- A do ta njohë Greqia Kosovën? Gazetari nga Athina: Një çështje historike dhe diplomatike e ndërlikuar
- Paradite luajti ndeshjen, pasdite u martua – Fadil Ademit babai nuk i foli dy javë
- Pentagoni i jep fund lidhjeve akademike me Harvardin
- Lloga: Mbajtja e provimeve edhe në gjuhën shqipe është në përputhje me ligjet e shtetit
- E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë nga Parisi
- PSG alarmohet nga interesimi i Real Madridit për Luis Enriquen, synon ta “blindojë” me kontratë afatgjatë
- Prindërit në Shqipëri rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët! Ja cilët kryesojnë
- U vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj katër të dyshuarve për dyshimet për zhvatjen e mbi 1 milionë euro ndaj BSK-së
Author: korrektpress
Furnizimi me ujë në fshatrat Rufc i Ri, Rufc i Vjetër, Hallaq i Vogël dhe Ribar i Vogël është ndërprerë që nga pasditja e datës 15 dhjetor, për shkak të dëmtimit të gypit furnizues nga kontraktori i Komunës, “Beni Company”.Sipas njoftimit të KRU Prishtina, defekti u identifikua vetëm paraditen e sotme dhe punëtorët po vazhdojnë me sanimin e tij. Pas rikthimit të furnizimit, uji duhet të përdoret vetëm për nevoja sanitare deri në njoftimin e radhës.“Kompania është duke punuar për të rregulluar defektin dhe furnizimi do të normalizohet sapo të rikthehet energjia dhe të përfundojnë punimet”, thuhet në njoftim.KRU Prishtina…
Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku – komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës – kanë vendosur të tërhiqen nga Asociacioni i Komunave të Kosovës. Sipas njoftimeve zyrtare, këto komuna synojnë t’i bashkohen një asociacioni të veçuar të komunave me shumicë serbe në vend.Ky vendim vjen pas rikthimit të pushtetit në katër komunat nga Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e mbështetur nga Serbia, pas zgjedhjeve lokale të tetorit.Në seancën e parë të rregullt të kuvendeve komunale më 18 dhjetor, u zgjodhën kryetarët e rinj të kuvendeve: në Mitrovicë të Veriut – Nemanja…
Elijona Binakaj është prekur nga fakti që Eduard Kuçi ka qeshur me Labinot Rexhën, teksa ai tallej me banoren.Për këtë, është sqaruar Edi me Elijonën, duke i thënë se e respekton dhe se ka qeshur me Labin më shumë me gjestet e tij, e jo se ai ka pasur të drejtë.“Desha të të kujtojë tokën e bukës, sepse je duke fluturuar”, i tha Elijona atij. View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)”Kam për çka me fluturu. Me ty nuk kam pasur tendencë të keqe, boll e ke. Me mua mos e tepro, se…
Popeyes Kosova po sjell një produkt të ri që pritet të zgjojë interes të madh te adhuruesit e ushqimit të shpejtë.E pikërisht “Cheesy Crush Sandwich” i cili po vjen si një kombinim i pulës ikonike krokante me një shtresë djathi të shkrirë.Popeyes njihet ndërkombëtarisht për pulën e tij ikonike, të marinuar për 12 orë sipas recetës origjinale amerikane, për teksturën krokante dhe shijen e veçantë që e dallon nga çdo tjetër, duke shtuar edhe djathë të shkrirë, sos dhe prandaj kjo recetë e dallueshme është baza mbi të cilën është ndërtuar edhe produkti i ri – Cheesy Crush Sandwich.Pa shumë…
