Author: korrektpress

“Fenomeni” Ronaldo Nazario ka qenë temë diskutimi mes banorëve të Big Brother VIP Kosova. Kjo ndodhi pasi këngëtari Labinot Rexha pohoi se e kishte parë në ëndërr dhe shkoi edhe një hap më tej, duke prerë flokët në stilin e tij karakteristik.Megjithatë, debati nuk u ndal këtu. Ishte banorja Sasa Hoda, e cila gjatë një bisede me Edin kujtoi kohën kur Ronaldo vizitoi Kosovën, disa ditë pas çlirimit të vendit. View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)Futbollisti kishte ardhur në qytetin e Gjakovës, një prej qyteteve më të prekura nga lufta, si pjesë…

Read More

Trepça ka vazhduar me rezultate pozitive në Superligën e Kosovës në basketboll, për ta mposhtur Boran.Skuadra mitrovicase fitoi me rezultat 84-76 (22:20, 25:15, 21:21, 16:20).Ndeshja ishte mjaft e baraspeshuar, ku dallimi pas çerekut të parë ishte vetëm dy pikë (22-20). Pas kësaj, mitrovicasit në “Minatori” e rritën distancën në 10 pikë për ta mbyllur çerekun e dytë me rezultat 25:15.Çereku i tretë ishte prapë i barabartë, për të përfunduar me rezultat 21:21. Kurse, në çerekun vendimtar Bora arriti ta fitojë me katër pikë dallim por që e pamjaftueshme për ta fituar ndeshjen (16:20).Drilon Hajrizi ishte ylli i Trepçës me 20…

Read More

Kryetari dhe kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza në një tubim në mesin e mbështetësve të PDK-së në Vushtrri ka thënë se Kosova ka nevojë për një kapitull të ri stabiliteti, shprese e zhvillimi.Duke thënë se tani është koha për bashkim, Hamza i ka ftuar qytetarët e Vushtrrisë ta votojnë PDK-në dhe numrin 130 më 28 dhjetor.“Sot ju ftoj ta ktheni besimin në votë, punën në mbështetje dhe shpresën në fitore. Bashkë, punojmë. Bashkë, ecim. Bashkë, fitojmë. Përpara për çdo qytetar. Përpara për çdo familje që kërkon siguri dhe mirëqenie. Përpara për një Kosovë ma të…

Read More

Shqipëria kërkon të ndryshojë qasje ndaj sektorit minerar.Një Strategji Kombëtare deri në 2040-ën synon ta largojë industrinë nga modeli i thjeshtë i nxjerrjes dhe eksportit të lëndës së parë.Dokumenti parashikon zhvillimin e një zinxhiri të plotë vlere, duke rritur përpunimin, riciklimin dhe prodhimin me vlerë të shtuar brenda vendit.Një nga risitë kryesore është Plani Kombëtar i Kërkimeve Gjeologjike, i cili për herë të parë do të orientojë kërkim-zbulimet në shkallë kombëtare, me fokus te mineralet kritike dhe strategjike.“Strategjia synon transformimin e sektorit minerar nga një industri e bazuar kryesisht në nxjerrjen dhe eksportin e lëndëve të papërpunuara, drejt një sektori…

Read More

Erioni, një luan trevjeçar, dhe Flora, një ari dyvjeçar, të cilët po mbaheshin në mënyrë të paligjshme si kafshë shtëpiake në një pronë private në veri të Shqipërisë, u dërguan në fillim të dhjetorit në strehimore për kafshë në Gjermani, ku do të fillojnë një jetë të re në kushte të përshtatshme për speciet e tyre.Operacioni i shpëtimit u realizua nga organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e kafshëve FOUR PAWS, pas ndërhyrjes së Agjencisë Kombëtare të Pyjeve të Shqipërisë. Sipas organizatës, kafshët ishin në gjendje të dobët shëndetësore: Erionit i kishin rënë disa pjesë të krifës, ndërsa Flora ishte e kequshqyer…

Read More

Kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes, ka reaguar ndaj kritikave që lidhen me mungesën e trofeve gjatë periudhës së tij në Old Trafford, duke përdorur si shembull ikonën e Romës, Francesco Totti, për të argumentuar se madhështia e një lojtari nuk duhet matur vetëm me numrin e titujve të fituar.Duke folur në podkastin Rio Ferdinand Presents, Fernandes ka reflektuar mbi kohën e tij te Manchester United, duke theksuar besnikërinë dhe ndjenjën e përgjegjësisë gjatë një prej periudhave më të vështira në historinë e klubit.Fernandes zbuloi se ka pasur mundësi për t’u larguar nga klubi, por ka zgjedhur të qëndrojë.“Kur erdha…

Read More

Aeroplani i kryeministrit sllovak, Robert Fico u dëmtua rëndë në aeroportin e Brukselit, duke shkaktuar shqetësim dhe vonesa serioze në agjendën e delegacionit sllovak. Sipas informacioneve zyrtare, një mjet shërbimi me shkallë për pasagjerë – i cili përdoret zakonisht për hipjen dhe zbritjen nga aeroplanët – u përplas me aeroplanin gjatë operacioneve në pistë, duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme trupit të tij.Fico reagoi përmes rrjeteve sociale, duke theksuar se incidenti ndodhi në fillim të një samiti të rëndësishëm dhe të lodhshëm në Bruksel. — (@) Ai bëri të ditur se dëmet ishin aq të mëdha sa aeroplani nuk konsiderohej…

Read More

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Beograd, Bardhyl Canaj.Kamberi bëri të ditur se biseda ka qenë e gjatë dhe e hapur, duke u fokusuar në të gjitha çështjet me rëndësi për shqiptarët e Luginës së Preshevës.“Zhvillova një bisedë të gjatë dhe të hapur me mikun tim, Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, z. Bardhyl Canaj, lidhur me të gjitha çështjet me rëndësi për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Beograd mbetet një shtëpi e hapur dhe një pikë mbështetjeje për shqiptarët e Luginës”,…

Read More

Një total prej 59 personash u plagosën , përfshirë shtatë oficerë policie, në dhunën që shpërtheu pas finales midis dy klubeve kolumbiane Atletico Nacional dhe Deportivo Independiente Medellin, e luajtur në stadiumin ‘Atanasio Girardot’.Lëndimet ndodhën gjatë përleshjeve midis tifozëve, pasi mbështetësit e Independiente Medellin (DIM) rrëzuan barrierat e sigurisë dhe hodhën sende në tribuna dhe në fushë, një situatë që kërkoi ndërhyrjen e personelit të logjistikës dhe Njësisë Kombëtare për Dialog dhe Ruajtjen e Rendit (UNDMO). Disa nga të lënduarit u trajtuan për goditje, kontuzione dhe efektet e pajisjeve piroteknike.Për shkak të trazirave, ceremonia e ndarjes së çmimeve të Atletico…

Read More

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski tha se deri në muajin qershor-korrik, pret që sistemi “Safe City” të zbatohet në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut.”Shpresoj që deri në qershor-korrik të vitit të ardhshëm do ta zbatojmë “Qytetin e sigurt” në të gjithë territorin e vendit, dhe jam i sigurt se deri në fund të vitit 2026 do ta zbatojmë në çdo qytet si një sistem inteligjent. Qytetarët e Maqedonisë meritojnë të zbatojnë një zgjidhje inteligjente në Tetovë, Shkup, por edhe në Berovë, Dellçevë, Strugë dhe Ohër që duhet të ndjekë strategjinë evropiane “zero viktima”, domethënë atë strategji që…

Read More