Një person është ndaluar nga Policia e Kosovës në Pejë, pasi gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, një karikator dhe shtatë fishekë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 22 nëntor, rreth orës 19:30, gjatë një pike kontrolli.
“Gjatë një pike kontrolli është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit në posedim të personit të dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, një karikator dhe shtatë fishekë”, thuhet në raportin e Policisë.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Burimi: klankosova.tv ↗