Në Bruksel sot ka ndodhur një përplasje mes fermerëve nga Evropa dhe policisë belge. Kjo ka ndodh shkaku i demonstratave të fermerëve kundër marrëveshjes së diskutueshme tregtare midis Bashkimit Evropian dhe Mercosurit, i cili përfshin vendet e Amerikës së Jugut.Fermerët në mbarë Evropën po protestojnë kundër kësaj marrëveshjeje, duke u frikësuar se hyrja e produkteve bujqësore nga vendet e Amerikës së Jugut do të çojë në rënie të kërkesës për produktet e tyre. – YouTube www.youtube.com Protestat në Bruksel kanë nisur që mbrëmë, kur fermerët bllokuan rrugët, ndërsa sot ka ardhur deri te përplasjet e drejtpërdrejta me policinë.Policia është përgjigjur…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hrisitjan Mickoski njofton se Gjykata e Apelit ka marrë vendim sipas të cilës LSDM ka thënë të pavërteta dhe ka shpif ndaj tij.#Gjykata e Apelit, me një vendim përfundimtar, përcaktoi se LSDM tha të pavërteta dhe shpifje të rënda për mua, pa prova dhe pa bazë.Me këtë vendim, pas vendimit të konfirmuar të shkallës së parë, LSDM është vendosur edhe zyrtarisht nga gjyqësori si një parti shpifëse.Ajo që ata e paraqitën për vite me radhë si një “luftë politike”, sot është vendosur zyrtarisht si e palejueshme dhe në kundërshtim me sundimin e ligjit. Ky vendim…
Kryetari i LVV-së Albin Kurti, ka theksuar angazhimin e madh të rinisë dhe vullnetarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në fushatën aktuale, duke bërë të ditur se numri i tyre ka kaluar 1 mijë persona.Përmes një postimi në rrjete sociale, Kurti u shpreh se fushata po zhvillohet me mbështetjen e djemve dhe vajzave punëtorë, të cilët veprojnë me qetësi në prapavijë, por me energji dhe përkushtim të lartë në angazhimin e tyre.“Me rininë, me vullnetarët e Lëvizjes në këtë fushatë që tashmë janë mbi 1000, me djem e vajza punëtorë të qetë sepse në prapavijë, por plot energji për nga angazhimi e…
KRU Hidroregjioni Jugor njofton konsumatorët se për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike nga mbrëmja e djeshme, më 17 dhjetor 2025, në ora 21:00, ka ndodhur ndërprerja e furnizimit me ujë të pijshëm.Aktualisht, pikat e furnizimit Nashec dhe Kojush 1 po funksionojnë me gjeneratorë. Megjithatë, deri në rikthimin e furnizimit me energji elektrike nga KEDS, do të ketë ndërprerje të furnizimit në të gjitha zonat që furnizohen nga Nasheci, Kojush 1 dhe Kojush 2.Furnizimi me ujë do të normalizohet menjëherë pas rikthimit të energjisë elektrike.KRU Hidroregjioni Jugor falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin. /Telegrafi/
Alessandro Bastoni këmbëngul se është i lumtur te Interi pavarësisht thashethemeve për interes nga Barcelona dhe klubet e Ligës Premier.Interi po përgatitet për një gjysmëfinale të Superkupës së Italisë kundër Bolognës, e cila do të luhet nesër (e premte), më 19 dhjetor.Nerazzurrët marrin pjesë në këtë garë si nën-kampionë të sezonit të kaluar në Serie A.Burime italiane, përfshirë gazetarin Matteo Moretto, kanë pohuar së fundmi se Barcelona dhe klubet e Ligës Premier janë të interesuara për Bastonin, kështu që SportMediaset e pyeti mbrojtësin e Nerazzurrëve për të ardhmen e tij në San Siro. “Këto janë gjëra që më bëjnë krenar;…
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur (KQPZh), pas analizimit të të dhënave nga arkivat ndërkombëtare me përkrahjen e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK), ka nisur aktivitetet kërkimore në një lokacion në rajonin e Rahovecit, i njohur në evidencat kadastrale dhe nga komuniteti lokal si ‘Përzhina’, pranë varrezave të qytetit.Gërmimet, të cilat kanë filluar ditën e djeshme, kanë rezultuar me gjetjen e dy pjesëve ështërore, të cilat janë dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Gjatë ditës së sotme janë gjetur mbetje mortore të të paktën një individi, që mund t’i përkasin viktimave të luftës të përfshira në…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari