Author: korrektpress

Dy persona pas një konflikti janë rrahur mes vete duke marrë lëndime të rënda trupore. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 21:05, në Partesh. Tutje bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes si provë materiale është sekuestruar një kaçavidë që dyshohet të jetë përdorur në rast.“Pas një mosmarrëveshje kanë ardhur deri te konflikti fizik dy të dyshuarit meshkuj kosovarë të cilët si pasojë kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Në vendin e ngjarjes si provë materiale është sekuestruar një kaçavidë që dyshohet të jetë përdorur në…

Read More

Kompania e dhëndrit të presidentit amerikan Donald Turmp, Jared Kuschner, Affinity Partners, ka konfirmuar për Wall Street Journal se po tërhiqet nga projekti i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë serbe.Siq kanë bërë të ditur kjo po ndodhë duke sepse duan të respektojnë popullin serb dhe Beogradin “sepse projekti domethënës duhet të bashkojë e jo ndajë”.Nëse kjo u bë pasi Prokuroria për Krimin e Organizuar ngriti një aktakuzë kundër Ministrit të Kulturës, Nikola Selakoviq, apo nëse kjo ngjarje ishte vetëm një pikë uji në gotën tashmë të mbushur të kundërshtimit ndaj këtij projekti nga një pjesë e opinionit, mbetet e paqartë…

Read More

Në formacionin më të mirë të javës në Spanjë, sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi spikat mes yjeve, duke konfirmuar peshën e tij te Mallorca.Faqja e specializuar e statistikave, SofaScore ka publikuar “Formacionin e Javës” për xhiron e 16-të të sezonit 2025/26.Në mesin e emrave më të njohur, vendin kryesor e zë sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili u vlerësua me notën 8.0, duke qenë pika referente e repartit sulmues. Forcë fizike, duele në ajër dhe ndikim konstant – Muriqi ishte sërish vendimtar për ekipin e tij me një gol në fitores 3-1 ndaj Elches. Përveç Muriqit, pjesë e…

Read More

Spektakli i së hënës u shoqërua me momente tensioni dhe replika të forta mes Labinot Rexhës dhe Olta Gixharit, duke tërhequr vëmendjen e publikut dhe duke nxitur diskutime të shumta në rrjetet sociale. Përplasja verbale ndodhi gjatë transmetimit live, ku Rexha nuk i kurseu kritikat ndaj aktores.Labi e ironizoi Oltën duke vënë në dyshim forcën e saj si lojtare në formatin Big Brother. Foto: TikTokAi u shpreh se nuk kishte interes të dëgjonte lojën e saj, pasi sipas tij, po të kishte qenë vërtet një konkurrente e fortë, do të kishte arritur të fitonte vendin e parë në Big Brother…

Read More

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka uruar Majoren e Policisë së Kosovës, Luljeta Mehmeti–Quigley, për diplomimin e saj në sesionin e 296-të të Akademisë Kombëtare të FBI-së në Quantico, Virxhinia.Përmes një njoftimi, Ambasada ka bërë të ditur se Majorja Mehmeti–Quigley është bërë oficerja e dhjetë nga Kosova që përfundon këtë program prestigjioz, i cili konsiderohet ndër trajnimet më elitare për zyrtarët e zbatimit të ligjit në nivel global.Ambasada theksoi se ky sukses është mbështetur përmes programeve DOJ-ICITAP dhe FBI LEGATT Sofia, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe institucioneve të sigurisë…

Read More

Zyrtari policor i cili ndërroi jetë të hënën rreth orës 06:36 është hasur i vetëaksidentuar në rrethojat e rrugës, në Prishtinë.Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Dyshohet se vdiq para aksidentit, ndërron jetë një zyrtar policor në Prishtinë “Është raportuar se viktima mashkull kosovar me veturë me targa vendore është hasur i vetaksidentuar në rrethojat e rrugës. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thuhet në raport.Ndërkaq, njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e…

Read More

Në mbrëmjen gala në Tiranë, kryeministri Edi Rama dhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, shkëmbyen replika ironike që ndezën sallën dhe kthyen ceremoninë në spektakël batutash.Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2025”, e mbajtur të hënën mbrëma në Tiranë, nuk solli vetëm emocione sportive. Në skenë pati edhe humor politik dhe thumba të drejtpërdrejta.Kryeministri Edi Rama, i ftuar në ceremoni, zgjodhi të jetë i shkurtër.“Sonte nuk do të mbaj diskutim të gjatë, sepse jam i ftuar dhe kam ardhur te mbretëria e Mbretit Duka…”, tha Rama, duke shkaktuar të qeshura dhe duartrokitje. Përgjigjja nuk vonoi. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, e…

Read More

Dy persona të panjohur kanë hyrë në oborrin e një personi tjetër dhe kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë ku disa predha kanë depërtuar brenda dhe kishin dëmtuar disa mobilie shtëpiake. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 19:21, në Prishtinë. Tutje bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 27 gëzhoja. “Është raportuar se dy persona të panjohur kanë hyrë në oborrin e ankuesit mashkull kosovar dhe kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë, ku disa predha kishin…

Read More

Mërgimtarët vitin e kaluar dërguan 310 milionë euro në Maqedoni, ose 2 për qind të PBV-së. Edhe pse po shënojmë suficit, dotacionet personale nga vendet e huaja për Maqedoninë në shifra absolute shënojnë rënie në vitet e fundit prej 319 milionë euro në vitin 2023 dhe 331 milionë euro në vitin 2022.Nga vendet e rajonit në shifra absolut më së shumti dotacione vitin e kaluar kishte diaspora e Serbisë, e cila ka dërguar 4.47 miliardë euro, pastaj vijon Bosnja e Hercegovina me 1.99, Kosova me 1,32, Shqipëria me 1,28 miliardë dhe Mali i Zi me 345 milionë euro.Në vitin 2024,…

Read More

Evropa është gati të udhëheqë një “forcë shumëkombëshe” në Ukrainë si pjesë e një propozimi të SHBA-së për një marrëveshje paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës, thanë udhëheqësit evropianë.Në një deklaratë, udhëheqësit e Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë dhe tetë vendeve të tjera evropiane thanë se trupat nga një “koalicion i vullnetshëm” me mbështetjen e SHBA-së mund të “ndihmojnë në rigjenerimin e forcave të Ukrainës, në sigurimin e qiejve të Ukrainës dhe në mbështetjen e deteve më të sigurta, duke përfshirë edhe përmes operimit brenda Ukrainës”.Propozimi ishte pjesë e një pakete të re garancish sigurie, të mbështetur nga Shtëpia e Bardhë,…

Read More