Author: korrektpress

Po mbahet me dyer të mbyllura mbledhja e Këshillit të Mandateve, pas kërkesës së SPAK për t’i hequr imunitetin e deputetes Belinda Ballukut.Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu raporton se burime të sigurta i kanë pohuar se deri më tani në mbledhje, Niko Peleshi ka lexuar relacionin, ndërsa prokurorët e SPAK, mes tyre edhe kreu i Klodian Braho, ende nuk kanë folur.Ndërkohë nga ana tjetër anëtari i PD, Gazment Bradhi ka kërkuar që kjo mbledhje të mbahet me dyer ta hapura, por është kundërshtuar nga Taulant Balla. /Tch/

Read More

Në prag të festave të Vitit të Ri, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka realizuar 262 inspektime të jashtëzakonshme për kontrollin e sigurisë së pakove të Vitit të Ri për fëmijë.Inspektimet janë kryer në magazina për paketimin e pakove, supermarkete dhe dyqane që tregtojnë këtë lloj produktesh.Për shkak të mospërputhjes së afateve në deklaratën e përmbledhur me afatet individuale të produkteve në pako, si dhe për shkak të deklaratave jo të plota, shërbimet inspektuese të AUV-së kanë nxjerrë 4 vendime me urdhër për tërheqjen nga qarkullimi të pakove të Vitit të Ri, ndërsa ndaj dy operatorëve ushqimorë janë nxjerrë…

Read More

Ministri në detyrë i Ministrisë për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka reaguar lidhur me shkeljet procedurale në mbledhjet e kuvendeve të komunave Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.Sipas raportimeve të monitorimit të këtyre mbledhjeve, kryetarët e komunave kanë propozuar pika shtesë për rendin e ditës në mënyrë të kundërligjshme, me qëllim të daljes nga Asociacioni i Komunave të Kosovës. Krasniqi thekson se kjo praktikë bie ndesh me Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale, i cili përcakton se vetëm anëtarët e kuvendit kanë të drejtë të kërkojnë shtimin e pikave gjatë seancës, dhe vetëm për çështje urgjente me rëndësi…

Read More

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka thënë se është gati të përmirësojë marrëdhëniet me yllin e Inter Miamit, Lionel Messi, duke theksuar se legjenda argjentinase meriton një nderim të madh dhe një statujë në Camp Nou.Laporta ka rikujtuar lidhjen e veçantë mes Messit dhe Barcelonës, duke theksuar se ai nënshkroi kontratën e parë të argjentinasit kur ishte vetëm 16 vjeç. Presidenti i Blaugranave vlerësoi Messin si një nga kapitujt më të lavdishëm në historinë e klubit, duke thënë se ai meriton nderim të plotë, madje edhe një statujë. Laporta shtoi se është i gatshëm të rregullojë çdo gjë nga ana…

Read More

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se gjatë periudhës së festave të fundvitit do të lehtësohet qarkullimi dhe parkimi për automjetet me targa të huaja në hapësirat publike të qytetit.Sipas tij, kjo masë ka për qëllim të krijojë kushte më të favorshme për mërgimtarët që vizitojnë vendlindjen gjatë kësaj periudhe, duke ua bërë ardhjen më të lehtë dhe më të ngrohtë.“Ky qytet nuk është vetëm adresë, por shtëpi”, ka theksuar Muharremaj, duke i ftuar mërgimtarët që t’i kalojnë festat pranë familjeve dhe bashkëqytetarëve të tyre.Komuna e Suharekës u ka uruar mirëseardhje mërgimtarëve, duke shprehur gatishmërinë që festat…

Read More

Ortopedi Imran Shaqiri ka theksuar rëndësinë e reagimit në kohë ndaj shenjave paralajmëruese që lidhen me problemet ortopedike, duke bërë thirrje që qytetarët të mos i neglizhojnë simptomat, sidomos kur ato zgjasin më shumë se një ose dy ditë.Në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hospital, Shaqiri ka sqaruar se shenjat akute, si ënjtja, skuqja dhe dhimbja e vazhdueshme, janë sinjale serioze që kërkojnë vlerësim mjekësor.“Shenjat akute, nëse është ënjtje, skuqje, dhimbja, nëse persiston për shembull një ditë apo dy, nuk duhet me neglizhu dhe duhet me u paraqit për të parë se çfarë është problemi”,…

Read More

Një shpërthim eksplozivi ndodhi në makinën e Dritan Janos në Selitë, në orët e para të mëngjesit të së premtes.Autorët dyshohet se kanë qenë dy persona, të cilët lëviznin me dy automjete ku njeri prej tyre është afruar tek porta e shtëpisë dhe ka hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës ndërsa më pas janë larguar rrugicave të zonës së Selitës.Ai ka mohuar të ketë konflikte të hapura ose debate me ndonjë person, duke mohuar gjithashtu që të ketë dijeni për arsyet pse autorët e mundshëm vendosën lëndën plasëse në makinë.Sipas burimeve, prej gati 10 vitesh ai është i punësuar…

Read More

Banori më i ri i Big Brother VIP Kosova, Ludo Lee, është treguar tejet i ashpër ndaj lojës së Dolces brenda shtëpisë. Sipas tij, që nga rikthimi i saj nga Grande Fratello, banorja nuk po tregon më asgjë dhe nuk po kontribuon në dinamika si më parë.Ai theksoi në mënyrë kritike: “Prej Grande Fratello u bë pica mozzarella, 24 orë asgje nuk bën”. BBVK/YouTubeNdërkohë, Labi shtoi se Dolce nuk duket se e do as veten dhe se po qëndron brenda shtëpisë kryesisht për bukuri. Ai komentoi: Dolce po qëndron vetëm për bukuri.Ludo Lee gjithashtu vlerësoi lojën që Dolce bëri më…

Read More

Legjenda e Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka hedhur dritë mbi marrëdhënien e tij me Cristiano Ronaldon, një nga lojtarët më të shquar që ka drejtuar gjatë karrierës së tij të gjatë dhe të suksesshme.Ferguson i kishte besuar Ronaldos ende adoleshent, pas vetëm një shikimi të shkurtër gjatë kohës kur ai luante te Sporting Lisbona.”Ishte fantastike. Në jetën tuaj profesionale takoni lojtarë të jashtëzakonshëm. Që në moshën 17-vjeçare, e dinit që ai kishte diçka të veçantë, jo vetëm aftësitë e tij, por edhe dëshirën për t’u bërë më i miri”, ka thënë Ferguson. Ai theksoi gjithashtu punën e palodhur dhe…

Read More

Kuvendi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, sot më 19 dhjetor 2025, mbajti zgjedhjet e rregullta për zgjedhjen e Kryesisë së Akademisë.Në njoftimin për media bëhet e ditur se kryetare është zgjedhur Justina Shiroka Pula, nënkryetar Fejzullah Krasniqi dhe sekretar shkencor Bardh Rugova. Kjo është hera e parë që në krye të ASHAK-ut është zgjedhur një grua. Kuvendi i Akademisë gjithashtu miratoi zgjedhjen e sekretarëve të seksioneve:anëtar korrespondent Nysret Krasniqi, Sekretar i Seksionit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë;akademik Frashër Demaj, Sekretar i Seksionit të Shkencave Shoqërore;anëtar korrespondent Enver Hamiti, Sekretar i Seksionit të Shkencave të Natyrës;anëtar korrespondent…

Read More