Tre persona, dy shtetas serbë dhe një shtetas kosovar, janë ndaluar në fshatin Tërstenë të Kamenicës, nën dyshimin se kanë kaluar ilegalisht kufirin mes Serbisë dhe Kosovës.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është regjistruar më 22 nëntor, rreth orës 11:05, kur të dyshuarit dyshohet se kanë kaluar kufirin me një automjet.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të tre janë liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Burimi: dukagjini.com ↗

