Duke folur me gazetarët në bordin e Air Force One të shtunën, Trump tha se nuk është i interesuar të negociojë me Iranin.Presidenti amerikan sugjeroi…

Read More

Policia e Kosovës ka shënuar 8 Marsin – Ditën Ndërkombëtare të Gruas, duke theksuar rëndësinë e kësaj dite si simbol i barazisë dhe fuqizimit të grave në shoqëri.Përmes një postimi në rrjetet sociale, Policia e Kosovës ka bërë thirrje për ndërgjegjësim dhe përkushtim në luftën kundër dhunës ndaj grave.“8 Marsi nuk është vetëm lule! Është zë, barazi, fuqizim dhe simbol për ndalimin e dhunës ndaj grave!”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Policia.Në këtë mesazh theksohet se kjo ditë nuk duhet të shënohet vetëm me urime dhe dhurata simbolike, por edhe me reflektim për të drejtat e grave dhe për…

Read More

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, e ka lavdëruar mesfushorin Pedri pas fitores 1-0 ndaj Athletic Bilbao.Pedri hyri në lojë nga stoli dhe dha asistin vendimtar për golin e fitores, duke marrë vlerësime të mëdha nga trajneri gjerman pas ndeshjes.“Pedri është një lojtar që ndryshon lojën dhe u lidh shumë mirë me të gjithë”, tha Flick. “Është një lojtar ndryshe. Ai lufton dhe na ndihmon të luajmë si një njësi”.Trajneri i Barcelonës theksoi gjithashtu se mbrojtja e mirë e ekipit ishte rezultat i punës së përbashkët të gjithë skuadrës.“Mbajtja e portës së paprekur nuk varet vetëm nga Joan García, por është…

Read More

Kryeqyteti vazhdon të përballet me kolona, duke krijuar tollovi në komunikacion, e ku nga Komuna e Prishtinës kanë thënë se projektet të cilat po planifikojnë do të mund të ndikojnë në përmirësimin e kësaj gjendje. Zëdhënësi i komunës së Prishtinës, Donat Lushaku në intervistë për Ekonomia Online ka treguar hapat që komuna mori, por nënvizon kohën e pikut kur kolonat vështirë të menaxhohen.“Po, problemi me kolonat është një problem i vazhdueshëm. Pra, ka vite që në disa raste ka qenë më të themi më prezent, në disa raste më pak. Janë bërë disa hapa në këtë drejtim, në kuptimin që…

Read More

Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh me këto të fundit më të theksuara në zonën e veriut. Reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet të ulët do të bëhen prezente që në orët e para të 24-orëshit në zonën e jugut dhe qendër. Në zonën e jugut prej orëve të mesditës në periudha afatshkurtra reshjet në formën e shtrëngatave. Në zonën e veriut reshjet e shiut të izoluara në formë pikash dhe në relievet e larta malore. Era do të fryjë me…

Read More

Aktori amerikan, Timothee Chalamet, është përballur me reagime nga disa prej institucioneve më të njohura të artit skenik, pasi deklaroi se opera dhe baleti nuk tërheqin më interesin e publikut.Gjatë një bisede me Matthew McConaughey në intervistën “Actors on Actors” të Variety, Chalamet foli për të ardhmen e kinemave dhe tha se nuk dëshiron të punojë në projekte ku duhet “të mbahet gjallë një formë arti që nuk ka më interes të madh nga publiku”, duke përmendur operën dhe baletin, shkruan DailyMail. Deklarata e tij nxiti reagim nga Metropolitan Opera në New York, e cila publikoi një video me punonjësit…

Read More

Xhiro e 23-të në Albi Mall Superligë do të vazhdoj edhe sot, por që në program është vetëm një ndeshje për t’u zhvilluar.Drenica rikthehet për të luajtur në Skenderaj dhe është nikoqire e Dukagjinit.Dy skuadrat kanë objektiva krejtësisht të kundërt, me vendasit që duan mbijetesën dhe klinasit Evropën.Megjithatë si Drenica ashtu edhe Dukagjini nuk kanë fituar që disa ndeshje. Kuqezinjtë nuk dinë për fitore në pesë sfidat e fundit, derisa Dukagjini ka shtatë ndeshje pa fitore.Sfida mes Drenicës dhe Dukagjinit zhvillohet nga ora 13:00 në stadiumin ‘Bajram Aliu’ në Skenderaj. /Telegrafi/

Read More

Të dielën në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht me diell.Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin mes 1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 14 deri 16 gradë Celsius.Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/

Read More